3. Drejt Konferencës së Pezës





Puna e Partisë në të gjitha zonat e vendit për forcimin e saj ideologjik, poltitik e organizativ dhe për ngritjen e popullit në luftë, po jepte frytet e veta. Nga aksionet politike e demonstrative po kalohej në një shkallë më të gjerë, në lufttën e armatosur dhe, veçanërisht në pranverën dhe inë verën e vitit 1942, një numër i madh njësitesh e çetash partizane vepronin në krahina të ndryshme të venidit. Nën udhëheqjen e Partisë bashkimi monolit i popullit në betejën për çlirimin kombëtar po bëhej kështu xnjë realitet gjithnjë e më i dukshëm. Komiteti Qendrorr Provizor, që i ndiqte me vëmendje situatën dhe lufta që po zhvillohej gradualisht, arriti në deduksionin logjik se po kalohej në një situatë më të zhvilluar dhe me horizont më të gjerë, prandaj, u konkludua se, krahas organizimit e zg'erimit të Luftës Nacionalçlirimtare, kishte ardhur ]koha të mendohej edhe për organizimin politile të kësiai lufte.

Për Partinë tonë, e cila e kishte të. qartë arakterin dhe objektivin final të Luftës Nacionalçlirimtare, ishte e kuptueshme që organet dhe organizm.i t e pushtetit të vjetër, format dhe brendia e tij, ntfk do të ishin më të përshtatshme e të dobishme. Lufta jonë do të mobilizonte masat e gjera popullore dhe këtë detyrë nuk mund ta kryenim dot me format e vjetra të regjimit zogollian. Partia, që shihte larg, ishte e sigurt re Lëvizja Nacionalçlirimtare do të zgjerohej e do të fuqizohej, nga radhët e popullit do të dilnin çrtat, batalionet e brigadat, do të krijohej një ushtri è vërtetë e popullit kryengritës. Por lufta nuk bëhej dhe nuk u bë vetëm në male, ajo bëhej kudo, në mal, në dytet, në fshat, në lagje. Ajo do të ishte dhe qe një lufte popullore, ku jepte kontributin e vet edhe ai pioniere i vogël, që ngjiste trakte e çonte një copë kartë, edhe ajd nëna që priste e përcillte ilegalë e partizanë, edhe luftetari që me armë në dorë godiste armikun. E gjithë fio luftë në prapavijën e armikut duhej organizuar e drejtuar dhe këtë nuk do ta bënin organet e pushtetit kuisling, por organe të reja politike që duhej t'i lindte vetë lufta popullore.

Kështu, detyrat e shumta për bashkimin e masave, për organizimin e zgjerimin e Luftës Nacionalç{lrimtare dhe perspektivat e zhvillimit të revolucionit, shtruan domosdoshmërinë e krijimit në luftë e sipër té pushtetit të ri, të pushtetit popullor, i cili s'do të kisllte asgjë të përbashkët me pushtetin e feudalëve dhe të borgjezisë. Format konkrete të realizimit të këtij pushteti do të krijoheshin gradualisht, por një gjë Partia e kishte të qartë që në fillim: lbaza sociale e tij do të ishin masat e gjera popullore.

Dihet se bazat e pusheetit popullor gjatë luftës u hodhën me këshillat nacio:nalçlirimtarë, të cilët qenë një formë e re që përdori Partia si më e përshtatshme për vendin tonë. Ka qenë ¢raditë e vjetër e fshatrave dhe e krahinave tona që problemet e rëndësishme të jetës së katundit, në munge'së të një pushteti politik të centralizuar, të rriheshin rlë kuvendet popullore dhe vendimet që merreshin atje bëheshin ligj. Këtë formë të vetëqeverisjes popullore e gjejmë të realizuar edhe në ngjarje të mëdha të histprisë sonë, kur, me iniciativën e patriotëve të shquar, u thirrën kuvende të mëdha i ër të mbrojtur atdheun. fë tillë kanë qenë Kuvendi i Lezhës, Lidhja Shqiptare ce Prizrenit, Kuvendi i Gërçes, Kongresi i Lushnjës etj., ku populli dërgoi përfaqësuesit e vet për të zgjidhlur hallet e për të mbrojtur tekën dhe lirinë e vet nga sy7nimet imperialiste dhe lakmitë shoviniste.

Traditën e shëndoshë pppullore tash duhej ta përdornim, sigurisht, duke e pásuruar në përmbajtje dhe në formë, në përputhje me cJetyrat e luftës dhe të perspektivës.

Për herë të parë Komiteti Qendror Provizor dha orientimin për ngritjen e kiëshillave qysh në fillim të vitit 1942, në muajin shkurt,. Mbaj mend që me shokët' diskutuam gjerë e gjatë për këtë problem, sidomos për të përcaktuar detyrat që do të kryenin këta këshilladhe për mënyrën si do të krijoheshin. Diskutime të tilla, sigurisht, ishin të naty'rshme, sepse të gjithë nenuk kishim as eksperiencë, por as edhe njohuritë e ne vojshme lidhur me funksionet dhe prerogativat e organeve të pushtetit. Sidoqoftë, u ec me kujdes në këtë drejtim, u caktuan ato funksione në përputhje me nevojat e luftës dhe me mundësitë reale që do të kishin këta këshilla në atë periudhë. Themelore dhe me mjaft rëndësi në direktivën e Komitetit Qendror ishte që këta këshilla u quajtën shprehimisht embrioni i pushtetit të ri. Për herë të parë në historinë e popullit tonë lufta çlirimtare pleksej me luftën për vendosjen e një pushteti të ri politik pas fitores. Kjo i dedikohet vetëm e vetëm udhëheqjes së drejtë, marksiste-leniniste të Partisë sonë, në sajë të së cilës Lufta Nacionalçlirimtare mori karakterin e një revolucioni demokratik popullor.

Drejtuesit e organizatave të Partisë në terren u udhëzuan posaçërisht që në këta këshilla të hynin ata që me fjalë e me vepra ishin përkrahës e aktivistë të iuftës për çlirim, ata që kishin fituar respektin dhe dashurinë e popullit. Fillimisht këta këshilla do të shërbenin për të grumbulluar masat në luftën kundër pushtuesit, do të nxirrnin vullnetarë për në çetat partizane dhe do të ushtronin pushtetin gjyqësor e do të ruanin qetësinë e popullatës në zonat e çliruara, do të organizonin propagandën, mbledhjen e ndihmave për Lëvizjen Nacionalçlirimtare etj. Puna filloi shpejt edhe në këtë drejtim dhe në disa krahina të vendit, sidomos në Jug, filluan të ngrihen këshillat e parë në zona të çliruara.

Të gjitha këto suksese që po arrinim hap pas hapi

po ndiheshin gjithnjë e më tepër në jetën e vendit dhe po e lëkundnin seriozisht «sigurinë» e «qetësinë.. që proklamonin pushtuesit.

Ndërsa komunistët dhe populli shqiptar gëzoheshin rga këto suksese, nga rruga e drejtë dhe e sigurt që po merrte Lufta Nacionalçlirimtare nën udhëheqjen e PKSH, krejt ndryshe reagoi takëmi i «baballarëve» të patentuar të kombit. Stani i «patriotëve» e i «demokratëve», i «antizogistëve» e i «antiitalianëve» që, në fakt, të gjithë subvencionoheshin nga kasa e Jakomonit, duke qenë antikomunistë të tërbuar, u turbulluan e u tronditën seriozisht nga drejtimi që po merrnin ngj ar j et.

Fër habinë dhe tmerrin e tyre, pikërisht ata «kalamanë» që gjer dje i nënçmonin e u vinin lloj-lloj epitetesh, po merrnin vërtet në duar udhëheqjen e luftës, po bënin për vete popullin dhe po e bashkonin rreth programit të tyre. Për «më keq» akoma, po përmbysnin organet e pushtetit fashist e po krijonin organe të reja, këshillat nacionalçlirimtarë! Këto, sidomos çështja e këshillave, s'kishte si të mos i preknin në kockë e në gjak baballarët e kombit. Po të vazhdonin ngjarjet kështu, kishte rrezik të mbeteshin me gisht në gojë. Prandaj, erdhi një moment kur, tamam ata që gjer dje s'linin gjë pa thënë kundër nesh e na dekonsideronin, u detyruan, si nga nuhatja e vet, ashtu edhe me urdhër të Jakomonit, të kërkonin vetë, natyrisht, me politesën e tyre fodulle, të takoheshin me ne «kalamanët» për të «kuvenduar e për të gjetur llafnë».

Ne, sigurisht, në bazë të vijës së përcaktuar e të platformës së Partisë, nuk refuzuam t'i pranonim e të bisedonim me ta, por ishim të bindur dhe u bindëm akoma më shumë, se qëllimi i tyre nuk ishte të binin dakord për të bashkëpunuar në luftë kundër fashizmit, por «të gjenin llafnë» me ne, domethënë të na devijonin nga rruga që kishim nisur e të na integronin në politikën e vet kapitulluese e kolaboracioniste!

Një ditë, aty nga fillimi i verës së vitit 1942, ndërsa po punoja në një bazë, më lajmërojnë se një shok kërkonte të më takonte, sepse kishte një lajm për mua personalisht. E njihja atë shok, ishte nga Korça dhe u thashë ta sillnin. Kur erdhi u përqafuam, e pyeta si venin punët, a kishte ditë që kishte ardhur nga Korga, pyeta për shokët e mi të vjetër. Pastaj shoku më tha:

- Para dy-tre ditësh më gjeti Fazlli Frashëri e më tha: «Të lutem, të gjesh mundësinë të lajmërosh zotin profesor, që zoti Fazlli Frashëri dëshiron të ketë një takim me të. Jam gati të shkoj ku të dëshirojë zoti profesor». Unë, - vazhdoi shoku, - i thashë se nuk e di ku ndodhet profesori, por po ta takoj do t'i them.

- Dhelpra plakë! - i thashë, pastaj iu drejtova shokut: - Hajde nesër se të jap përgjigje.

Fazlli bej Frashëri, që hiqej si demokrat, ishte nga ata elementë të feudo-borgjezisë me njëqind flamur¿~ në xhep, që vërtitej nga frynte era. Kisha dëgjuar për të, por edhe vetë e kisha njohur kur isha në Korçë, sidomos në ditët kur përpiqeshim të organizonim rezistencën kundër pushtimit italian. Si një njeri pa skrupuj e parime, përpiqej të shtonte autoritetin e tij në shtresat e intelektualëve korçarë, në radhët e borgjezisë tregtare të qytetit, ta kishte mirë me bejlerët, pronarë të tokave, si me Maliq bej Frashërin dhe me shumë agallarë korçarë, të ruante influencën në të gjithë politikanët zogistë dhe pseudodemokratë, duaxhinj të tiranit. Hiqej si liberal antizogist, por né fakt ishte një zogist i kamufluar. Né Korçë qarkullonin zëra, dhe këto ishin në interes të regjimit, se Zogu e thërriste në pallat herë pas here dhe këshillohej me të. Kjo «famë» ushqehej nga njerëzit e tij dhe të regjimit, të cilët shpreheshin: «Zogu ecën me dy këmbë në Korçë; me këmbën myslimane të Fazlli Frashërit dhe me këmbën e krishtere të Koço Kotës e të Pandeli Evangjelit». Këta dy të fundit ishin këshilltarë të hapur të Zogut, emëroheshin edhe kryeministra, kurse Fazlliu qëndronte në hije, ishte «l'éminence grise» e mbretit satrap. Në kohën kur më njohën edhe mua me të në Korçë, ai shkonte rrallë në Tiranë, por në Korçë ishte miku i të gjithë prefektëve që vinin e iknin.

Fazlli Beu i kishte ndarë rolet me vëllanë e tij, Qazimin, apo Qazkën, siç i thoshte populli, një nga sipërmarrësit dhe tregtarët më të mëdhenj e më shfrytëzues të Korçës. Influenca e Fazlliut te Zogu, te Krosi e te Koço Kota kanalizohej nëpërmjet Qazkës, i cili merrte favoret e regjimit, sipërmarrjet, bënte allishverishe me tregtarët e mëdhenj të Korçës, me bejlerët dhe me agallarët, kurse Fazlli Beu luante rolin e atij që nuk përzihej në këto punë, se gjoja çështjet materiale nuk i interesonin. Fazlliu hiqej si idealist, si politikan i madh, si njeri me kulturë e filozof. Aa, në këto drejtime «ai ishte i pari»!

Në shtëpi te Qazka, pse Fazlliu ishte beqar, me siguri jepte këshilla, lidhte e zgjidhte intriga me Tefik Mborjen, që pas pushtimit u bë ministër i partisë fashiste «shqiptare», dhe me të vëllanë, Selim Mborjen (tregtar i madh, që bashkë me një italian qe pronar i fabrikës së birrës), me Petraq Katron, tregtar i madh edhe ky, fashist i orëve të para. Këta dhe shokët e tyre qenë miqtë e vërtetë të Fazlli Frashërit, por ky ruhej të ekspozohej, të luante kumar e të vente me gra, si këta. Fazlliu, si një dhelpër dinake e borgjezisë që ishte, rrallë shkonte në qendrat ku mblidheshin këta borgjezë të degjeneruar. Shkonte vetëm te kafeneja afër kishës së Shëngjergjit, ku mblidheshin patriotë të vjetër korçarë, si: Gavrill Pepoja, Idhomené Bratko e të tjerë. E ndiqte me kujdes dhe «këtë vijë», që të krijonte emrin e «patriotit».

Fazlli Frashërin e shihje pasdreke, dimër e behar, t'i binte poshtë e përpjetë bulevardit duke biseduar gati me të njëjtët profesorë të Liceut të Korçës, sidomos me Stavri Skëndin, që u bë ndër eksponentët e Ballit Kombëtar në Korçë, me njëfarë Niko Stralla, me agjentin e italianëve, Vili Jatrunë, të cilit i bënë atentat, në emër të popullit, njësitet tona guerile, me Andonaqkën e Frashërit, agjent i amerikanëve dhe imoral. Këta ishin shoqëria e tij «intelektuale» e zgjedhur dhe e përhershme. Shumë rrallë e shihje në publik me tregtarë, me bejlerë ose me agallarë; sa për studentë, punëtorë e zanatçinj, për ta as që bëhej fjalë.

Fazlli Frashëri hiqej si një filozof péripatéticien,* *( Përkrahës i doktrinës së Aristotelit.) po jo se ishte pasues i Aristotelit, se filozofinë e tij nuk e njihte; nga mendimtari i njohur i antikitetit Fazlliu kishte marrë vetëm zakonin që «mendimet» e veta ua shtjellonte «dishepujve» gjatë shëtitjeve të gjata në bulevard. Kur lodheshin ca nga rruga, ca nga arsyetimet e mësuesit, pjesëtarët e këtij grupi «filozofësh» ktheheshin në kafenenë e Nandos dhe atje shtroheshin, pinin çaj e hanin kek. Fazlli Frashëri edhe këtu vazhdonte «leksionin», me atë fytyrë plot dregëza, që e fërkonte nganjëherë sikur kashaiste kalin, fliste e nxënësit dëgjonin. Stavri Skëndi e Foto Bala, profesor në Lice, simpatizant i flaktë i Duçes e fashist i orëve të para, ishin «bilbilat» që këndonin, sigurisht pas Fazlliut. Këta të dy ishin «dishepujt» e Fazlliut, por mundet dhe diçka tjetër. I pari, Stavri Skëndi, armiku ynë i betuar dhe agjent i amerikanëve, në prag të Çlirimit të Shqipërisë, u arratis dhe shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga ku vazhdon luftën kundër Shqipërisë socialiste, kurse Foto Bala u burgos si agjent i Italisë fashiste dhe babai i tij, Dhimitër Bala, edhe ky armik aktiv i pushtetit tonë, u pushkatua nga gjyqet e popullit.

Dy herë, e shumta tri, pata rast të takohesha me Fazlliun, edhe këto gjatë shëtitjeve, sepse nuk kisha si të bëja ndryshe, mbasi qëllonte që dilja me kolegët e mi të Liceut për të shëtitur në bulevard, kur Fazlliu na dilte përpara dhe e vazhdonte rrugën me ne. Gjatë këtyre shëtitjeve dëgjoja bisedat që bëheshin në këto rrethe. Kur «kolegët» më prezantuan me Fazlliun, ky bëri sikur u gëzua; ai më njihte, natyrisht, nga pamja, kurse ne, të Grupit Komunist të Korçës, e njihnim Fazlliun edhe nga përmbajtja. Gjatë këtyre shëtitjeve të shkurtra dëgjoja se si beu «filozof» zhvillonte politikën «e madhe» të Anglisë, të Amerikës, të Gjermanisë e të Italisë. Njëherë, në bisedë e sipër, i ndërhyra dhe e pyeta

- Po për politikën e Rusisë ç'mendoni zoti Fazlli? Ju jeni liberal, demokrat dhe unë e di se nuk treni frikë të na flisni, - dhe ia theksova këto fjalët e fundit që edhe vetë kishte qejf t'i përsëriste. Te të tjerët pyetja ime ra si bombë, shikuan njëri-tjetrin në sy dhe po pritnin me kureshtje se si do të dilte «profesori» nga situata. Fazlliu bëri një pauzë, fërkoi mjekrën dhe rëndë-rëndë m'u përgjigj

- S'dimë shumë gjëra, zoti Hoxha, se sol,jetikët dhe Stalini bëjnë një politikë të mbyllur e konsDirative.

- Pse? - e pyeta. - Politika e Leninit dh,e e Stalinit ka qenë gjithmonë e qartë, kurse Amerilca, Anglia, Franca e të tjerat kanë bërë traktate e marrëveshje të fshehta né dëm të popujve, edhe né dëm të Shqipërisë. Ne shqiptarët e dimë mirë se qe L~--nini ai që i bëri publike këto prapaskena. Kurse sot, nga sa dëgjojmë, gjithë borgjezia dhe fashizmi e sUlmojnë Bashkimin Sovjetik dhe kanë arsyet e tyre, se e dinë që politika e sovjetikëve do t'u sjellë disfata.

- Ky është mendimi juaj, - më tha Faî,lliu, por ne mendojmë ndryshe. Ne jemi demokratë; por jo ekstremistë.

- E shoh, - ia ktheva me një ton irorlik dhe s'fola më.

Fazlli Beu u përpoq deri né fund të luante rolin e -demokratit». Me të ardhur Zai Fundoja né Korçë, pak para pushtimit, takimin e parë e bëri me Fazlli Frashërin, me fashistin Petraq Katro, me agentin e amerikanëve, Stavri Skëndin, dhe pseudokorhunistin Koço Tashko. Grupi i Korçës e hodhi poshtë t)ropozimin e Koços për bashkëpunim me trockistin Zai. Fundo, i cili kishte ardhur né Shqipëri për të sabotuar themelimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe luttën kundër armikut. Por nuk mundi dot. Më vonë ai u bashkua me anglezët e me Gani Kryeziun dhe mori dënimin e merituar.

Ky, pra, ishte Fazlli Frashëri, përfaqësues i borgjezisë tregtare dhe arrogante të asaj pjese të inteligjencies korçare, e cila, e korruptuar né kulm, u korruptua edhe më keq e u fut kokë e këmbë né shërbim të padronëve të rinj, pushtuesve fashistë.

U konsultova me shokët, që e njihnin po aq sa unë se kush ishte Fazlliu, dhe vendosëm ta prisja. Të nesërmen e thirra shokun tonë dhe e porosita:

- Takoje Fazlliun e i thuaj : «Në ora kaq e aq ju pret né një shtëpi zoti profesor». Merre, sille rrotull rrugicave dhe fute te shtëpia e Gabranit.

Njerëzit e shtëpisë së shokut tonë të paharruar Sabaudin Gabrani ishin miqtë e mi dhe shtëpia e tyre Gjë nga bazat tona të luftës. Plaku i Gabranit ishte :ibohovit, njeri shumë i miré dhe shok me plakun tim. Djemtë dhe vajzat e tij ishin të gjithë me ne, luftëtarë shumë aktivë të rinisë. Të gjithë u hodhën pa ngurrim né zjarrin e luftës çlirimtare. Sabaudini ra dëshmor, ndërsa vajzat dolën shëndoshë e miré nga lufta dhe sot janë komuniste e punëtore të dalluara partie. Edhe plaka e Gabranit ishte një néné shumë e miré, gojëmbël, e urtë, e heshtur dhe trime. Na priste e na përcillte pa kurrfarë frike. Këta dy pleq ishin nga ata mijëra e mijëra patriotë, që jo vetëm fëmijët e tyre ia dhanë Partisë dhe Luftës Nacionalçlirimtare, por edhe vetë u vunë ne shërbim të saj. Megjithatë ata na thoshin: «Çfarë po bëjmë ne? Asgjë. Vetëm ju të na dilni gjallë». Ishin njerëz të thjeshtë dhe nuk e çmonin sa ndihmë të madhe i jepnin luftës së çlirimit. Ata ishin populli, pa të cilin ne nuk mund të luftonim, pa të cilin ne, luftëtarët e armatosur, mbeteshim «si peshku pa ujë».

U ndamë me shokun që dërgova për të gjetur Fazlliun dhe shkova te shtëpia e miqve të mi. Gjeta babanë e Sabaudinit, i cili më priti si gjithmonë me dashuri.

- Mbas pak do të vijë këtu një njeri të piqet me mua, - i thashë. - E quajnë Faz11i Frashëri. A do të më lejoni?

- Shtëpia jonë është jotja, - tha plaku i mençur. Dhe vazhdoi: - Unë e kam dëgjuar emrin e Fazlli Beut, por ruajuni nga bejlerët, mos e harro beun e anëve tona, Myfit Libohovën. Nuk u duhet zënë kurrë besë atyre.

- Mos ki merak, - i them, - se e njohim mirë këtë dhe të gjithë shokët e tij. Janë ashtu si më thua ti, por ne sytë i kemi hapur dhe mendtë në kokë.

- Kur të vijë ai, - tha plaku, - do t'ju sjell kafenë e do të më falni se do t'ju pres muhabetin.

E falënderova dhe po prisja Fazlli Beun. Dëgjova zhurmën e portës që u hap dhe pashë të hynin në oborr shoku ynë me gjithë Fazlliun. E prisja ulur në divan. I dhashë dorën, u përshëndetëm dhe u futëm në dhomë.

Si zuri vend, Faz1liu fërkoi një herë lkërcat e fytyrës dhe pasi më pyeti për shëndetin, filloi bisedën.

- Na erdhën kohë të këqija, zoti profesor, i huaji na okupoi atdheun, - dhe tundi kokën i vrerosur.

- Është vepra e Zogut dhe e miqve të tij, - i them. - E rropën mirë e mirë popullin dhe më në fund e shitën vendin tek Italia. Besoj se të kujtohet mbledhja në Bashkinë e Korçës, Fazlli Bej ? Ishte miku juaj, prefekt Vasjari, i cili, pikërisht kur ne kërkonim armë, na kërcënoi dhe mbrojti rrugën e Kapshticës, prej nga do të arratisej Zogu me arin e popullit, apo jo?

- E mbaj mend, zoti profesor, - pohoi Fazlliu, babanë e Sabaudinit, i cili më priti si gjithmonë me dashuri.

- Mbas pak do të vijë këtu një njeri të piqet me mua, - i thashë. - E quajnë Faz11i Frashëri. A do të më lejoni?

- Shtëpia jonë është jotja, - tha plaku i mençur. Dhe vazhdoi: - Unë e kam dëgjuar emrin e Fazlli Beut, por ruajuni nga bejlerët, mos e harro beun e anëve tona, Myfit Libohovën. Nuk u duhet zënë kurrë besë atyre.

- Mos ki merak, - i them, - se e njohim mirë këtë dhe të gjithë shokët e tij. Janë ashtu si më thua ti, por ne sytë i kemi hapur dhe mendtë në kokë.

- Kur të vijë ai, - tha plaku, - do t'ju sjell kafenë e do të më falni se do t'ju pres muhabetin.

E falënderova dhe po prisja Fazlli Beun. Dëgjova zhurmën e portës që u hap dhe pashë të hynin në oborr shoku ynë me gjithë Fazlliun. E prisja ulur në divan. I dhashë dorën, u përshëndetëm dhe u futëm në dhomë.

Si zuri vend, Faz1liu fërkoi një herë lkërcat e fytyrës dhe pasi më pyeti për shëndetin, filloi bisedën.

- Na erdhën kohë të këqija, zoti profesor, i huaji na okupoi atdheun, - dhe tundi kokën i vrerosur.

- Është vepra e Zogut dhe e miqve të tij, - i them. - E rropën mirë e mirë popullin dhe më në fund e shitën vendin tek Italia. Besoj se të kujtohet mbledhja në Bashkinë e Korçës, Fazlli Bej ? Ishte miku juaj, prefekt Vasjari, i cili, pikërisht kur ne kërkonim armë, na kërcënoi dhe mbrojti rrugën e Kapshticës, prej nga do të arratisej Zogu me arin e popullit, apo jo?

- E mbaj mend, zoti profesor, - pohoi Fazlliu, - por ju e dini që unë jam demokrat dhe e dua vendin të jetë i lirë.

- Ç'keni ndër mend të bëni zotëria juaj për ta çliruar vendin? - e pyeta. - Kjo neve na intereson shumë dhe, po të gjejmë gjuhë të përbashkët, atëherë do t'i harrojmë të kaluarat. E tashmja na preokupon, se e kemi armikun në vatër, prandaj më parë duhet të heqim qafe atë, pasta] mosmarrëveshjet që kemi, i zgjidhim në mes nesh. Se kemi dhe mosmarrëveshje, është kështu, zoti Fazlli?

- Kështu është, zoti profesor, por edhe unë jam i mendimit që të përqendrohemi dhe të shkëmbejmë mendime pikërisht për situatën.

- Urdhëro zoti Fazlli, po ju dëgjoj, - i thashë, kurse me vete mendoja: «Kushedi ç'do të grijë tanfi». Dhe ai filloi të më tjerrë arsyetimet e veta për situatën e jashtme. Theksoi forcën dhe egërsinë e fashistëve italianë, foli për ngjitjen e Hitlerit, për sulmin kundër Bashkimit Sovjetik, i thuri një ditiramb të tërë forcës së madhe të Anglisë e të Amerikës dhe nuk harroi të më përmendë, po ashtu, edhe «forcën e sovjetikëve që po luftojnë», sikurse u shpreh.

Pasi më bombardoi kështu ndonjë gjysmë ore të mirë, i kënaqur nga analiza që i kishte bërë situatës, arriti, më në fund, te qëllimi i misionit të tij:

- Duke i pasur parasysh të gjitha këto, - vazhdoi Fazlliu, - ne gjykojmë se jemi në situata të rënda, se jemi vend i vogël dhe kemi mbi kokë fuqi të mëdha që, një çikë të ngresh gishtin për të thënë një fjalë, të grijnë.

- Domethënë, zoti Fazlli, - s'm'u durua mua, - ne të vegjlit të mos pipëtijmë?!

- Jo, - nxitoi beu, - kuptohet që ne duhet të luftojmë, se pa luftuar nuk fitohet gjë dhe, deri këtu, jam dakord. Por për ne, meqë jemi një popull i vogël, ka një rëndësi të madhe të bëjmë një politikë të zgjuar. Politika, zoti profesor, - ngriti zërin Fazlliu me një ton mësuesi, duke fërkuar fytyrën si zakonisht, tash ka rëndësi të madhe për ne. Duhet ta fillojmë me një politikë të zgjuar me Italinë, t'i dredhojmë, ta vëmë në gjumë dhe javash-javash ta ngremë edhe ne zërin në mënyrë që, siç thotë patrioti i shquar Mithat Beu, «edhe mishi të piqet, edhe helli të mos digjet".

- Flisni edhe në emër të Mithat Beut? - e pyeta.

- Posi, - tha, - të atij dhe të shumë të tjerëve.

- Urdhëroni, - i them, - vazhdoni!

- Ja, më falni, por do t'ju flas sinqerisht: Ju jeni komunistë, ne jo; ju formuat një parti, ne s'kemi dhe nuk jemi për krijimin e ndonjë partie; ju po bëni propagandë të madhe në popull ta ngrini menjëherë në luftë, ne kemi tjetër taktikë; ju po hidhni hapa edhe për pushtetin, ne kemi tjetër mendim për të nesërmen. Neve nuk na pëlqen që ju bëni gjithë këto, por kjo është puna juaj. Vetëm se, kuptomëni drejt zoti Hoxha, e keni marrë punën, na duket neve, si majë më majë me italianët. Ju vrisni, por edhe ata vrasin e burgosin me mijëra. Ne, zoti Hoxha, qajmë hallin e djalërisë, lules së vendit tonë. Si të na e grijë atë armiku, a menjoni ç'dëm i madh i shkaktohet së ardnmes së Shqipërisë? Këtu na dhëmb, zoti Hoxha.

- Ja, zoti profesor, ne mendojmë që hëpërhë të mos veproni; të organizojmë disa takime, për të studiuar një politikë të përbashkët që duhet të ndjekim ndaj italianëve, sepse jem? shumë edhe ne, zoti Hoxha dhe më falni, por jemi rnë pleq e na njeh më shumë populli. Kështu edhe tä dy palët merremì vesh, por edhe populli do të jetë dakord, se do ta shpëtojmë nga vrasjet, djegiet etj.

- Qazka, velai juaj, vazhdon akoma të bëjë tregti me italianët? - e pyeta.

- Ç'hyn në këtë çështje tregua e Qazimit? kërceu si i habitur Fazlli Beu, se i dogji pyetja ime.

- Ta bëra këtë pyetje zoti Fazlli, - i thashë duke buzëqeshur, - se dua të përmbledh mendimin politik që më parashtrove. Të bësh politikë të zgjuar e të matur, për ju do të thotë të bëjmë tregti me Italinë fashiste, se për ju fiala «politikë» mund të përkthehet me fjalët «tregti e Qazkës».

- Qazimi, - u përgjigj Fazlliu, - merret me tregti dhe jo me politikë. Këto dy gjëra janë të ndara, zoti profesor.

- Nuk janë dhe kaq të ndara, sikurse thoni ju, - i thashë. - Por, në qoftë se mbaruat, mund t'ju them dhe unë mendimin e Partisë sonë.

- Ju lutem, - tha Fazlliu, - unë mbarova.

- Ne komunistët kemi qenë të sigurt se formimi i Partisë sonë Komuniste ishte një plumb në zemër të pushtuesve italianë dhe të miqve të tyre, të cilët e dinë mirë vlerën e madhe që ka për një popull që do të luftojë ekzistenca e një force udhëheqëse dhe, veçanërisht, partia komuniste. Por ne tash u siguruam nga goja juaj sè edhe juve, që e quani veten nacionalistë, s'ju erdhi mirë që ne komunistët formuam Partinë tonë e po luftojmë për zbatimin e programit té saj për çlirimin e atdheut. Ju këtë ma thatë vetë, por asnjë argument nuk më dhatë se q'gabim bëmë ne komunistët që krijuam Partinë.

- Ne mendojmë, zoti profesor, se nuk është ko

ha për té formuar partira. Ja, ju formuat Partinë Komuniste, ne mund té formojmë një parti tonën. t~ tjerë një té tretë e kështu me radhë. Ç'na sjellin këto, përveq përçarjes sé popullit? A nuk është kjo né dëm té luftës dhe né dobi té atyre që i duan té keqen Si:qipërisë?

- Jo, - iu përgjigja Fazlli Beut. - Po të ishte kështu, nuk do té shqetësoheshin kaq shumë fashistët dhe miqtë e tyre. Ne e ngritëm Partinë, pikëris',t që ta bashkojmë popullin dhe jo ta përçajmë dhe k'o do té arrihet patjetër, se programi ynë është ai që do populli. Por, zoti Fazlli, - vazhdova, - ju na dénoni ne komunistët që formuam një parti, por nuk më thatë gjë a jeni kundër partisë fashiste «shqiptare» që krijuan miqtë tuaj?

Fazlliu kruajti faqen dhe tha:

- Dhe për atë jemi kundër.

- Jeni kundër vetëm me fjalë, - i thashë. - se

té gjithë miqtë tuaj shpejtuan té shkruanin errrat né listat e saj.

- Duan té hanë bukë, zoti Hoxha, se përrndryshe s'i mbajnë né punë.

- Po populli, po ne djemtë e tij, nuk duan të hamë? Edhe ne hamë, por krodhën e popullit e jo

franxhollën e fashistit Xhiro e té miqve té tij. Ju thatë vetë se ju nacionalistët nuk doni té krijoni parti. Pse nuk doni? Po jua themi ne: Ju nuk jeni né gjendje ta bëni këtë, sepse, sado që té hiqeni si me influencë, po^ulli nuk ju beson dhe nuk ju ndjek. Veç kësaj, ju, n uk them vetëm për ju personalisht, nuk doni t'i prishni qejfin pushtuesit. S'ju lë ai té krijoni parti tuajën, .randaj ju tregon rrugën, té futeni né partinë fashiste.

Arsyeja tjetër kryesore që ju nuk doni té keni pari. është se nuk doni dhe as që keni ndër mend té lufto ni kundër pushtuesit. Ju lëshoni parullat reaksionare: «Stan me lepuj nuk bëhet», «dy shqiptarë nuk mblieihen kurrë tok» etj. Kurse ne kemi besim té plotë tek uniteti i popullit tonë, i cili kurdoherë është ngritur né uftë kundër té huajve. Popullin e kanë përçarë vazhúimisht feudalët, bejlerët, tregtarët e spiunët. Edhe

tash po këta përpiqen té luajnë té njëjtat letra. Por 'ani populli shqiptar ka udhëheqjen e tij besnike, Partinë Komuniste. Ju dëshironi që populli té mos ketë udhëheqje. té mos ngrejë krye, té mos dijë nga té zhkojë. Pa partinë komu.niste s'ka luftë dhe pa luftë s'ka parti komuniste. Zoti Fazlli, - vazhdova, - Paria jonë Komuniste ështé né luftë deri né vdekje me italinë fashiste dhe me bushkëpunëtorët e saj. Për fashistët italianë ne kemi vetëm pushkë dhe bomba, s'ka diplomaci dhe kompromis me ta. Ne edhe juve, ty dhe miqve té tu, ju kemi bëré kaq herë thirrje që té bashkojmë forcat për luftë k undër fashizmit, por ju jeni për té bërë «politikë» mie ta. Pra, nuk jemi dakord, ndahemi kështu né gjënë! kryesore, né gështjen bazë.

Tani ne e quajmë té nevjojshme t'ju paralajmërojmë. Rruga e parë: té bash:koheni né luftë me ne kundër pushtuesit dhe tradhtairëve dhe, kur them té bashkoheni, jo me gënjeshtra ie me dredhira, sig keni bërë gjer tani, por me fakte. Kjo duhet të merret seriozisht nga ju dhe të jeni të bindur se nuk do të na mashtroni dot. Kjo rrugë është rruga e nderit, e vetmja rrugë patriotike që na kanë mësuar të parët tanë.

Rruga e dytë: është të lidhni duart, të neutralizoheni, as me ne, as me italianët. Kjo rrugë nuk është e ndershme, aspak patriotike dhe zor të mbahet një qëndrim i tillë në këto kohë, kur gjithë bota është në zjarr dhe populli ynë po lufton. Këtë qëndrim e mbajnë vetëm frikacakët.

Rruga e tretë: është ajo e tradhtisë, e bashkëpunimit të fshehtë ose të hapët me pushtuesit, kundër popullit që lufton., Tradhtarët mund të vënë çdo maskë, por ato do t'ua çjerrim. Tradhtia do të dërrmohet pa mëshirë nga forca e popullit.

Partia Komuniste e Shqipërisë ka zgjedhur rrugën e parë dhe nuk mund të ndodhë ndryshe. Ju na propozuat neve një rrugë: «Bëni politikë me italianët!». Ne jua hedhim poshtë këtë propozim dhe ju propozojmë juve rrugën tonë që është e vetmja rrugë e patriotëve të vërtetë.

- Ju jeni kokëfortë dhe s'dini të bëni politikë, tha Fazlliu.

- Këtë na e ka thënë edhe Mithat Beu, - i thashë, - qysh kur vendi u pushtua dhe unë akoma isha legal e kisha dhe një dyqan ku shisja cigare.

- Mithat Beu donte të vinte vetë të takohej me ju, - më tha Fazlliu, - dhe do t'i vijë keq kur t'i raportoj bisedën tonë.

The, zoti Fazlli, se do të na vritet djalëria e do të na digjet vendi. Çdo luftë çlirimtare do të ketë edhe therorët, heronjtë dhe dëshmorët e saj. Edhe vendi do të na digjet, kurse populli dhe djalëria nuk do të shuhen, por do të shuhen fashistët. Pas luftës populli dhe djalëria do të jenë çelik, do të lëshojnë shkëndija si strall. Partia dhe lufta do t'i kalitin dhe do t'i mësojnë ata të mos gënjehen nga njerëzit me njëqind flamurë në xhep. Populli do ta marrë vetë fuqinë në dorë dhe do të ngjasë ajo që ka thënë Naimi për Shqipërinë: «Lum kush të rronjë/ Ta shohë zonjë»!

Kjo është përgjigjja jonë, zoti Fazlli. Ju kërkoj ndjesë, në rast se kjo bisedë ka qenë ca e nxehtë, por ishte e sinqertë. Ne ju themi: Mendohuni lidhur me propozimet tona dhe mirupafshim në luftë kundër pushtuesve.

U ngrita në këmbë për t'i lënë të kuptonte se biseda nga ana ime kishte marrë fund. U ngrit edhe Fazlli Frashëri, u ndamë dhe s'ia pashë më sytë.

Si iku Fazlliu, hyri në dhomë i zoti i shtëpisë dhe siç më pa të lodhur, më hodhi dorën mbi supe e më tha dulce treguar nga filxhanët e kafesë që ishin mbi tavolinë:

- Kjo kafe që ke pirë me beun nuk quhet. E pimë një bashkë me plakun, se të heq mërzinë.

- E pimë, - iu përgjigja plakut të mirë. Dhe ndenjëm e biseduam një copë kohë së bashku. Kur erdhi koha që më duhej të shkoja, e kisha harruar edhe beun politikan, edhe tërë skotën e fëlliqur të tij.

Ky takim me përfaqësuesit e Partisë Komuniste, i kërkuar nga elementët pseudopatriotë, nuk ishte as i pari e as i fundit në atë periudhë. Siç thashë, politikanëve të kafeneve, që bënin lodrën e fashizmit, u kishte hyrë frika nga rritja e forcës sonë në popull dhe do të bënin gjithfarë përpjekjesh për të na devijuar nga rruga që kishim nisur. Ne vetë, te ky «zell» i papritur i tyre për «t'u marrë vesh» me komunistët, shihnim një tjetër tregues të rritjes së rolit e të autoritetit të Partisë sonë. Megjithatë, prudentë e konsekuentë në vijën që kishim përcaktuar, ne do t'i pritnim dhe do t'u jepnim kurdoherë përgjigjen që meritonin.

Ndërkohë vazhdonim me vrull punën për zgjerimin e forcimin e lidhjeve me masat e gjera të qytetit e të fshatit, me intelektualë e patriotë të të gjitha moshave dhe, ç'është e vërteta, ky «sektor pune», më i rëndësishmi e më kryesori, ishte edhe më i suksesshmi për ne.

Personalisht, midis dhjetëra e dhjetëra njerëzve me të cilët u lidha gjatë kësaj kohe, e paharruar dhe e dashur do të mbetet edhe figura e një mësuesi të vjetër patriot, tek i cili nuk ishte shuar dhe nuk do të shuhej kurrë zjarri i patriotizmit dhe i urrejtjes ndaj feudalëve, tradhtarëve dhe pushtuesit. E kisha parë dhe kisha mësuar disa gjëra për jetën e tij që kur isha mësues në Gjimnazin e Tiranës.

Po rrija duke pirë kafe, me një kolegun tim, edhe ai mësues në gjimnaz, në një kafene të vogël afër Pazarit të Vjetër, kur na kalon pranë një burrë disi i kaluar nga mosha, i paktë nga trupi, me një kostum blu të vjetruar dhe me një borsalinë, së cilës i kishte dalë fare boja. Ai e përshëndeti kolegun tim, i cili u ngrit nga karrigia dhe ia ktheu përshëndetjen me shumë respekt; instinktivisht u ngrita dhe unë. Kur burri u largua, e pyeta kolegun:

- Kush ishte ai që përshëndete?

- Nuk e njeh? - më tha kolegu. - Është Xhafë Zelka, mësues patriot i shkollës shqipe këtu në Tiranë. Atë e kanë cilësuar «Xhafë Rebeli», sepse ka qenë «qatip» dhe luftëtar me Haxhi Qamilin.

M'u ngjall menjëherë kureshtja për Xhafë Zelkën apo -Xhafë Rebelin» si e kishin cilësuar dhe i thashë kolegut:

- Qenka interesant, më fol ç'di për të dhe po munde dua të më njohësh ndonjë ditë.

Kolegu dinte diçka mbi jetën e thjeshtë, luftarake dhe plot përpjekje të Xhafës. Më tregoi se qe antifeudal, kishte luftuar kundër Toptanasve e kundër Vërlacit dhe, më vonë, si demokrat që ishte, mbështeti qeverinë e Nolit. Kur erdhi Zogu, Xhafës i nxorën një mijë belara, e pushonin nga puna, e emëronin, e pushonin prapë derisa e qitën në lirim.

- Duhet ta dëgjosh vetë kur tregon hiqajetet e babë Qamilit, - më tha shoku, - por nj ërën po ta tregoj unë ashtu siç ma ka thënë Xhafa:

Babë Qamili dhe ushtarët e tij kishin dalë në breg të Shëngjinit. Aty ai ngriti dylbinë e gjatë që mbante me vete dhe filloi të shohë detin. Në horizont u duk një anije mjaft e madhe, që po afrohej. Ishte një nga ato anijet e mëdha tregtare që vozitnin në portet e Adriatikut.

- Xhafë, - i bërtiti babë Qamili Xhafë Zelkës. Ja i çik këtu, Xhafë, nxirr letrën dhe mereqepin e i shkruaj atij bir kurve që drejton anijen, të mos afrohet në brigjet e Shqipërisë, se po u afrua, i rashë me top, dhe do ta bëj përshesh që as peshqit të mos kenë ç'të hanë.

Xhafa e kishte parë në sy babë Qamilin, por ai me një shikim të rreptë e kishte bërë të ulte kokën dhe të shkruante ato që dëgjoi. Babë Qamili pastaj u dha urdhër tre luftëtarëve të merrnin një varkë të vogël me rrema, që ndodhej atje, dhe të venin t'ia dorëzonin letrën në dorë kapedanit. «Po ju mbajtën rob, - u tha babë Qamili, - përpiquni të vrisni nja dy dhe bini në «shehadet», pse do t'ju grijë gjylja e babës, armiqtë dhe ju, shokë të mi. S'kam ç'baj, duhet mbrojtur ky milet, ju në xhenet do të shkoni». Por ata nuk shkuan në xheneit, se mbërritën përsëri shëndoshë e mirë në breg, kurse mauna një t'u kthyer e shkói prapa diellit.

Ja këtë më ka tregua:r Xhafa, por ai duhet të dijë shumë nga këto histori, - e përfundoi «hiqajenë» kolegu im.

- Di ndonjë tjetër, - i thashë kolegut, kur ai heshti, - se më interesorn shumë çështja e rebelizmit, sidomos Kryengritja e F'shatarësisë së Shqipërisë së Mesme.

- Më gjatë, - tha ai, - pyete vetë Xhafën. Do të të njoh ndonjë ditë mea të, por mos mendo se sa ta pjekësh ai do të fillojë dhe të të rrëfejë, duhet t'ia fitosh besimin pa të të flasë për këto gjëra, ndryshe ai hesht.

Kaluan kohë. Xhafë Zelkën kolegu nuk mundi të ma prezantonte, por unë, kur e shihja ndonjëherë në Rrugën e Dibrës, për t'i tërhequr vëmendjen i flisja me zë të lartë duke e pë:rshëndetur me respekt.

Ai më shikonte me labi, pastaj më përshëndeste dhe vazhdonte rrugën. Me gjithë dëshirën e madhe për' t'u njohur nga afër Bne Xliafën, nuk munda dot, sepse u transferova në Korçë. Vetëm pas pushtimit, kur fillova punën në dyqanin «Flora» arrita të njihem dhe të bisedoj me të. G jatë kësaj kohe vazhdimisht rrëmoja për të mësuar sa më shumë rreth Kryengritjes Fshatare të Shqipërisë së Mesme, të udhëhequr nga Haxhi Qamili. Shoku ynië erudit, Selim Shpuza, m'i tregoníe me hollësi fazat e asaj epoke që bejlerët, feudalët dhe borgjezia që pio lindte e quanin «epoka e rebelëve».

Pas Çlirimit mendimet e mia për këtë periudhë të rëndësishme të kryengritjes fshatare i kam hedhur në një shkrim,* *( Shih: Enver Hoxha. Vepra, vë11. 23, f. 128.) ku, nën dritën e filozofisë marksiste-leniniste, jam përpjekur të shpjegoj arsyet objektive që e shkaktuan atë si dhe të hedh poshtë si të pabaza dfie antishkencore qoftë pikëpamjet e teorizimet e shtrembra e denigruese të përhapura mbi «rebelizmin» nga esadistët, zogistët dhe borgjezia fajdexheshë, e cila zuri vendin e feudalëve, pra i hipi në zverk fshatàrësisë së varfër, ashtu edhe mendimet e padrejta të disa elementëve përparimtarë të kohës, që nuk e kuptonin thelbin klasor dhe kompleksitetin e kësaj lëvizjeje.

Por këtu e karq fjalën te Xhafë Zelka.

Një ditë nga vitrina e dyqanit «Flora» shoh Xhafën që po vinte në dyqan. Ngrihem në këmbë dhe i them

- Ç'urdhëroni, zoti Xhafë?

- Ku ma di emrin tim, mor djalë? - më thotë ai.

- Mësuesit ua dinë emrin dhe kanë respekt për mësuesit e vjetër e patriotë si ju.

- Pse, mësues je ti apo duhanshitës? - më tha Xhafa, i cili nuk e fshehu dot kënaqësinë që ndjeu kur dëgjoi se respektohej dhe cilësohej si mësues patriot.

- Mësues kam qenë, por pushtuesit më pushuan nga puna dhe tash shes cigare, - iu përgjigja.

Më pa në sy dhe tha:

- Mund të më japësh një paleo cigare?

- Dy, po të duash, - i them.

- S'kam pare për dy, por për një.

- Të më falësh, zoti Xhafë, - i them, - por miqve u japim edhe me kredi. Kur t'i kesh, m'i sill paratë. Ke dyqan zotrote? - e pyeta.

- Jo, mor bir, por i shes në këmbë, se dua të rris fëmijët.

I vura përpara tri paleo cigare dhe i thashë t'i merrte e paret t'i sillte mbasi të shiste cigaret.

Më shikoi përsëri në sy dhe më tha:

- A duhet ta pranoj këtë mirësi që më bën?

- Kur ia bën nxënësi mësuesit, kjo duket një gjË aq e vogël sa nuk pranoj të më falënderosh.

Xhafë Zelka vuri dorën në kapele, mori pakot, më tha .<Mirupafshim, djalë» dhe doli.

Tani nuk kisha vetëm interes të mësoja nga Xhafë Zelka mbi kryengritjen fshatare të udhëhequr nga Haxhi Qamili, por edhe ta lidhja atë me luftën që kishim nisur. Një mësues e patriot i nderuar si Xhafa, do të bënte shumë punë në rrethet që njihte. Fjala e tij, e frymëzuar nga lufta jonë, do të bënte efektin e saj sidomos te të rinjtë, kur këta të shihnin se edhe të moshuarve kjo luftë u kishte ripërtërirë energjitë. Fjala dhe shembulli i njerëzve të tillë si Xhafë Zelka, me atë bagazh të pasur jetësor e luftarak që kishin, me siguri do të shërbente edhe për të demaskuar ata «patrioti» që donin të jetonirn me hijen «e lavdishme» të së kaluarës, pa pasur as edhe një të dhjetën e veprimtarisë së Xhafë Zelkës. S5gurisht nuk mund t'i hapesha që ditën e pari. Do ta mbaja pranë, do ta prisja ashtu si e meritonte dhe më vonë njohja jonë do të merrte rrugën e saj të natyrshme.

Pas disa ditësh ai erdhi dhe më solli të hollat. Unë i nxora tri paleo të tjera.

- Prapë ti po këtë avaz, mor zotni?! - më thotë Xhafa.

- Jo, - i them, - nuk është më i njëjti avaz, ti këtë herë i pagove, ja, të hollat i vure mbi tryezë.

- Si të quajnë ty, mor djalë? - më pyeti Xhafa, duke m'i ngulur sytë e tij të gjallë dhe të vëmendshëm.

- Më quajnë Enver Hoxha, - i them, - dhe jam nga Gjirokastra. Ja dhe babai im.

Plaku rrinte i heshtur në një karrige dhe dëgjonte. Xhafa u drejtua nga ana e tij dhe e përshëndeti. Plaku im që ishte i thjeshtë, u ngrit në këmbë dhe i bëri temena.

- Të të rrojë djali, - i tha Xhafa.

- Ejvalla, - i tha plaku dhe, si kurioz që ishte, e pyeti: - Nga të kemi zotrote, a ke fëmijë?

Xhafa iu përgjigj se kishte vajza dhe djem dhe si mori pakot, iku dulce na përshëndetur e falënderuar.

Kur doli nga dera, xhaxhai më pyeti:

- Kush ishte ky? A ka dyqan?

- Çfarë dyqani, ai është kripë, - i them. - Ky plak ka qenë tek me Haxhi Qamilin kur u vunë zjarrin pallateve të Esat Toptanit.

- Jo more! - tha plaku. - E po jemi fit e fit, ky i vuri zjarrin pallatit të Esat Pashës, Avni Rustemi ia mbylli përgjithmonë derën Pashës së poshtër, - dhe xhaxhai ra në heshtje e në mendime.

- Po ku i gjen ky plaku paret, që blen nya tri paleo?

- Ia jap veresie, - i them.

- Mos e zgjat, - tha xhaxhai, - e kuptova.

Kur Xhafa erdhi herën tjetër, jo për të marré palco me cigare, po thjesht se i kishte rënë rruga, nuk e lashë të largohej menjëherë, por e ftova të pinim një kafe. Xhafa nuk më refuzoi.

- Or zoti Enver, - më tha Xhafa, - vetëm pse karn qenë mësues dhe ke qenë dhe vetë mësues. më respek ton dhe më nderon kështu?

- Edhe për këtë, zoti Xhafë, por sidonnos për da shurinë që ke për atdheun dhe për luftën që ke bërë per `ë mirën e popullit fukara. Ju e keni ndier thellë pushtimin që na ka hedhur mbi shpinë Italia dhe me siguri keni menduar se populli nuk do ta durojë, por do të ngrihet e do ta flakë poshtë atë. Shpirti kryengritës i shqiptarëve nuk ka reshtur kurrë së qeni i tillë. Sigurisht kohët kanë ndryshuar, armiku është më i egêr, më i armatosur, po mos do të tutemi nga kjo? Unë them jo, zoti Xhafë dhe nuk e di si mendoni ju, luftëtari i kryengritjes së Haxhi Qamilit?

Burri i urtë dhe i ndershëm, patrioti Xhafë Zelka u mendua pale e tha:

- Xhafë Zelka nuk është më i ri, zoti Enver, se po të ishte i ri, nuk do të sorollatej kështu.

- Lufta për atdhe zoti Xhafë, nuk njeh moshë.

Secili mund të kontribuojë, - dhe si e vështrova në sy i thashë duke i theksuar fjalët, - e duhet të kontribuojë për lirinë e atdheut. Prandaj më erdhi keq kur ju dëgjova që thatë se jeni plakur. Nuk plaket kollaj Xhafë Zelka dhe ai do të gjejë ilaçin me të cilin do të luftojë pleqërinë e moshës, por jo të shpirtit.

Xhafa piu kafen pa folur dhe bënte ç'bënte m'i hidhte sytë sikur mc, hetonte. Për atë ditë m'u duk n:jaftueshme biseda. Shpirti rebel i Xhafë Zelkës ishte i tillë, që dente vetëm një ngacmim për të shpërihYer.

- Më bëre të mendohem me fjalët që më the, tha Xhafa dhe si uli kokën shtoi me një zë që më bëri të dridhem nga emocioni: - Mirë të gjetça, bir!

Mezi munda t'ia kthej përshëndetjen dhe për një kohë të gjatë e ndoqa me sy si ecte ashtu ngadalë.

Xhafë Zelka ishte një patriot i shquar, demokrat, atij i dukej se po «rëndohesha» me «ndihmën- që i jepja. Ai, i ndershmi plak Xhafë Zelka, kujtonte se unë bëja ndonjë sakrificë.

Një ditë erdhi në dyqan dhe unë i thashë:

- Sa pako do sot?

- Asnjë, zoti Enver, - më tha.

- Pse kështu, zoti Xhafë, - i thashë, - mos më kurse.

- Jo, bir, - më tha, - por jam lodh, tash më jep vetëm një kafe.

I thirra të na bënte një kafe Malit, kafexhiut tiranas, mikut tonë që na lajmëronte kur në kafenenë e tij të vogël vinin spiunët për të na përgjuar. Mali ishte burrë i shkuar, veshur tirançe dhe, kur solli kafen, Xhafa, që me siguri e njihte, i tha:

- Malo m'i ruaj me kujdes çunat.

- Mos ki merak babë Xhafë, - iu përgjigj Mali.

Duke pirë kafen Xhafë Zelka më tundi kokën:

- Tash unë e di se ç'bluan ajo kaptina jote.

Me të qeshur i them:

- Pse unë nuk e di se ç'bluan jotja?

Qeshëm të dy.

- Dëgjo bir, - tha Xhafë Zelka, - tash nuk ju ndihmoj dot sa duhet, se më janë pre kambët, por goja nuk më pushon dhe nuk do të më pushojë kurrë kundër këtyre qenve fashistë.

- Zoti Xhafë, - i thashë, - gjuha pret hekurin, ti ke qenë luftëtar i vegjëlisë dhe vazhdon të jesh, ne ecim në rrugën tuaj për të shpëtuar atdheun.

- Ju dini më shumë nga ne si të luftoni, ju lumtë! Dëgjo, avitu, - më tha Xhafa dhe më foli me zë të ulët: - Unë nuk bëhem dot komunist, por fëmijët e mi dua të m'i mësoni që ata medoemos të bëhen të Partisë.

- S'ka asnjë dyshim, - i thashë, - ata, si gjithë fëmijët e popullit, do të ndjekin rrugën dhe mësimet e babës së tyre, lufta do t'i mësojë dhe Partia do t'i mbajë kurdoherë pranë e do t'i edukojë të bëhen njerëz të vlefshëm.

Dhe me të vërtetë njëri nga djemtë e tij u bë një anëtar i vendosur partie dhe gazetar, kurse njëra nga vajzat, siç më ka thënë Nexhmija që e kishte shoqe klase në Institutin e atëhershëm Femëror të Tiranës, ishte mësuese aktive si gjatë viteve të luftës, ashtu edhe më vonë. Edhe tre fëmijët e tjerë të Xhafë Zelkës, siç kam dëgjuar, u bënë njerëz të thjeshtë dhe punëtorë të nderuar, ashtu si i deshte babai i tyre, patrioti Xhafë Zelka, që gjithë jetën luftoi për popuIlin fukara, për përparimin dhe lirinë e që pas Çlirimit të atdheut për vite me radhë, derisa vdiq, kaloi një pleqëri të lumtur e të gëzuar.

Patriotë të tillë, që pavarësisht nga mosha e thyer, i vunë të gjitha forcat në shërbim të atdheut dhe të Partisë, që u bënë krahas djemve e vajzave luftëtarë, agjitatorë e propagandistë të flaktë për lirinë dh-- pavarësinë e vendit, ishin të shumtë, anembanë Shqipërisë. Kështu që, pavarësisht nga lodrat e tentativat e pseudopatriotëve, ne po e vazhdonim më me zell punën për bashkimin e organizimin e masave, për ta ngritur këtë bashkim në shkallë më të lartë e për ta vënë në baza më të shëndosha.

Në një mbledhje që organizuam në qershorin e vitit 1942, ku ishin të pranishëm Ramadan Çitaku, Nako Spiru, Koço Tashkoja, Mustafa Gjinishi dhe ndonjë tjetër që ndoshta s'më kujtohet, ndërsa po bisedonim për lidhj et tona me elementët nacionalistë, u thashë shokëve:

- Puna po zgjerohet dhe lufta po merr hov, por a nuk duhet menduar se ka ardhur koha që e gjithë kjo të organizohet e të centralizohet?

- Të organizuar e kemi! - u hodh Koçoja.

- Ashtu është, - ia ktheva. - Në njëfarë kuptimi, puna bëjmë ne si Parti me masat, me nacionalistët, ësbté e organizuar dhe e centralizuar, sepse këtë e udhëheq Komiteti Qendror Provizor. Por në këtë drejtim ka akoma për të bërë, sepse ka shokë që nuk e mbajnë në korent udhëheqjen për lidhjet, lëvizjet e kontaktet e ndryshme, - dhe pashë nga Mustafai, po ky s'bëri zë. - E kam fjalën, - vazhdova, - që masat e gjera të popullit, patriotët duhet të organizohen, të kenë një drejtim unik, politik dhe ushtarak, që Fronti Nacionalçlirimtar apo popullor, s'ka shumë rëndësi si do të quhet, të cilin faktikisht po e krijojmë, të mishërohet konkretisht në disa forma organizative të vetat, të ketë organet kompetente që do të drejtoj-. në punën për mobilizimin e popullit në luftë.

- Luftën dhe masat i udhëheq Partia! - tha rëndë-rëndë përsëri Koço Tashkoja.

- Kjo, - iu përgjigja me qetësi, - është një parim themelor yni. Edhe Frontin do ta udhëheqë Partia edhe rininë po ashtu. Por duhet të kemi parasysh se në luftë nuk marrin pjesë vetëm komunistët dhe simpatizuesit e Partisë. Edhe parimisht, edhe taktikisht kemi nevojë për një organizim të masave në një organizatë luftarake, me një program i cili të bashkojë të gjithë ata që do të luftojnë.

- Drejt e ka Tarasi, - më mbështetën Baca e Nakoja, por edhe Mustafai u shfaq pro mendimit tim. Kjo për të qe një mundësi që i hapej për të punuar për qëllimet e veta e për të shmangur kontrollin e Partisë.

- Të mblidhemi e të vendosim sa më shpejt për këtë punë, - propozoi Gjinishi. - Të krijojmë një shtab drejtues dhe ta shpallim nëpërmjet një proklamate.

- Jo, - i thashë, - në këtë punë nuk duhet të nxitojmë. Neve nuk na duhen shtabe e kryesi në letër, këto s'do t'i njihte njeri. Mendimi im është të organizojmë një mbledhje me përfaqësues të Partisë sonë, si e vetmja parti në vend, dhe me patriotë të ndryshëm dhe atje të vendoset si e qysh.

- Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut jua sjell unë këtu! - thirri me mburrje Mustafa. - Myslim Peza mua s'ma prish, po kështu.. .

- Dëgjo Mustafë, - e vura në vend Gjinishin e ekzaltuar nga «influenca e vet», - Myslimi nuk ia prish Partisë, se me të është lidhur ai dhe jo me ty, apo me këdo tjetër. Sidoqoftë, ky qe një mendim që do ta diskutojmë dhe për këtë do të vendosë Komiteti Qendror.

Në të vërtetë ky mendim kishte kohë që më rrihte si çekan në kokë dhe në njërën ose në tjetrën mënyrë qysh më parë ua kisha shfaqur disa shokëve.

Isha i bindur dhe këtë po e vërtetonte koha se Partisë sonë Komuniste, pas punës që kishte bërë për afro 6-7 muaj, i takonte të merrte iniciativat konkrete për ta mishëruar bashkimin e popullit shqiptar politikisht dhe organizativisht. Bisedova edhe me shokë të tjerë që i takova ato ditë dhe vendosëm që në një mbledhje të rregullt të Komitetit Qendror të diskutonim më gjerësisht dhe të vendosnim e të përcaktonim masat që duheshin marrë për përmbajtjen e mbledhjes, si dhe për vendin dhe kohën ku do të mbahej.

Menjëherë pas kësaj orientuam që kontaktet dhe puna që do të zhvillonin shokët me nacionalistët e me elementët e tjerë të ishin edhe në funksion të idesë që po konkretizonte udhëheqja e Partisë, për organizimin e një mbledhjeje ku të viheshin bazat politike të bashkimit të popullit shqiptar në luftë kundër fashizmit. Shokëve në qarqe iu dhanë udhëzime të posaçme që të studionin, të mblidhnin e të na dërgonin të dhëna për ata elementë që mendohej se mund të merrnin pjesë në një mbledhje të tillë.

Te shumë nga këta elementë nuk kishim besim, megjithatë bënim përpjekje me ta, sepse synimi ishte që të organizohej një mbledhje e gjerë, ku të përfaqësoheshin të gjitha shtresat dhe forcat politike që shprehnin gatishmërinë për luftë. Ishte e rëndësishme që organet dhe vendimet që do të dilnin të kishin një bazë sa më të gjerë përfaqësuese e forcë vepruese. Edhe unë, si gjithë shokët, u angazhova direkt në realizimin e detyrës së re e të rëndësishme që morëm përsipër dhe, për këtë qëllim, shkova në Pezë për t'u takuar me babë Myslimin.

Si në të gjitha rastet e tjera, Myslimi u shpreh dakord dhe i gatshëm të merrte pjesë në mbledhjen që propozonte Partia Komuniste. Jo vetëm kaq, por me lidhjet e njohjet e tij, me influencën që kishte në elementë të ndryshëm nacionalistë, na ndihmoi për të zgjeruar më tej lidhjet tona. I kërkova Myslimit dhe ai më dha disa rekomandime për njerëzit që mund të ftonim në mbledhje dhe u tregua i gatshëm që, kur të vendosej përfundimisht kjo çështje, po ta ngarkonim, të bisedonte edhe vetë me ta. Ndër të parët që u përmendën ishin Haxhi Lleshi e Mustafa Xhani, të cilët prej kohësh ishin shprehur dakord me programin e Partisë, prandaj i kërkova Myslimit të na vinte në lidhje me ta dhe mundësisht t'i sillte paraprakisht në Pezë për t'u takuar.

Nuk kaloi shumë kohë nga kjo bisedë, kur Myslimi më dërgoi fjalë se në Pezë kishte ardhur Haxhi Lleshi. Të nesërmen ose të pasnesërmen u nisa për në Pezë dhe arrita në shtëpinë e Myslimit, ku kishte qëndruar ato ditë Haxhiu.

U përqafova me të dhe me Mustafa Kaçaçin, i cili kishte ardhur në Pezë bashkë me Haxhiun. Haxhiu akoma ishte i ri nga mosha, por jeta dhe hallet e bënin të dukej më i vjetër nga ç'ishte. Vishte një xhaketë lëkure, ishte i shkurtër nga shtati, por ndihej se kishte një trup të fortë. Më pëlqeu qetësia dhe maturia në të folur.

I thashë se më kishin folur Myslimi e shokë të tjerë për aktivitetin e tij në dobi të popullit, si kundër regjimit të Zogut, ashtu edhe kundër pushtuesve italiani. I fola më gjerësisht për programin e Partisi, për organizimin e luftës derisa të arrinim në kryengritjen e përgjithshme të të gjithë popullit shqiptar, për përpjekjet që kishim bërë deri atëherë, për sukseset dhe të metat e punës sonë, i tregova lfiu kishim pasur rezultate e ku jo, i theksova se, sidomos në Veri, Partia dëshironte ta forconte më shumë punën dhe këtë synim të saj ajo do ta mbështeste te populli i Veriut dhe te patriotët e ndershëm të këtyre krahinave. Pastaj, në bisedë e sipër i tregova dhe kërkova edhe opinionin e tij për idenë e organizimit të një mbledh jeje të gjerë të përfaqësuesve të popullit shqiptar.

Haxhiu më dëgjoi i përqendruar, duke iu përgjigjur herë pas bere ndonjë pyetjeje që bëja unë në mes të bisedës. Me përgjigjen e tij ai, sikurse e pritja, u shpreh edhe një herë në favor të programit të Partisë për luftë dhe aprovoi mendimin e një konference për bashkirnin e popullit shqiptar në këtë luftë.

Duke plotësuar kërkesën që i drejtova ai më bëri, gjithashtu, një tablo të situatës në Dibër, më foli për influencat e ndryshme atje, dhe nënvizoi se, me gjithë veprimtarinë përçarëse të parisë, të bajraktarëve, populli i Dibrës nuk do të vononte të fillonte një luftë të armatosur, të organizuar. Gjykimet dhe informacioni i saktë që më dha Haxhi Lleshi qe një ndihmë e madhe për punën tonë. Në mes të tjerash i kërkova Haxhiut të na rekomandonte nga elementët nacionalistë që njihte për t'u vënë në kontakt e për t'u përpjekur t'i futnim edhe ata në luftë.

Haxhi Lleshi më përmendi disa emra e në mënyrë të veçantë më fori për Mustafa Xhanin.

- E njohim Baba Fajën, - i thashë, - shokët tanë kanë biseduar me të dhe gëzohem që edhe ti ke të njëjtin mendim.

- Po Bazi i Canës, o Haxhi? - pyeti babë Myslimi që gjer atëherë kishte ndenjur si mënjanë duke ndjekur bisedën tonë.

- Vërtet, - i thashi' Haxhiut. - Ne e dimë se Abaz Kupi është një ish-oficer i Zogut dhe me ndjenja zogiste, por thuhet se është nga ata njerëz që do të luftojë.

- Në Pezë, - tha Haxhiu pasi u mendua pak, erdha duke kaluar nga Kruja. E takova Bazin, se kam një lloj miqësie me të; kur hyri Italia, ky qëndroi disa javë në shtëpinë time bashkë me familjen e disa miq të tij. I fola dhe ai m'u shpreh kundër pushtimit të vendit, shau Merlikën, Jakomonin, por, kur e pyeta se ç'mendim kishte për luftë të organizuar, m'u përgjigj

«Është shpejt Haxhi, italiani ka në dorë gurin dhe arrën. Do të na përvëlojë». T'i bie shkurt, - tha Haxhiu, - Bazi nuk m'u duk ta kishte me qejf këtë punë.

Ndenjëm gjatë duke biseduar me Haxhiun dhe me Myslimin dhe, pasi kaluam një natë në Cikallesh, te fshatarët patriotë Arif Xhafa e Qerim Shima, miq të Myslimit, të nesërmen në mëngjes u nisa për në Tiranë. Po atë ditë Haxhiu me Kaçaçin u nisën për në Martanesh, me porosinë tonë, ku do të takoheshiñ me Baba Fajën për t'i parashtruar idenë e Partisë Kemuniste për organizimin e mbledhjes. Baba Faja, mbasi e kishte dëgjuar Haxhiun me vëmendje, kishte ngritur ngadalë postiqen e vet, i kishte treguar armën e i kishte thënë:

- Nuk i keni rrëmbyer vetëm ju pushkët, për të luftuar të huajin që na ka zaptuar vendin, por edhe unë nuk e duroj dot zgjedhën që na e solli Zogu, duke ia shitur Italisë vendin tonë. Më keni me vete mua dhe tërë Martaneshin.

Rasti i Baba Fajës, i këtij kleriku patriot, nuk do të ishte i vetmi. Më pas pati edhe të tjerë klerikë, të cilët me shpirt e zemër, edhe me armë, u bashkuan me Luftën Nacionalçlirimtare. Veprimet e Mustafa Xhanit patën një rëndësi të madhe propagandistike në popull, se i tregonte atij se bindjet fetare janë tjetër gjë, kurse të qenët patriot shqiptar është gjë tjetër. «Pavarësisht se je mysliman, ortodoks apo katolik, detyra e parë jotja është lufta për lirinë e Shqipërisë». këtë u thoshte me luftën e vet Baba Faja të gjithë shqiptarëve. E kjo ishte plotësisht në përputhje me vijën e Partisë sonë Komuniste për bashkimin e mbarë popullit shqiptar në luftën për Tiri.

Ndërsa shokët anembanë vendit, në bazë të orientimeve e udhëzimeve që u kishim dërguar, vazhdonin punën duke studiuar gjithçka me thellësi e gjakftohtësi komuniste, udhëheqja e Partisë vendosi që në një mbledhje të posaçme të saj të analizonte rezultatet e arritura dhe të përcaktonte detyrat e masat konkrete për organizimin e Konferencës Kombëtare të përfaqësuesve të popullit shqiptar. Kjo u bë në ditët e para të korrikut 1942, pikërisht në atë mbledhje të Komitetit Qendror Provizor të PKSH, ku u morën edhe një sërë vendimesh të rëndësishme për likuidimin e punës armiqësore e fraksioniste të Anastas Lulës e të Sadik Premtes.* *( Shih më gjerësisht: Enver Hoxha. «Kur lindi Partia (Ku,jtime)», botim i tretë, f. 317.) Në këtë mbledhje, pra, ne shtruam idenë e rrahëm mendime edhe për organizimin e një Konference Kombëtare që do të vendoste zyrtarisht për bashkimin e popullit shqiptar në një organizatë lufta rake, e cila do të ishte Fronti Nacionalçlirimtar. Për këtë, shokëve që ishin në mbledhje, mbi bazën e një konspekti në formë pikash, u bëra një parashtrim mbi përcaktimin e platformës politike, me të cilën Partia Komuniste e Shqipërisë do të shkonte në Konferencë si iniciatore e saj, mbi domosdoshmërinë e një programi të peshuar me kujdes dhe tepër të saktë, si dhe për masat që duhej të merrnim që Konferenca të zhvillohej normalisht.

- Duhet të kemi parasysh dy gjëra, - u theksova shokëve, - e para: platformën, programin tonë, ne do t'ia paraqesim Konferencës, por në fakt ia paraqesim popullit dhe ai do ta aprovojë; s'na prishet puna se do t'u vijë thartë dy-tre vetave. Së dyti, - vazhdova, - atyre që mund të pyesin për çështjen e regjimit të ardhshëm në Shqipëri, do t'u themi se atë do ta vendosë vetë populli pas Çlirimit, me zgjedhje të rregullta demokratike. Gjithashtu, - theksova, - ne duhet të vemë në Konferencë si Parti dhe jo si individë, me një delegacion që do ta caktojmë bashkërisht, kurse të tjerët do të jenë nacionalistë që luftojnë aktualisht ose mendohet se do të luftojnë në të ardhmen. Në Konferencë duhet të vijnë, gjithashtu, edhe përfaqësues të Rinisë Komuniste dhe të Grave Antifashiste.

Pas meje diskutuan të gjithë shokët dhe në vija të përgjithshme u pranua platforma e Konferencës, u vendos të mbahej një referat kryesor, të cilin u ngarkova ta hartoja unë, si dhe dy nënreferate, njëri për rininë dhe tjetri për gruan. Për sa i përket pjesëmarrjes në Konferencë ramë dakord në parim për kriteret dhe u caktua një grup shokësh që do të përgatiste listat e të ftuarve.

Në këtë mbledhje u diskutua, gjithashtu, edhe për vendin ku do të mbahej Konferenca. Kisha menduar edhe më parë për këtë çështje dhe, së bashku me disa shokë, kishim arritur në mendimin që Konferencën ta bënim në Pezë të Madhe. E bëra këtë propozim në këtë mbledhje të Komitetit Qendror duke u mbështetur në disa argumente.

- Mbajtja e një mbledhjeje të tillë në Pezë, fare pranë Tiranës, - theksova në mes të tjerash, - do të jetë një sfidë e fortë ndaj okupatorëve dhe Merlikës. Duke e zhvilluar këtë eveniment në Pezë, do t'u themi atyre: KJa, nën hundën tuaj, ne organizuam një konferencë të të gjithë popullit, për të kuvenduar rreth kryengritjes së armatosur». Kështu do t'i tregojmë armikut pushtues e tradhtarëve forcën politike, organizative dhe ushtarake të Partisë Komuniste të Shqipërisë. Kjo do ta tmerrojë e do ta tërbojë armikun, kurse popullit do t'i japë guxim e besim.

Ky ishte aspekti politik i çështjes; për sa i përket anës tjetër: sigurimit të pjesëmarrësve dhe zhvillimit pa incidente të Konferencës, edhe në këtë drejtim Peza i plotësonte të gjitha kushtet. Peza ishte vendlindja dhe fusha e luftës e babë Myslimit. Atje, në Pezë të Madhe, forcat luftarake partizane, të përbëra nga komunistë e patriotë fshatarë, si dhe e gjithë krahina e Pezës, e cila kishte hyrë në luftë të armatosur kundër pushtuesve, do të siguronin qetësinë që i nevojitej mbledhjes për të zhvilluar punimet dhe për të marrë vendimet historike.

Shokët ranë dakord qhe u vendos që mbledhja të mbahej në Pezë të Madhe, kurse çështja e kohës, në mos gaboj, u la për nga mesi i gushtit.

Menjëherë pas kësaj iu futëm punës për përgatitjen dhe organizimin e Kozlferencës. Ishim të ndërgjegjshëm se Konferenca për të cilën punonim do të ishte një ngjarje e madhe me rhndësi historike, një nga konkretizimet e vijës marksiste-leniniste të Partisë Komuniste të Shqipërisë. Reperkusionet e saj do të ishin të pallogaritshme.

Qysh në mbledhjen e korrikut kishim vendosur që njerëzve patriotë dhe «na.cionalistëve» do t'u merrnim pëlqimin nëse pranonin të ishin pjesëmarrës në Konferencë e do t'u parashtrhnim në vija të përgjithshme qëllimin e saj, për t'u dhënë mundësi të përgatiteshin për të folur, por nuk do tu tregonim as ditën, as vendin, për arsye konspiraci:)ni. Mbledhja duhej të ishte e gjerë, por kjo duhet kizptuar jo në sensin numerik, por në shkallën e përfaqësimit, sepse edhe për arsye konspiracioni një mbledtje me 50 apo 100 veta nuk do të ishte e përshtatshrne. Rëndësi kishte që pjesëmarrësit të ishin njerëz :,ne peshë e influencë në popull, patriotë dhe të përfkqësonin vendin nga Veriu në Jug. Emrat e disa prej patriotëve të shquar, si: Myslim Peza, Haxhi Lleshi e Mustafa Xhani ishin shënuar prej kohësh në listë dhe bri emrit të tyre nuk kishte asnjë pikëpyetje për qëndrimin e tyre ndaj Luftës Nacionalçlirimtare dhe Partisë Komuniste. Për të tjerët diskutonim vazhdimi-~ht.

- Abaz Kupi duhet të ftohet patjetër, - më thotë një ditë Mustafa Gjinishi.

- Pse patjetër? - t pyeta më tepër për t'ia ftohur pak entuziazmin, sepse në fakt kishim vendosur t'i bënim ftesë Bazit.

- Është patriot i madh, - e zbuti tonin Mustafai. - Ai ka luftuar në Durrës më 7 prill.

- Që ka qenë në Durrës, - iu përgjigja, - e di. Mbase edhe ka luftuar. Po a luftoi për Shqipërinë, apo për Zogun, këtë nuk e di. Di gjithashtu, - i thashë, - se qysh se është kthyer, Bazi jo vetëm nuk lufton, por, për çudi, edhe italianët nuk e ngasin. Di gjë ti për këtë?

- Ka influencë në Krujë dhe Merlika ia ka frikën, - u përgjigj Mustafai.

- Koha do ta tregojë, - iu përgjigja dhe ula kokën mbi materialin që kisha përpara, duke i lënë të kuptojë se isha i zënë.

Mustafai u nis të dalë, por, kur iu afrua derës, i fola:

- Dëgjo Mustafa, si mendon ti, po t'i bënim ftesë Abaz Kupit, a do të vinte në Konferencë?

Gjinishi u gjallërua menjëherë dhe u afrua te tavolina ku po punoja.

- Ma lër mua në dorë këtë punë, shoku Taras!

- Mirë, - i thashë, - ti bisedoje një herë me Bazin, por nga ana jote, pa i treguar gjë konkrete. Dhe, kujdes, - e porosita, - të mos mendojë Bazi se ne i lutemi të vijë. Në dashtë të vijë, mirë, në mos dashtë, udha e mbarë.

- Të siguroj që do të vijë! - Me këto fjalë u largua Mustafa Gjinishi e, me siguri, siç u qartësua më vonë, vajti të koordinonte punët me rezidentin tjetër të Intelixhens Servisit, Abaz Kupin. Ndërkohë ne kishim bërë sondazhet dhe e dinim që Bazi dhe elementë të tjerë prozogistë ishin shprehur se do të vinin.

Pikërisht, në valën e këtyre përgatitjeve, shokët e Vlorës na propozuan të ftonim në Tiranë Sk2~nder Muçon dhe të bisedonim me të. Skëndcr i\luços ia kisha dëgjuar emrin, por personalisht nuk e njihja. Në rrethet intelektuale të Tiranës kisha dëgjuar të flitej mirë për të, thuhej se ishte avokat i zoti dhe i bëhej reklamë si njeri i mësuar, erudit, i zgjuar dhe jo i korruptuar. Né Tiranë, në Vlorë e gjetkë i kishte dalë nami se ishte demokrat dhe shokët e Vlorës na e rekomandonin si një element me perspektivë. Ai duhej të ishte disa vjet më i rnadh nga unë, kishte mbaruar studimet për drejtësi né Itali. Nuk ishte nga ata që tregoheshin antizogistë të hapur, por edhe të afishohej pro regjimit nuk e bënte. Ishte, si me thënë, një konformist «me zor» dhe flitej se pikërisht për këtë arsye kishte preferuar të bëhej më mirë avokat sesa gjykatës dhe të ishte «i lirë dhe i paangazhuar».

Duke i ditur të gjitha këto si dhe informatat e veçanta që na dërguan Hysni Kapoja dhe shokë të derë të Vlorës, ne e pranuam, pra, propozimin për t'u tatuar me të dhe i lajmëruam shokët që ai të nisej për në Tiranë. Skënder Muçon e shoqëronte «Mentori»* *( Pseudonimi i Ibrahim Dervishit.) një nga shokët më aktivë në qarkun e Vlorës.

Në kohën e caktuar Skënder Muçoja, i shoqëruar nga Mentori, u paraqit në bazë. Kishim zgjedhur, më duket, shtëpinë e një miku patriot legal, me qëllim që edhe ta impresiononim ca këtë avokat të borgjezisë, edhe t'i jepnim mundësi ta shihte realitetin ashtu siç ishte, të bindej se ne kishim lidhje të forta edhe me patriotë të tjerë të njohur dhe se nuk kishim frikë nga raprezaljet e pushtuesit.

U takuam, shkëmbyem përshëndetjet e pyetjet e rastit dhe, kur pashë që Skënderi po priste të filloja unë, i fola:

- Zoti Skënder, as ju dhe as ne nuk tremi kohë për të humbur, prandaj mendoj që né fillim të parashtroj unë pìkëpamjet e Partisë Komuniste për situatën dhe ç'duhet bërë né të ardhmen. Pastaj unë, si përfaqësues i saj, do të dëshiroja të dëgjoja mendimin tuaj.

- Dakord, - m'u përgjigj Skënder Muçoja.

Atëherë e mora fjalën dhe i bëra një përmbledhje të gjendjes politike dhe të luftës, i vura né dukje barbarizmat dhe natyrën agresive të fashistëve gjermanë e italianë, pastaj hyra né gjendjen tonë të brendshme dhe parashtrova gjerësisht se si e gjykonim ne këtë.

- Mendimi ynë është, dhe këtë ne kemi filluar ta vëmë né zbatim, - i thashë né konkluzion të kësaj çështjeje, - se duhet të ngrihemi të gjithë né luftë kundër pushtuesit, të përsëritim epopenë e Vlorës të 1920-ës dhe të të gjitha luftërave heroike që tra bërë shqiptari kundër pushtuesve të ndryshëm, që nga koha e Skënderbeut.

- Por, zoti Hoxha, - ndërhyri papritur Skënder Muçoja, - më lejoni t'ju kujtoj se Italia e sotme nuk është më ajo e 1920-ës. Tani. . .

- E di ç'doni të thoni, - e ndërpreva, - por ne nuk duhet të frikësohemi nga forca e Italisë fashiste. Po të studiojmë historinë e luftërave të popullit tonë, do të shohim se né të gjitha kohët armiqtë tanë kanë qenë shumë më të mëdhenj, më të fuqishëm, dhe forttë armatosur, por popullli ynë i vogël asnjëherë nuk është trembur. Ky është një fakt historik. Ai tra ngritur krye, tra luftuar dho tra fituar né betejat kundër tyre, pra, ndonëse i vogël, i tra mposhtur, ashtu sikurse Davidi luftoi dhe e mposhti Goliatin. Dhe të mosharrojmë, zoti Skënder, se né të kaluarën né luftërat tona kemi qenë kurdoherë vetëm kundër armiqve.

Asnjë shtet nuk na tra përkrahur jo vetëm materialisht, por as politikisht dhe as moralisht. Do të gjejmë në histori vetëm disa shkrimtarë ose poetë që më vonë té bénin ndonjë shkrim ose poezi për trimëritë e Skënderbeut dhe të shqiptarëve dhe për rolin e tyre të madh né mbrojtjen e qytetërimit perëndimor nga invadimi i osmanllinjve. Kurse aktualisht, - vazhdova,

- puna qëndron ndryshe: E gjithë bota demokratike, të gjitha shtetet përparirntare, Bashkimi Sovjetik, né radhë të paré, po edhe Anglia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës etj. janë ngritur né luftë kundër bishës së egër nazifashiste gjermano-italiane. Pra, në këtë luftë ne nuk jemi vetëm si më paré. Por ne duhet të mendojmë si të organizohemi se, siç thotë populli, «po nuk qau foshnja, nuk i jep sisë nëna»; po nuk u organizuam për luftë dhe të ngrihemi të luftojmë, nuk mund të fitohet as uria, as pavarësia dhe as sovraniteti i atdheut.

Kështu tra gjykuar Partia jonë Komuniste dhe prej kohësh po punojmë të grumbullojmë popullin tonë në një unitet luftarak, po i sqarojmë atij qëllimet e luftës, po e bindim se vetëm nëpërmjet kësaj do të çlirohet atdheu e do të realizohen dëshirat dhe aspiratat e tij.

Siç ju kanë thënë edhe shokët tanë né Vlorë, ne po punojmë për bashkimin e popullit né një organizatë antifashiste dhe jemi përpjekur e po përpiqemi që me









këtë platformë të Partisë Komuniste të Shqipërisë të bashkohen edhe gjithë patriotët e ndershëm, kudo që janë, pa marrë parasysh krahinat, besimet fetare ose botëkuptimet politike. Nga ky Front duhet të përjashtojmë fashistët shqiptarë dhe tradhtarët. Ky do të jetë një Front lufte, një bashkim i madh i tërë popullit për ta hedhur fashizmin në det. Ju këto besoj i kuptoni mirë, zoti Muço, se jeni me origjinë nga Vlora heroike.

- I kuptoj, - më tha avokati, - vetëm se për të bërë këtë luftë, që thoni ju, duhen armë. Ku do t'i gjejmë armët?

- Shumë na e kanë bërë këtë pyetje, - iu përgjigja, - por të mos harrojmë se as baballarët, as gjyshërit tanë dhe as ne nuk tremi pasur e nuk tremi fabrika armësh, por armë kemi pasur dhe do të tremi. Do ta nisim me ata dyfekë të vjetër që tremi, pastaj armët do t'ia marrim armikut duke luftuar, duke e vrarë, dulce i sulmuar depot.

Skënder Muçoja dëgjoi me vëmendje ekspozenë time, unë e falënderova për këtë dhe, dulce përfunduar, i thashë:

- Kemi bindjen se ju, si patriot dhe demokrat, do të jeni në parim pro për këtë mbledhje dhe shpresojmë se do të vini autoritetin tuaj në balancën e kësaj vepre të shenjtë. Tani po jua lë juve fjalën, për të shprehur mendimin që treni për këto që ju parashtrova.

Skënder Muçoja e filloi dhe e mbaroi bisedën e tij si avokat që ishte, me një logjikë gjoja të shkëlqyer, por që nuk shkëlqente aspak. Ishte në emfazë, kalonte në bisedë të qetë, afirmonte, rikthehej me metafora, përdorte frazeologjinë e simboleve, diskutonte duke pyetur, pa vënë pyetje direkte, tërhiqej me marifet nga ato që thoshte pak më parë, për të mos u komprometuar në ndonjë vendim të përcaktuar. Dulce biseduar me të, e kuptova që të vetmet «argumente» që mbështetnin namin e tij si «njeri i zgjuar dhe i zoti» ishin dredhitë, inkoherenca né gjykime, avancimet e tërheqjet pa parim. «Zotësia» dhe «zgjuarsia» e tij ishin fiktive, ishin cilësi të një avokati, i cili, me dinakëri dhe retorikë boshe, mbronte fajtorët përpara një trupi gjykues borgjez, që s'përfaqësonte tjetër veçse një borgjezi me hajdutë e me kriminelë, nga gjiri i të cilëve dilnin ata fajtorë që mbronte Skënder Muçoja. Edhe né bisedën me mua, me fjalë të zgjedhura e të limuara, ai u përpoq të shkëlqente, por retorika dhe fjalët e tij nuk mund as të na bindnin, as të na impresiononin ne që kishim logjikën marksiste-leniniste.

Né esencë biseda e tij ishte kjo: Pranoi gjendjen e vështirë të vendit dhe dënoi pushtuesin fashist, u hoq si demokrat antifashist, por nuk mungoi të më bënte një tiradë të gjatë, megjithëse nuk ishte as vendi, as momenti për të më mbushur mendjen se populli italian ishte «i talentuar, i mirë, punëtor e demokrat» dhe se ky nuk duhej konfonduar me fashistët italianë (!). Unë i ndërhyra, duke i thënë:

- Ne na ka pushtuar Italia fashiste dhe këtu kemi né zverk armata të tëra që duhet t'i luftojmë. Ç'është populli italian né parim, ajo është tjetër punë, por aktualisht Musolini e ka hedhur né luftë kundër nesh, prandaj ne duhet të luftojmë.

- Né përgjithësi jam dakord, - pretendoi Skënder Muçoja, - por nuk mund të jem plotësisht me argumentet tuaja që Gjermania dhe Italia do të thyhen aq kollaj. Shihni si i kanë vënë përpara edhe Bashkimin Sovjetik, edhe Anglinë, Francën etj. Shtetet e Bashkuara të Amerikës akoma nuk angazhohen si duhet, prandaj duhet të mendohemi miré pa të hedhim çapin dhe Vi shtrijmë këmbët sa kemi jorganin.

- Nuk mund ta pranoj këtë vlerësim që i bëni ju situatës, - i thashë. - Është e vërtetë që vendet e Boshtit kanë një supremaci të përkohshme, por té mos harrojmë se -blic krigu» i Hitlerit dështoi dhe armatat e tij po angazhohen né një luftë të gjatë e të vështirë. Faktori kohë punon për aleatët. Pastaj, prapavijat e pushtuesve, këtu flas edhe për Shqipërinë, po bëhen e do të bëhen akoma më të shqetësuara. Unë jam i sigurt që koalicioni antifashist i popujve do të fitojë.

Skënder Muçoja më dëgjonte me buzëqeshjen e një njeriu që «i di miré këto punë».

- Zoti Hoxha, - më tha, - ju e dini se jam demokrat dhe si i tillë unë uroj fitoren e Anglisë dhe të Amerikës, shtoj edhe të Rusisë, por ne duhet, mendoj unë, të presim akoma dhe të evitojmë goditjet shkatërrimtare, duhet të presim që aleatët tanë të konsolidojnë frontet dhe të kundërsulmojnë me fitore. pastaj të futemi edhe ne né valle.

- Mirë, zoti Skënder, - i them, - por edhe nga pikëpamja e solidaritetit me aleatët nuk është e drejtë që ne të mos luftojmë, kur ata luftojnë. Ju kërkoni stabilizimin e frontit nga aleatët dhe, nga ana tjetër, kërkoni që prapavijat e fashistëve të jenë të qeta. Kjo nuk është logjike. Ca më keq nga ana kombëtare. Ne e kemi armikun né vatër, na shtyp, na g jakos dhe ne të mos luftojmë e të mos mbrohemi? Skënderbeu iku nga Anadolli, u kthye né atdhe dhe filloi luftën kundër turqve, kurse ne, duke qenë brenda né at dheun tonë, të mos luftojmë? Ky do të ishte një gabim tragjik e i pafalshëm.

Skënder Muçoja ndërhyri:

- Mos më keqkuptoni, unë dua të luftoj, por jemi të paorganizuar.

- Thirrja jonë është pikërisht që të organizohemi dhe, që të organizohemi, duhet të mblidhemi, të diskutojmë e të vendosim. Këtë propozojmë ne.

- Por në atë mbledhje që propozoni, - tha Skënder Muçoja, - nuk do të vemi të barabartë, ju do të vini si Parti, ne do të vijmë si persona.

- Ka parti tjetër në vend, zoti Skënder? - e pyeta dhe ia mbërtheva sytë.

- Jo, s'ka, - mërmëriti avokati.

- Atëherë, jemi të detyruar t'u bëjmë thirrje personave. Ne dimë se personat, të cilëve u drejtohemi, kanë influencë në njerëzit e tjerë dhe kjo na gëzon, siç duhet t'ju gëzojë edhe ju ekzistenca e Partisë sonë.

- Ashtu është, - tha Skënder Muçoja, - por ne nuk mund të jemi dakord me programin e Partisë suaj, ju jeni për vendosjen e sovjetëve.

- Gaboheni, - i thashë, - Partia jonë ka programin e vet, ku flitet qartë për qëllimet e saj. Atje nuk flitet se ne do të vendosim sovjetët si në Bashkimin Sovjetik; ne kemi deklaruar dhe e deklarojmë se çështjen e pushtetit do ta zgjidhë e do ta vendosë vetë populli, kur të çlirohet. Në fakt, zoti Skënder, unë mund t'ju them se elementë zogistë kanë pranuar të vijnë në mbledhje, prandaj ajo që thoni ju nuk është një arsye e shëndoshë që ta refuzoni ardhjen.

- Të më kuptoni, zoti Hoxha, unë nuk e kam thënë fjalën akoma, vij apo nuk vij, por disa sqarime dhe pyetje po bëj.

- Jo, - i thashë, - nuk jam aspak kundër pyetjeve dhe sqarimeve.

- Ja, për shembull, - vazhdoi Skënder Muçoja, - pse ju komunistët vini në kapela yllin dhe jo shqiponjën, pse në krye të shqiponjës në flamur i vini një yll të kuq? Zogu, më falni, - tha Skënderi, - kishte vënë kurorën, Italia shqiponjës i vuri dy sëpatat, ju i vini yll të kuq?

- Zoti Skënder Mugo, - i them, - ne komùnistët kemi luftuar, jemi vrarë e burgosur nga Zogu, prandaj e urrejmë atë dhe kurorën që ai i kishte vënë flamurit dhe shqiponjës. Askush nuk mund ta errësojé luftën e ashpër që Partia jonë i bën Italisë fashíiste dhe fashiove të Liktorit.

Ylli ynë është ylli i lirisë, i asaj lirie që fitohet me gjak duke luftuar, është simboli i një bote të re, i një Shqipërie demokratike. Ylli i kuq është shenja dalluese e partizanëve që luftojnë me të në ballë dhe me flamurin e Shqipërisë në dorë, me yllin e kuq mbi shqiponjën. Populli ynë, kur flet për një trim që do ta përcaktojë si të tillë, i vë epitetin shqiponjë, trim me y11 në ballë. Kjo është një e drejtë jona dhe nuk duhet të jetë një pengesë për të ardhur në mbledhje. Atje edhe këtë çështje mund ta ngrini, jeni të lirë dhe si jurist ju duhet të dini se Mbledhja Kushtetuese, që duhet të mblidhet kur të çlirohet vendi, do të caktojë edhe formën e regjimit, edhe flamurin dhe ajo do të vendosë nëse do të ketë flamuri yll apo jo.

- Jam i qartë, - tha Skënder Muçoja. - Ju falënderoj për ekspozenë dhe ftesën që më bëtë, unë nuk mund t'ju jap dot aprovimin që tash, se më luhet të kthehem në Vlorë, të konsultohem me shokë dhe do t'ju përgjigjem.

- Besoj, - i thashë, - se brenda dhjet; ditëve do të kemi një përgjigje pozitive.

- Oh, brenda dhjetë ditëve, patjetër.

Kështu u ndamë me Skënder Muçon. Ngx biseda që pata, dhe këtë ua thashë dhe shokëve, krijova bindjen . se populli dhe Lufta Nacionalçlirimtare nuk mund të prisnin gjë të mirë prej tij. Ai ishte një borgjez intelektual që, nga brenda, në shpirt, qe mbrujtur me tiparet .e asaj borgjezie që gjykonte dhe të atyre fajtorëve që mbronte, por mbante dhe ruante një maskë prej dernokrati dhe, meqë me zanatin e tij siguronte të ardhura, afishohej si një njeri i profesioneve të lira, i pavarur nga çdo pushtet, me një «pavarësi në mendime» që u përpoq ta tregonte edhe me mua.

Më vonë, Skënder Muçoja «demokrat», i vuri pushkën partisë dhe popullit, por ne iu përgjigjëm me pushkë këtij tradhtari.

Pikërisht në këtë kohë, shokët më ngarkuan t'u propozoja të merrnin pjesë në Konferencë edhe Bahriut e grupit të tij.

-- 1Kam biseduar shumë me Bahri Omarin dhe me tarafin e tij, - iu përgjigja shokëve, - dhe jam i bindur se të gjithë ata e kanë zgjedhur tashmë rrugën e tyre.

- Të provojmë edhe një herë, Enver, - më thanë, - dhe ti mund ta bësh më mirë këtë.

- Nleqenëse po ma ngarkoni këtë detyr'ë, - u thashë, - po e pranoj.

Shkova, e takova dhe i thashë se «ne mcendojmë që duhet të shkëmbejmë mendime me njëri-tjetrin, se duhet të sheshojmë mosmarrëveshjet dhe të arrijmë në interes të atdheut, në ndonjë mbledhje të përbashkët kundër armikut pushtues, ashtu siç kanë vepruar edhe patriotët e vendit tonë në të kaluarën» etj. Bahriu, ashtu siç prisja, nuk pranoi një propozim të tillë. Unë nuk ia zgjata më.

U tregova shokëve për rezultatin e takimit me Bahriun dhe vendosëm të çanim nga ana e Kolë Tromarës dhe e Sheh Karbunarës. Me gjithë dyshimin që kisha për suksesin edhe të këtij «misioni», e mora përsipër edhe këtë barrë. Vendosa të lidhesha me Shehun, me të cilin mbaja marrëdhënie «të mira», sepse me Kolë Tromarën, që nuk e honepsja dot, e dija që nuk mund të bisedohej.

Sheh Karbunara nuk ishte në Tiranë. Ai qëndronte në rezidencën e vet fetare në Lushnjë, pranday mendova të vihesha në kontakt me të nëpërmjet djalit të tij Hysenit, me të cilin kisha njohje, sepse ishte .baxhanak me Syrja Selfon. Marrëdhëniet e mia me të qenë të mira dhe tek ai kisha qenë edhe më parë, por edhe më pas, kur isha hedhur në ilegalitet, sepse Hyseni në atë kohë hiqej se ishte me ne. Po kështu, edhe gjatë Luftës Nacionalçlirimtare ai hiqej si simpatizanti i luftës, por pas Çlirimit filloi të lëvizte bishtin dhe u përzie me armiqtë e popullit, si me Shefqet Bejën e të t j erë.

I shkoj Hysenit në shtëpi dhe i them:

- Dëgjo Hysen, do të vesh në Lushnjë te baba Shehu dhe do t'i thuash: «Enveri kërkon një takim me ty dhe me Kolë Tromarën dhe, po të dëshirojnë ata, edhe me Sejfi Vllamasin».

Hyseni hapi sytë, megjithatë pranoi ta kryente porosinë. Siç dukej, digjej të merrte vesh edhe vetë ndonjë gjë, prandaj më pyeti:

- Po të më pyesë Shehu se për ç'takim është fjala, ç't'i them?

- I thuaj, - iu përgjigja, - se Enveri ka diçka me rëndësi për të biseduar me ju. Vetëm kaq.

E dija se Shehu do të bëhej kurioz dhe do ta pranonte takimin. «Qorri», kështu e thërritnim Hysenin, se kishte një sy të dëmtuar, u nis për në Lushnjë.

Pas disa ditësh, më erdhi lajmi në bazën ilegale ku rrija se Hyseni kërkonte të takohej me mua. Shkoj një natë në befasi në shtëpinë e tij dhe ai më thotë se Shehu pranonte në parim të takohej, por kur të vinte në Tiranë do të bisedonte me shokët e tij dhe do të më lajmëronte.

Më në fund erdhi lajmi se Sheh Karbunara, Kolë Tromara dhe Sejfi Vllamasi pranonin takimin dhe këtë takim do ta bënim te shtëpia e Kolë Kuqalit, mikut tonë të përbashkët. Rashë dakord. Në datën dhe në orën e caktuar vajta. Gjikë Kuqali ishte shoku ynë, kurse babai i tij, Kola, po ashtu ishte simpatizanti ynë. Kur hyra në dhomë, i gjeta që të tre, se kishin vajtur më parë.

- Të largohem unë? - pyeti Kolë Kuqali.

- Jo, - i them unë, - ti nuk je i tepërt për mua, vetëm po të mos duan miqtë.

- Bah, - u hodh Kolë Tromara, - ju mbaheni nga degët, kurse trungu është yni, - duke bërë aluzion për Gjikën dhe për Kolën. - Ne, - vazhdoi Kolë Tromara, - jemi miq me Kuqalët që në Amerikë, jemi nga ata të «Vatrës».

- Sa mirë që Kuqali është mik edhe juaji edhe yni, - i them Kolës, - dhe unë mendoj se më i fituari është ai që ka me vete edhe trungun, edhe degët.

- E, - tha Kolë Tromara, - ç'do të na thuash shoku kuqalash që na mblodhe?

Atëherë fillova t'u flisja për nevojën e luftës kundër pushtuesve e kuislingëve, për nevojën e një takimi të përbashkët, ku të shfaqim lirisht mendimet mbi organizimin e kësaj lufte etj., etj.

Pasi mbarova unë, e mori fjalën Kolë Tromara dhe më zhvilloi një «leksion» ku spikatnin po ato mendime që i njihja nga Bahriu e nga të tjerë, por më me fodullëk, më me arrogancë, bile nuk mungonte edhe forma fy ese, me shprehje si «ju njoh mirë unë ju kuqalashët», «kam pasë të bëj me ju», «ju dëgjoni Stalinin» etj.

I ndërhyra dhe i thashë:

- Zoti Tromara, këtu nuk kam ardhur të diskutoj çështje ideologjike, unë nuk zura në gojë pikëpamjet tuaja politike, pse kam edhe unë të them boll për ju.

- Fol, - tha Kola, - ne ballin e kemi të hapët.

- Kurse ne, - i thashë, - e kemi edhe të hapët, edhe të pastër e pa njolla, por unë kam dashur të piqem me ju, jo për t'u grindur, se, po të doni, edhe atë jam gati ta bëj, por kam ardhur të merremi vesh, të lëmë mënjanë mosmarrëveshjet për hir të çështjes së madhe të çlirimit.

- Po kush mendoni ju se do ta çlirojë këtë atdhe dhe si do ta çlirojë? - pyeti ai.

- Populli, - i them, - dhe ne të gjithë bashkë me të, me luftë dhe pa kompromis.

- Ha! Ha! Ha! - qeshi me ironi Kolë Tromara, - pa kompromis! Po ajo që bëri Stalini me Hitlerin ç'ishte, zoti kuqalash?

Tromara e kishte fjalën për Traktatin e mossulmimit që kishte përfunduar më 1939 Qeveria Sovjetike me Gjermaninë, pasi ishin refuzuar të gjitha propozimet që u kishte bërë ajo Anglisë e Francës, për të përballuar së toku rrezikun nazist. Ky veprim i mençur i Stalinit, që ua dogji kartat në duar atyre që donin të bënin sehir shkatërrimin e Bashkimit Sovjetik nga Gjermania hitleriane, i tërboi reaksionarët, të cilët filluan të shpifin, dhe jehonën e këtyre shpifjeve e dëgjojmë edhe në ditët tona, se gjoja Stalini bëri kompromis me Hitlerin, se Bashkimi Sovjetik ndau zonat e influencës me Gjermaninë e të tjera, e të tjera si këto.

- Stalini, - i them, - i nderi dorën Çembërlenit dhe Daladiesë suaj, mikut të idhullit tuaj, Heriosë, dhe ata jo vetëm që ia refuzuan dorën, por u përpoqën dhe ndërsyen Hitlerin kundër Bashkimit Sovjetik.

- Ohu, - tha Kola, - sa herë i kam lexuar unë këto dëngla nga Moris Torezi në Paris!

- Zoti Kolë Tromara, - iu përgjigja, duke u përpjekur të ruaja qetësinë, - më bëre një pyetje, t'u përgjigja. S'është faji im që ti nuk e njihke mirë historinë, ndonëse të afërt. Më mirë të kthehemi atje ku e zumë bisedën. Unë të thashë se luftën do ta bëjë populli dhe ne tok me të. Ti ç'thua për këtë? Më duket se këto mënyra që përdor për ta ndërruar thelbin e bisedës e për t'u hedhur degë më degë jo vetëm nuk janë të mira, por tregojnë se ti nuk do t'i përgjigjesh pyetjes sime. Do të luftojmë apo jo kundër Italisë fashiste, të cilën bashkë rae aleaten e saj, Gjermaninë naziste, i lufton gjithë bota?

Kolë Tromara turfulloi e s'bëri zë. Kur pa që Kola mbeti keq, hyri në bisedë Sheh Karbunara.

- Do të luftojmë, - tha Shehu. - Derisa inglizi lufton, edhe ne do të luftojmë.

- Atëherë, - u them, - gjëja kryesore na bashkon dhe kjo është kryesorja.

Kërceu Kolë noprani dhe tha:

- Pse, me pesë rupe në xhep do të vemë në luftë? Ku i keni armët?

- Ç'thotë kështu zoti Kolë, o baba Sheh, - i drejtohem këtij, - ky as në parim më duket se nuk do që të luftojë.

Mendoja ta futja një «pykë» në mes Kolës dhe Shehut. Por kjo nuk pati sukses, pse Shehu, duke kruajtur mjekrën, tha:

- Po, ajo që tha KOla është e vërtetë. Ku i kemi armët ne? Italia i ka plot depot.

- T'ia marrim Italisë dhe, që t'ia marrim, duhet të guxojmë të luftojmë, - iu përgjigja. - Zoti Kolë, - i them, - ju i dini fjalët e Dantonit «Guxim, guxim dhe prapë guxim».

- Ne, - tha Kola, - jemi kartezianë dhe mbi gjithçka vëmë arsyen, logjikën.

- Më duket se kartezianë jeni vetëm me fjalë se, po të kishit njëfarë arsye dhe ta analizonit gjendjen, të paktën siç bënte Dekarti, bisedimet tona do të kishin njëfarë rezultati. Të paktën spastroje tryezën, zoti Kolë, - i them, - nëse je racionalist, siç pretendon, mos e ngarko siç po bën dhe tregohu të paktën nacionalist.

Por Kola e kishte lëshuar fjalën «kartezian» vetëm për të impresionuar Shehun dhe Sejfiun, që as ia kishin dëgjuar ndonjëherë emrin Dekartit. Kërceu Sejfi Vllamasi dhe përsëriti avazin e vjetër të «baballarëve» pseudopatriotë:

- Mirë, mor Enver, por a keni menduar se të luftosh, do të thotë të vritet populli, të digjet vendi? Ne kemi përgjegjësi të madhe për këtë.

- Zoti Sejfi, - i thashë, - kur vendos të luftosh, edhe do të vritesh, por edhe do të vrasësh, edhe armiku do të të djegë, por edhe ne do ta djegim. Gjithë bota po digjet. Po pse digjet? Pse lufton? Sepse kërkon të çlirohet nga robëria nazifashiste. Përjashtim mendoni të bëni zotëria juaj nga ky ligj i luftës?

- Jo, - tha Sejfiu, - ne mendojmë edhe të luftojmë, edhe të bëjmë politikë, domethënë të dredhojmë, që edhe mishi të piqet, edhe helli të mos digjet.

- Kjo është rruga më me mend, - tha Shehu, dhe këtë rrugë duhet ta ndjekim.

- Po kësaj i thonë të mos luftosh, por të bashkëpunosh me okupatorin, more baba Sheh. Kjo rrugë është vetëvrasje! - i thashë. - Jo, ne komunistët jemi për një rrugë krejt të kundërt nga kjo juaja.

- Atëherë ç'kërkoni nga ne, - tha Kola duke ngritur kokën, i skuqur nga inati, - shkoni dhe luftoni, s'ju mban njeri.

- Jo, leje nga ju ne as tremi kërkuar, as kërkojmë për të luftuar, por Partia ju bën thirrje që të luftojmë së bashku dhe këtë e quajmë një detyrë patriotike.

- Zoti Enver, - pyeti Sejfi Vllamasi, - si do të vemë në këtë mbledhje?

- Në mënyrë ilegale, - iu përgjigja dhe i shpjegova në përgjithësi pikëpamjet kryesore që Partia jonë do të shtronte në këtë vend për diskutim. Ndërsa unë po bëja këto sqarime, ndërhyri Kola:

- Ju si do të veni në mbledhje, si individë, si ne, apo si Parti?

- Si Parti, kuptohet.

- Sa bukur e kanë menduar kuqalashët! Ata venë si Parti, ne të vemi si derrat dhe të na heqin prej hunde, - iu drejtua Tromara shokëve të tij.

- Nuk është e vërtetë ajo që thoni, - i përgjigjem Kolës, - nuk është faji ynë, pse ju s'keni parti.

Kola më ndërpreu dhe tha:

- Pritnani edhe ne të formojmë parti dhe të jemi baras.

- Më lejoni të mbaroj, - i them Tromarës. - E dyta, as nuk tremi ndër mend të heqim njeri prej hunde dhe nuk ia lejojmë kurrë vetes një gjë të tillë. Sa për të pritur që ju të krijoni parti, do të krijoni apo nuk do të krijoni, kjo nuk mund të jetë një arsye që ne të mos mblidhemi.

- Po kush do të jenë të tjerë në atë mbledhje? pyeti Shehu.

- Ne, - iu përgjigja, - u kemi bërë ftesë të gjithë atyre patriotëve, të cilët mendojmë se do të jenë të gatshëm të luftojnë për atdheun. Disa prej tyre kanë pranuar të vijnë, me të tjerët po bisedojmë. Ja, unë jam ngarkuar të marr aprovimin tuaj.

- Mirë, Enver, - kërceu Shehu, - por të presim edhe ca, të shohim si do të rrokulliset gjendja, shohim e bëjmë. Ç'na duhet që të mblidhemi? Bile na propozoni edhe në ilegalitet!

- Baba Sheh, - i thashë, - vendimet historike, populli ynë nuk i ka marrë kurrë në këmbë. S'të kujtohet Kongresi i Lushnjës, që u bë afër teqesë tënde? A mund të them pse u bë ai kongres, ç'na duhej ai kongres e pse nuk u prit edhe ca të bëhej ai kongres? Jo, baba Sheh, nuk është i arsyeshëm ky mendimi juaj.

Tromara i egërsuar, duke parë se shoku i tij e shkeli, tha:

- Zoti Enver, do përgjigjen nga ne? Po e them:

Ne nuk e pranojmë propozimin tuaj, nuk jemi dakord dhe nuk do të bashkëpunojmë me ju.

- Kjo është e qartë, - i thashë, - por po merrni

një përgjegjësi të rëndë përpara popullit dhe historisë. Ne ju dolëm borxhit. Po ju themi se do të luftojmë kundër okupatorëve dhe tradhtarëve, mbledhjen do ta bëjmë edhe pa ju, se populli është dhe do të jetë me ne! - (Më kishte ardhur në majë të hundës, por mbajta gjakftohtësinë gjatë gjithë kohës që vazhdoi biseda, nja 5 orë.) U ngrita dhe falënderova mikun toné, Kolë Kuqalin, u dhashë dorën ftohtë të tjerëve dhe u largova. Nga të tillë elementë s'kishte ç'prisje tjetër. Por, ndërsa këta patriotë të rremë kërkonin kohë «për t'u menduar», apo gjenin një mijë e një «justifikime» për ta sabotuar bashkimin e popullit dhe luftën e tij pa kompromis, vetë populli, bashkë me të edhe komunistët, nuk humbiste kohën «dulce u menduar», apo me biseda akademike. Realiteti po tregonte me shembuj të shumtë se, nën udhëheqjen e Partisë Komuniste, lufta e armatosur dhe organizimi politik i masave po ngriheshin në një nivel më të lartë, po realizohej një nga hallkat kryesore të programit të Partisë, krijimi i Frontit Nacionalçlirimtar. Momenti për ta sanksionuar de jure themelimin e tij kishte ardhur.





4. 16 shtator 1942





Populli me komunistët në ballë po shënonte faqe të lavdishme në historinë e tij shekullore. Në Vlorë, Skrapar, Kurvelesh, Elbasan, Përmet, Dibër, Shkodër, Mat etj. bëheshin aksione, ngriheshin njësi e çeta; në Tiranë gratë demonstronin. me forcë e përlesheshin me fashistët kundër dërgimit të djemve të tyre në ishujt e Italisë; më 24 korrik 1942 tz prenë linjat telefonike e telegrafike; lufta popullore po bëhej një realitet, ashtu si po bëhej realitet edhe paniku që i kishte hyrë armikut.

Gjatë kësaj kohe ne clo të ndienim së bashku me gëzimin e fitoreve edhe dh:imbjen e madhe për shokët e rënë në fushën e betejës d:he të nderit. Do të përsëritej në Shkodër historia e Oso, Kukës nga Perlat Rexhepi, Branko Kadija dhe Jordarl Misja, më lart do ta çonin heroizmin popullor dhe partizan komunistë të tillë, si: Myzafer Asqeriu në Gjirokastër, Teli Ndini në Vlorë, Misto Mame e Mihal Duri në Tiranë.

Lajmet për rënien e tyre heroike më gjenin në valët e punës për përgatitjÉ'n e Konferencës së Pezës.

Mposhtja dhimbjen dhe ulesha përsëri mbi referatin: Në çdo frazë të tij duhej të ushtonte gjëmimi i luftës që populli me komunistët në krye kishte shpërthyer dhe që pas Konferencës duhej të fuqizohej edhe më shumë. Askujt, më shumë se komunistëve, koha nuk i jepte të drejtën për t'i bërë thirrje popullit për luftë të pamëshirshme kundër armikut që kishte pushtuar vendin, asnjëri përveç komunistëve, nuk mund të dilte ballëlart e ndershmërisht para historisë së re që po shkruhej me gjakun e djemve më të mirë të popullit.

Referatin që do të mbaja në Konferencën e Pezës e përfundova aty nga fillimi i gushtit e, ndërkohë, kisha hedhur në letër edhe një projekt të Rezolucionit që do t'u paraqitej për aprovim pjesëmarrësve në Konferencë. Ndërkohë kishim marrë përgjigje pozitive nga një numër i madh të ftuarish. Ne, nga ana jonë, caktuam delegacionin që do të përfaqësonte në Konferencë Partinë Komuniste të Shqipërisë, si dhe Rininë Komuniste dhe Gratë Antifashiste Shqiptare dhe ishim gati e kishim marrë të gjitha masat; babë Myslimi priste vetëm datën e saktë, po kështu edhe Haxhi Lleshi, Mustafa Xhani e ndonjë tjetër. Vendosëm që një ditë, nga mesi i gushtit ose diçka më vonë, ta caktonim si ditën e fillimit të punimeve, por shumë «nacionalistë», si Lumo Skëndoja me shokë, ose «vonoheshin» të na jepnin përgjigje, ose kërkonin të shtyhej edhe ca data se «s'ishin përgatitur» dhe, kështu, hë sot, hë nesër, ditët iknin.

Sigurisht, ne nuk mund ta shtynim mbledhjen për në kalendat greke.

- Do t'u lëmë edhe një kohë zotërinjve «baballarë të kombit», - u thashë një ditë shokëve. - Po s'erdhën, do ta bëjmë pa ta.

Kështu vendosëm dhe caktuam përfundimisht që Konferencën ta zhvillonim në mesin e muajit shtator.

Që në dhjetëditëshin e parë të shtatorit unë dhe shokë të tjerë u vendosëm në Pezë dhe lëviznim vetëm në raste të domosdoshme. Aty kishim vendosur edhe një shtypshkronjë të vogël, ku do të shtypeshin rnaterialet që do të aprovonte Konferenca, Rezolucionin, ndonjë thirrje, trakt a komunikatë. Edhe ato ditë qenë plot tension, sepse, ndonëse masat qenë marrë me kohë, probleme kishte deri në çastin e fundit. Këtu, në prag të Konferencës, zhvilluam edhe një mbledhje të Komitetit Qendror, ku diskutuam kryesisht për evenimentin politik që po organizonim. Përveç anëtarëve të Komitetit Qendror Provizor, Kristo Themelkos, Ramadan Çitakut, Tuk Jakovës dhe meje, merrnin pjesë edhe Nako Spiru, si sekretar politik i Rinisë Komuniste të Shqipërisë, dhe Koço Tashkoja, si i ngarkuar në punën me nacionalistët. Në mbledhje aprovuam referatin që do të mbaja unë dhe dy referatet e tjera.

Në mënyrë të veçantë u morën masa nga celula e Partisë e çetës, si dhe nga komandanti i çetës, Myslim Peza, për sigurimin e Konferencës nga çdo sulm i mundshëm i armikut. Për këtë qëllim në të gjitha pikat e shtigjet, nga ku mund të vrojtoheshin ose të pengoheshin lëvizjet e forcave të armikut, ishin vendosur patrulla partizane.

Një problem më vete ishte sigurimi i ushqimit. Shokët e Tiranës, si dhe vetë fshatarët patriotë të Pezës, ia arritën që gjatë atyre ditëve asgjë të mos u mungonte pjesëmarrësve. Kur them «asgjë», nuk duhet kuptuar sikur shokët kishin siguruar mishra të pjekura e ëmbëlsira, por buka, gjella, bile edhe ndonjë copë djathë, nuk na munguan.

Që pas dhjetëditëshit të parë të shtatorit filluan të vijnë të ftuarit, kurse më 15 në darkë shumica kishin ardhur. Vendosëm të mos pritnim më. Kush të vinte gjatë natës, mirë, në mëngjes do të fillonte Konferenca.

Në Pezë u takova për herë të parë me Baba Faja Martaneshin, i cili kishte ardhur së bashku me Haxhi Lleshin. Më bëri menjëherë për vete fytyra e sinqertë e Baba Fajës dhe e folura e tij e qetë. Në një nga ato pak ditë që ndenji në Pezë, Haxhi Lleshi pati edhe një takim të papritur.

Në një nga pushimet e mbledhjes Haxhiu po më fliste për gjendjen në Dibër, për influencën e bajraktarëve, si Fiqri Dinja e Selim Kaloshi, për fanatizmin që sundonte sidomos ndaj vajzave e grave në atë krahinë.

- Do të thyhet, - i thashë, - kjo influencë dhe populli patriot dibran do të vijë me luftën dhe me Partinë. Edhe gratë e vajzat dibrane do të zgjohen e do të shpërthejnë energjitë e tyre.

- Para ca kohësh, - më tha Haxhiu, - më ka folur Haki Stërmilli për një vajzë që i kishte shkruar një letër të bukur për librin «Sikur të isha djalë». Ma lexoi letrën, që vajza e nënshkruante me pseudonimin «Flaka» dhe më tha: «Shih Haxhi sa zjarr fshihet te femra shqiptare».

Unë, që tashmë e dija kush qe Flaka, dulce qeshur i thashë Haxhiut:

- A dëshiron të takohesh me Flakën?

- Ku është? - u habit ai.

Dërgova një shok dhe pas pak erdhi Nexhmija.

- Ja, - i thashë Haxhiut. - Njihu! Shoqja është Nexhmije Xhuglini, apo «Flaka», për të cilën të ka folur Haki Stërmilli.

- Po ti je dibrane, - i tha me gëzim Haxhiu, i cili e njihte mirë familjen e Nexhmijes.

U gëzuan të dy nga ky takim dhe pashë që Haxhiut iu bë qejfi që një vajzë nga Dibra merrte pjesë aktive në punët e luftës e të Partisë.

Të nesërmen në mëngjes, më 16 shtator 1942, filloi mbledhja që ka hyrë e do të mbetet në histori me emrin Konferenca e Parë Nacionalçlirimtare e popullit shqiptar, apo shkurt, Konferenca e Pezës. Për gjithë popullin shqiptar dhe për ne komunistët në veçanti, kjo ishte një ditë e shënuar. Vitet që kanë kaluar jo vetëm që nuk e kanë zbehur kuptimin dhe rëndësinë historike të kësaj ngjarjeje, por, përkundrazi, nga majat ku e ngriti Partia atdheun tonë të dashur, spikat edhe më qartë vlera kolosale e kësaj ngjarjeje historike.

Konferencën e zhvilluam në një sallë, apo më mirë në një dhomë (se ç'sallë ishte aio!) të madhe të shtëpisë së Babës me një tavolinë në krye dhe të mbushur me karrige e stola. Shokët që ishin marrë me organizimin kishin bërë çmos për zbukurimin e dhomës. Në hyrje, mbi derë, kishin vënë një karton të trashë me fjalët «Mirë se vini delegatë!». Brenda, në mur ishin vendosur flamuri ynë kombëtar dhe portretet e heronjve e figurave të shquara të historisë së popullit tonë, Skënderbeut, Ismail Qemalit, Naim Frashërit, Luigi Gurakuqit, Bajram Currit, Avni Rustemit, duke nënvizuar kështu vazhdimësinë e luftërave për Tiri që kishte bërë populli ynë në shekuj kundër çdo pushtuesi e robëruesi.

Zumë vend në karriget e stolat, duke u ulur gjithsecili krahas miqve e të njohurve të vet. Sigurisht, nuk kishte asnjë protokoll në uljen e pjesëmarrësve, por në mënyrë të vetëdijshme vetë vendet që zinte njëri e tjetri, flisnin për pozicionin e tyre. Baba, Haxhiu, Mustafa Xhani ishin ulur pranë nesh, delegatëve të Partisë Komuniste, Abaz Kupi ishte ulur pranë Ndoc Çobës, që të dy përfaqësues të «rrymës zogiste», «nacionalistët» e shkDllës së Mithat Beut, diku mënjanë e kështu me radhë. Gjithsej në Konferencë merrnin pjesë 17 delegatë. Delegacionin e Partisë Komuniste të Shqipërisë e përbënin: Enver Hoxha, Ramadan Çitaku, Ymer Dishnica, Koço Tashkoja dhe Mustafa Gjinishi. Nako Spiru përfaqësonte në Konferencë Rininë Antifashiste, kurse Nexhmije Xhuglini Gruan Antifashiste. «Rininë nacionaliste» e përfaqësonte Halim Begeja, i cili ishte, gjithashtu, i dërguar i «babait» të patriotizmit, Lumo Skëndos, që vetë nuk erdhi. Veç delegatëve, gjatë seancave të mbledhjes morën pjesë si të ftuar, pa të drejtë vote, shokë të tjerë, si Mustafa Kaçaçi, Pandi Dardha, që ishte përgjegjës i celulës së Çetës së Pezës, dhe partizanë të kësaj çete.

Në hapje të mbledhjes unë, në emër të delegacionit të Partisë Komuniste, që ishte iniciatore e Konferencës, falënderova delegatët për pjesëmarrjen e tyre dhe propozova që mbledhjen ta drejtonte Ndoc Çoba, si më i vjetër në moshë. Ndoc Çoba kishte qenë anëtar i qeverisë që doli nga Kongresi i Lushnjës dhe që atëherë gëzonte namin e një patrioti të flaktë. Më vonë ky u bë një nga eksponentët e Legalitetit dhe u vu hapur në shërbim të pushtuesit.

Një delegat tjetër propozoi Nexhmije Xhuglinin si. sekretare të mbledhjes, për të mbajtur procesverbalin etj.

Propozimet u aprovuan dhe Ndoc Qoba zuri vend në krye. Mbledhja u deklarua e hapur. Konferenca historike e Pezës filloi.

Në fillim të gjithë pjesëmarrësit të ngritur në këmb6 kënduan Himnin e Flamurit, pastaj u mbajt heshtje në kujtim të të rënëve në Luftën Antifashiste. Në këto momente hyri në dhomë një partizan i Qetës së Pezës me një aparat fotografik për të bërë disa fotografi, por, me këmbënguljen e Ndoc Qobës, nuk u lejua të fotografoheshin pjesëmarrësit e Konferencës.

Pas disa diskutimeve, ku u aprovua rendi i ditës, fjala m'u dha mua për të mbajtur referatin kryesor për këshillat nacionalçlirimtarë. Meqë ky referat ka humbur, do të përpiqem të jap në mënyrë të përmbledhur çështjet kryesore që u trajtuan në të e që p6rbënin parimet bazë e mobilizuese që Partia i parashtroi Konferencës së përfaqësuesve të popullit shqiptar. Këto parime tash janë bërë historike. Lufta NacionalOirimtare dhe jeta e vërtetuan katërcipërisht drejtësin6 e tyre.

Ideja kryesore bazë që u shtrua nga Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Shqipërisë në Konferenc6n e Pezës, ishte bashkimi i gjithë popullit shqiptar dhe organizimi i tij në luftë kundër pushtuesve. Kjo ishte pika kardinale që unë, i ngarkuar nga Komiteti Qendror, shtjellova përpara Konferencës në raportin kryesor mbi këshillat.

Në mënyrë të veçantë në raport theksova:

- Momentet janë tragjike për fatet e atdheut dhe të popullit. Përpara mizorisë fashiste okupuese, populli duhet të bashkohet si një trup, duhen lënë mënjanë gjërat që mund të na ndajnë në bindjet tona ideologjike, fetare, etj., dhe të mobilizohemi e të lidhemi me njëri-tjetrin për një çështje të madhe: për çlirimin e atdheut, shpëtimin e tij si komb i formuar e për t'u prerë rrugën synimeve grabitqare të armiqve, të cilët në çdo kohë kanë vepruar për të na copëtuar e për të na mohuar si komb. Ai që i do me të vërtetë popullin rïhe atdheun të lirë, të pavarur e sovran, duhet ta tregojë tashmë këtë, pavarësisht nga bindjet politike, nga besimet fetare, pavarësisht nga ç'krahinë është.

Lufta kundër zaptuesit fashist italian dhe bashkëpunëtorëve të tij, - nënvizohej në raport, - është e vetmja alternativë për patriotët e vërtetë, tjetër rrugë nuk ka. Çdo rrugë tjetër të çon në robëri, në skllavëri, në injerim si komb dhe si individ. Armiku italian dhe kuislingët duan të na ndajnë, të na përçajnë, dhe synimi` i tyre kryesor është të izolojnë Partinë Komuniste të Shqipërisë nga populli dhe nga lufta. Për armikun pushtues ky objektiv është vendimtar. Por edhe për çlirimin e popullit dhe të atdheut qenia dhe lufta e Partisë Komuniste të Shqipërisë në krye të popullit që po fufton e reziston, është vendimtare.

Kur arrita në këtë pjesë të referatit tim, vura re se disa pjesëmarrës reáguan me ndonjë lëvizje të shqetësuar apo me ndonjë pëshpëritje të këmbyer mes tyre. Sigurisht, unë é prisja se disa prej tyre, si Bazi, elementët «nacionalistë», si Halim Begeja e ndonjë tjetër, nuk e kishin fort për zemër rolin udhëheqës të Partisë, por ne kishim vendosur ta theksonim me forcë këtë moment dhe ishim përgatitur edhe për t'iu përgjigjur reagimeve të tyre të hapëta. Por nuk pati asnjë reagim të tillë dhe vazhdova raportin, duke pasur për qëllim që të sqaroja ata elementë te të cilët mund të kishte zënë vend, në një shkallë a në një tjetër, propaganda e ndyrë antikomuniste e pushtuesit dhe e kuislingëve.

Në vazhdim trajtova problemet e organizimit konkret politile dhe ushtarak të luftës sonë e, në substancë, thashë:

- Lufta jonë është një Luftë Nacionalçlirimtare, e cila ka për objektiv çlirimin e plotë të atdheut dhe vendosjen e një regjimi demokratik, formën e të cilit do ta vendosë vetë populli pas Clirimit. Pra, lufta jonë do të jetë një luftë politike dhe ushtarake.

Për të realizuar këto dy qëllime të mëdha duhet të organizohen Fronti Antifashist Nacionalçlirimtar, i cili do të ketë këshilla nacionalçlirimtarë në të gjithë vendin dhe çetat partizane, të cilat janë forcat e armatosura të Frontit Nacionalçlirimtar. Më pas do të kalojmë në njësi më të mëdha dhe do të krijojmë edhe Shtabin Madhor.

Fronti Antifashist Nacionalçlirimtar do të shtAhet kudo në vendin tonë në zonat e çliruara e të paçliruara dhe veprimtaria e tij do të realizohet nëpërmjet këchillav e nacionalçlirimtarë. Këshillat nacionalçlirimtarë, - u tha në raport, - do të kryejnë punën politike, propagandistike, mobilizimin e njerëzve për luftë e për rezistencë, furnizimin me materiale të çdo lloji për çetat, kurse në vende e zona të çliruara, ku do të likuidohet nga themeli pushteti i vjetër shtypës, këta këshilla do të jenë dhe do të afirmohen si pushteti i ri demokratik popullor, që as nga forma dhe as nga brendia nuk mund t'u përngjasin as administratës shtetërore feudo-borgjeze dhe as këshillave të vjetër të pleqëáisë. Këta do të jenë këshilla me përmbajtje e frymë të re, pse né ta do të bëjnë pjesë njerëz të popullit, luftëtarë nga të gjitha shtresat dhe besimet fetare ose politike, por që të jenë antifashistë dhe të luftojnë kundër pushtuesit.

Më poshtë fola konkretisht për organizimin dhe drejtimin e çetave partizane që do të ishin embrioni i Ushtrisë Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar.

- Çetat partizane, - thashë mes të tjerash, do të udhëhiqen nga komandantë komunistë e patriotë pa parti, do të udhëhiqen njëkohësisht nga komisarë politikë, të cilët duhet të jenë komunistë. Vendimet duhet të merren nga komandanti e komisari sé bashku dhe né harmoni të plotë; né marrëdhëniet e tyre e ndaj tyre nuk duhet të ketë e nuk duhet të bëhet asnjë diskriminim. Çetat partizane do të luftojnë me flamurin tonë kombëtar né ballë, me flamurin e Skënderbeut, me flamurin që ngriti Ismail Qemali né Vlorë. Partizanët né kapelet e tyre do të kenë yllin e kuq pesëcepësh, që simbolizon një periudhë të re, të ndritur, që po u hapet atdheut dhe popullit tonë.

Gjithashtu, né raportin për këshillat nacionalçlirimtarë, theksova si një çështje kryesore se Frontin Antifashist Nacionalçlirimtar e udhëhreq Partia Komuniste e Shqipërisë, e vetmja parti né vend, dhe Fronti do t'i ketë dyert të çelura për çdo njeri që do të luftojë kundër armikut, i cili si individ duhet ta konsiderojë Frontin të tijin, ku të shprehë lirisht mendimet dhe sugjerimet e tij né favor të Luftës Nacional çlirimtare.

Për sa i përket çështjes së pranimit né Front të partive të tjera, kjo as që shtrohej né ato momente, sepse të tilla nuk ekzistonin. Asnjë klasë, asnjë shtresë ose grupim politik nuk kishte dalë me ndonjë parti të vetën e as me ndonjë program për çlirimin kombëtar. Edhe ndonjë organizatë që u krijua pas Konferencës së Pezës, si Balli Kombëtar, nuk ishte tjetër veçse krijesë e pushtuesve fashistë dhe e të huajve të tjerë për të penguar çlirimin e atdheut.

Në mënyrë të veçantë né raport u ndala né rolin dhe né detyrat konkrete të këshillave nacionalçlirimtarë dhe për organizimin praktik të punës sonë për ta intensifikuar ngritjen e këshillave né të gjithë vendin.

Pasi tregova për punën që qe bërë deri né atë kohë dhe për rezultatet që ishin arritur, theksova mes të tjerash:

- Këshillat, që duhet të krijohen lirisht nga po pulli, të ngrihen edhe né zonat e çliruara dhe né ato

të paçliruara. Në fshatrat dhe né qytetet që janë né duart e armikut, sigurisht, është e pamundur të bëhen zgjedhje të hapëta e të gjera, por ne do të punojmë, që këto zgjedhje konspirative të kenë një përfaqësim sa më të gjerë, né mënyrë që né këshill të futen pikërisht ata njerëz që populli i njeh dhe i do.

Pas raportit që mbajta unë, u bënë diskutime. My slimi mbështeti fuqimisht tezat e Partisë. Duke iu përgjigjur dredhive të «nacionalistëve», të cilëve s'ua kishte qejfi të angazhoheshin konkretisht për luftë kundër pushtuesit, ai shtroi pyetjen:

- Kur do të luftojmë ne? Nuk kemi ç'presim ma.

Sot ka dy rrugë: ose me luftu kundër pushtuesit bashkë me popullin, ose me luftu kundër tij. Nji gja asht e vërtetë: populli s'po u beson ma atyre «nacionalistëve» që na bëjnë thirrje me prit.

Po të njëjtin qëndrim mbajtën edhe Baba Faja Martaneshi dhe Haxhi Lleshi e të tjerë. Shokët e tjerë të delegacionit të Partisë Komuniste, nëpërmjet diskutimeve të tyre, bënë edhe një pasqyrë të gjendjes ndërkombëtare dhe treguan reperkusionet e saj ndaj situatës së brendshme.

Veç shokëve tanë, folën në mbledhje edhe pjesëmarrës të tjerë, të cilët, siç tregoi koha, kishin ardhur në Pezë me të tjera qëllime. Në përgjithësi ata u shprehën dakord me raportin, si dhe me luftën kundër pushtuesit, por përpiqeshin që nëpërmjet objeksioneve formaliste ta shmangnin Konferencën nga vendimet konkrete e luftarake.

Një pjesëmarrës «demokrat» nacionalist, që më vonë u bë ballist, u shpreh për Frontin, por nga konceptet e tij të ngushta e të shtrembra deshi ta kufizojë rolin e Konferencës së Pezës, duke e krahasuar me Kongresin e Lushnjës, që u mblodh kundër qeverisë së Durrësit. Shquanin te ky person më tepër tendencat për krijimin e një «qeverie demokratike», duke rrëzuar atë të Mustafa Krujës dhe «harronte» të theksonte luftën kundër pushtuesit.

- Kjo që propozoni ju, - iu përgjigja unë, është një nonsens ngado që ta zësh. Si mendoni ju, do të lejojë pushtuesi t'i rrëzosh Merlikën dhe të vendosësh një qeveri demokratike? Përkundrazi, Merlikën ai mund ta rrëzojë vetë dhe të vërë një tjetër Merlikë në vend të tij. Hallet e popullit e të atdheut sot nuk i zgjidhin kombinacionet qeveritare, por lufta kundër pushtuesit dhe tradhtarëve. Kur të zgjerohet lufta, kur të kemi ushtrinë tonë, kur të ngremë e të forcojmë këshillat, atëherë do të ngremë edhe qeverinë tonë, por jo me aprovimin e firmën e Duçes e të Hitlerit, por të firmosur me pushkën e popullit.

Halim Begeja, që vinte si përfaqësues i «rinisë nacionaliste», por në fakt ishte syri dhe veshi i Mithat Frashërit e i taborit të tij, foli edhe ky gjoja pro luftës dhe pro Frontit, por në fakt kërkonte t'u hiqte këtyre udhëheqjen e Partisë, e cila do t'u jepte shpirtin e frymën luftarake.

- Pohojmë, - tha ai, - se Partia Komuniste po zhvillon një aktivitet të gjerë...

Pikërisht ky fakt i trembte pushtuesit e tradhtarët, prandaj këta, nëpërmjet veglave të tyre, do të përpiqeshin ta minimizonin, bile ta asgjësonin rolin e Partisë në Frontin Nacionalçlirimtar. Prandaj edhe megafoni i Mithat Beut propozonte:

- Né Front të mos ketë parti udhëheqëse. Me zhvillimin e luftës, kush të afirmohet duhet të udhëheqë. Po të fitojë komunizmi, s'ka forcë që ta ndalojë. Po kështu edhe nacionalizmin.

Ky «udhëheqës rinie» që u bë një nga eksponentët e rinisë balliste, ky «patriot» që braktisi atdheun dhe ua mbathi këmbëve bashkë me pushtuesit gjermanë, dulce dashur të shmangë pjesëmarrjen e rinisë sonë në luftë, tha gjithashtu:

- Jemi të mendimit dhe insistojmë që mosha e re të tërhiqet nga veprimet luftarake, sepse mosha e njomë nuk është në gjendje të kontrollojë veprimet ose mendimet e saj.

- Po kush do të luftojë atëherë? - pyeti një nga shokët tanë, - vetëm pleqtë?

Në dhomën ku ishim mbledhur u krijua një ambient ilariteti, sepse të gjithë e kuptonin se pa rininë nuk mund të mendohej lufta për çlirimin e atdheut. Duke e kapërcyer pak radhën që u ndoq në Konferencë, dua të përmend këtu se ky problem u trajtua gjerësisht në referatin «Rinia në luftë kundër okupatorit». Në këtë referat, si dhe në atë të Nexhmijes mbi gjendjen e mjeruar e veprimtarinë patriotike revoludonare të grave dhe të të rejave, u ngrit dhe u argumentua rëndësia e madhe e rinisë punëtore, fshatare e shkollore, e grave punëtore, fshatare dhe shtëpiake në këtë luftë të madhe. Në këto dy referate u argumentua se, pa zgjimin dhe bashkimin e rinisë, të grave e të vajzave rreth qëllimit të madh të çlirimit, pa i hedhur këto në luftë e në rezistencë aktive, çdo gjë do të dilte e dobët, forcat e shëndosha dhe jetike të atdheut nuk do të kaliteshin, por do të zbeheshin. «Asnjë grua, asnjë i ri dhe e re nuk i duhet lënë armikut që ta korruptojë politikisht», u nënvizua në Konferencë.

Shumica e pjesëmarrësve në Konferencë, në diskutimet e tyre, aprovuan me entuziazëm gjykimet dhe propozimet e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë rreth problemeve themelore që u shtruan.

Edhe Abaz Kupi, përfaqësues i rrymës zogiste, e ndonjë tjetër e aprovuan platformën e Pezës, jo se e donin, por sepse mendonin të maskoheshin për të vepruar, siç vepruan, në kundërshtim me Frontin dhe me Luftën Nacionalçlirimtare.

Né Konferencë u ngrit edhe çështja e regjimit që do të vendosej në Shqipëri pas luftës. Kjo ishte një çështje nevralgjike dhe Partia e kishte të qartë perspektivën. Lufta e popullit shqiptar nën udhëheqjen e Partisë Komuniste kishte si objektiv jo vetëm çlirimin e plotë të atdheut, por edhe rrëzimin e regjimeve shtypëse feudo-borgjeze. Populli nuk do të luftonte që t'i pastrohej rruga Zogut apo shërbëtorëve, miqve e «armiqve» të tij. Historia ecte përpara, populli qe zgjuar dhe aspiratat e tij, që i përfaqësonin bijtë e bijat më të mirë, komunistët e patriotët e vërtetë, ishin për një Shqipëri të lirë nga shtypja, qoftë e jashtme, qoftë e brendshme.

Prandaj në diskutimin e kësaj çështjeje shfaqa mendimin e Partisë sonë që të shpallnim si qëllim të luftës çlirimin e vendit dhe krijimin e Shqipërisë demokratike e popullore. Për formën e regjimit, kjo le të vendosej nga vetë populli pas luftës. Dikush, në Konferencë u shpreh që ne të shpallnim si formë të regjimit «republikën demokratike», por kjo u hodh poshtë nga ne përfaqësuesit e Partisë Komuniste, si jo e përshtatshme për çastin. Hedhja e një parulle të tillë nuk do t'i shërbente bashkimit të të gjitha forcave në luftë dhe, qysh në fillim, do të krijonte një opozitë të dëmshme e të panevojshme ndaj Frontit.

Edhe Abaz Kupi u solidarizua me formulimin tonë.

- Unë, - deklaroi «solemnisht» Bazi i Canës, dua njëherë Shqypninë e mandej Zogun. Pas lufte, n'e dashtë poplli, ka me u vendosë.

Por ne e kishim psikologjisur gjendjen shpirtërore të Abaz Kupit dhe të zogistëve të tjerë dhe nuk u habitëm kur ata hodhën hapin e parë kundër nesh. Bazi u bashkua me parinë bajraktare të vendit dhe bashkë punoi me pushtuesit gjermanë. Ai nuk e pranoi yllin, simbolin partizan (për këtë si dhe për fjalën «partizan» u diskutua edhe në Konferencë), dhe kjo nuk ishte thjesht se gjoja cenohej diçka simbolike e kombit, por sepse për të ishte çështje parimore: çfarë do të ishte Shqipëria e pasluftës, një demokraci e re e vërtetë apo regjimi i vjetër i Zogut dhe i feudalëve e i bajraktarëve? Sigurisht, Abaz Kupi mendonte dhe punonte për ardhjen e Zogut; ne e kishim parasysh kompleksitetin e këtij personi, kishim dyshimet e rezervat tona e, me kohë, do ta njihnim më mirë e do të bindeshim plotësisht se ai qysh në fillim ishte një agjent dhe njeri i Zogut, i futur ilegalisht në Shqipëri nga Intelixhens Servisi anglez, i financuar e i udhëzuar prej tij. Ai kishte marrë udhëzime të pranonte ftesën tonë, të bënte pjesë në Front, të hiqej si luftëtar, por të mos hidhte asnjë pushkë kundër pushtuesit dhe të priste kohën kur të urdhërohej dhe si të urdhërohej për të vepruar.

Diskutimet vazhduan deri natën vonë si dhe të nesërmen në mëngjes. Pas diskutimeve, Nexhmije Xhuglini, me cilësinë e sekretares së Konferencës, u lexoi pjesëmarrësve projektin e Rezolucionit që ne kishim përgatitur që më parë. Nuk pati ndonjë vërejtje esenciale dhe Rezolucioni u aprovua. Ky dokument është i botuar dhe i njohur, prandaj nuk do të zgjatem me përmbajtjen e tij. Pastaj u procedua me zgjedhjet. Konferenca zgjodhi Këshillin Antifashist Nacionalçlirimtar të Përkohshëm të përbërë prej 7 vetash. Nga ana e Partisë Komuniste të Shqipërisë u zgjodhën Enver Hoxha, Ymer Dishnica e Mustafa Gjinishi. U zgjodh, gjithashtu, si anëtar i këshillit Myslim Peza dhe nga «nacionalistët» Abaz Kupi, Ndoc Çoba e Kamber Qafmolla (ky i fundit u zgjodh në mungesë).

Çdo gjë në organizimin e Konferencës shkoi mirë. Banorët e Pezës u kujdesën për gjithçka dhe, në mënyrë të veçantë, konspiracioni qe i përsosur. Mes fshatarëve e partizanëve kishte entuziazëm, sidomos, kur në kohën e ndonjë pushimi delegatët rrinin e bisedonin me ta. Në një nga këto pushime ndodhi një episod që na bëri të qeshnim ca ne të tjerët, por që Abaz Kupin na e mërziti fort.

Po bënim një garë kush të qëllonte në një shenjë të vendosur tutje, kur vjen edhe Abaz Kupi, merr pushkën e zbraz dy a tri herë por nuk qëllon dot në shenjë. Atëherë, për ta ngacmuar, hidhet Nexhmija dhe i thotë:

- Ta provoj edhe unë njëherë, zoti Abaz, se me pushkë nuk kam qëlluar ndonjëherë.

Do ti që me shkrepjen e parë e qëlloi shenjën.

Abazi u nxi në fytyrë që një burri «katërqind dërhemë» ia kaloi një vajzë e re. Dhe Haxhiu i thotë:

- Mos u mërzit Abaz. Kështu e kemi ne dibranët, edhe cucat dinë ta mbajnë pushkën.

Dhe si për ta vrerosur edhe më shumë Bazin, Myslimi i thotë me të hedhur:

- Të qenka ndryshkur pushka, o babë!

Kështu përfundoi Konferenca e Pezës, e cila sanksionoi formimin e organizatës luftarake të popullit shqiptar, të Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar. Vetë emri i Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar kishte kuptim të thellë politik dhe ushtarak; ato tri fjalë përmblidhnin idenë e bashkimit të popullit. Po përse? Për të krijuar një front lufte. Ideja dhe aksioni do minonin në fjalën «Front». Kjo fjalë shprehte kuptimin e rreshtimit të forcave të gjalla të popullit të organizuar në një front lufte ku duheshin guxim, heroizëm, politikë, strategji dhe taktika të ndryshme kundër një armiku të egër. Por për çfarë lufte krijohej ky Front? Përgjigjja vinte menjëherë: për çlirimin e kombit. Ishte, pra, një Front Nacionalçlirimtar, që do të mobilizonte e do të grumbullonte në gjirin e tij gjithë forcat antifashiste që do të luftonin për të çliruar atdheun. Pas kësaj atdheu ynë do të merrte një formë të re, do të kishte një regjim të ri, që do ta caktonte vetë populli i armatosur, vetë populli, që, duke luftuar me armë dhe duke bërë sakrifica të mëdha, do të kishte të drejtën të përcaktonte edhe formën e regjimit që do t'i pëlqente. Askush tjetër, asnjë armik i jashtëm e i brendshëm nuk do të lejohej e nuk do të ishte në gjendje t'i impononte popullit shqiptar vullnetin e tij. Kjo situatë që po krijohej, ishte vepra e lavdishme e Partisë Komuniste të Shqipërisë, rolin udhëheqës të së cilës e afirmoi Konferenca e Pezës.

Kur Konferenca i kishte mbaruar punimet, erdhën «dasmorët» e vonuar, Skënder Muçoja, Azis Cami, Musa Puka e Kamber Qafmolla. I pritëm me p6rzem6rsi, biseduam me ta dhe u folëm me hollësi për zhvillimin e Konferencës dhe për vendimet që ishin marrë atje. U dhamë të lexonin edhe Rezolucionin që kishim aprovuar. Ata u treguan të kënaqur, shprehën keqardhjen që nuk kishin arritur në kohë, por aprovuan edhe vendimet, edhe Rezolucionin e Konferencës.

Sikurse thashë edhe më lart, ne kishim marrë të gjitha masat për shtypjen e materialeve të Konferencës. Bile, ato ditë punonim për një numër të «Zërit të popullit»*,*( Është fjala për nr. 3-4 të «Zërit të popullit» (tetor 1942), në të cilin, veç të tjerash, u botuan artikulli: «Populli shqiptar në luftën për tiri» ~(f. 7-11), ku jepej si-hariqi për zhvillimin me sukses të Konferencës së Pezës dhe shtjellohej gjerësisht rëndësia e kësaj mbledhjeje; d'he «Thirrja e Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar» (f. 11-13), përmes së cilës i bëhej thirrje popudlit shqiptar të ngrihej i bashkuar në luftën për liri, për një Shqipëri të lirë, demokratike e të pavarur.) që do të jepte lajmin për këtë ngjarje his torike dhe do t'i bënte jehonë Rezolucionit të KonferencëS së Pezës. Rezolucioni u shtyp shpejt dhe të gjithë pjesëmarrësit e morën me vete për ta punuar e për ta shpërndarë në popull. Sigurisht, pjesa më e madhe do të shpërndahej nga shokët tanë në Tiranë, në qytete e në fshatra të vendit.

Ndërkaq unë me disa shokë pasi mbaruam punët që kishim, vendosëm të ktheheshim në Tiranë. Udhëtimi duhej bërë në mënyrë tepër konspirative, sepse dyshohej se armiku mund të kishte marrë vesh për mbledhjen dhe të kishte forcuar kontrollin. Veç kësaj, do të merrnim me vete një Basi jo të vogël materialesh për t'ua çuar shokëve në Tiranë e për t'i dërguar në drejtime të tjera.

Babë Myslimi na premtoi se do të na gjente një makinë me një shok të sigurt, i cili kishte kryer misione të tilla edhe më parë, sidomos në periudhën e përgatitjeve për Konferencën e Pezës. Ky ishte një shofer, i lidhur ngushtë me Partinë e me Lëvizjen Nacionalçlirimtare, që më duket se e thërritnin Meti [Muhamet Qoli].

Një ose dy ditë më pas, aty nga dreka, Meti erdhi me një «mileçento», që ia kishte marrë borxh një miku të tij, dhe, pasdite, u nisëm për né Tiranë sé bashku me Y. Dishnicën e M. Gjinishin. Të tre ishim veshur si «intelektualë». Unë kisha vënë edhe një palë syze dielli të errëta. Né brez, nën jelek mbaja nagantin, kurse né çantë kisha futur një «njëzetëshe». Né makinë, siç thashë, kishim edhe nja dy thasë me materiale, trakte dhe Rezolucionin e Konferencës.

Rrugën nga Peza deri né hyrje të Tiranës e kaluam pa incidente, por tamam kur kaluam postbllokun e menduam se s'kishte më rrezik, Tafari* *( Pseudonimi i Mustafa Gjinishit.), pa u konsultuar fare me ne, i thotë shoferit:

- Ktheje andej!

- Për ku? - e pyeta i habitur. - Do të na çosh tek italianët si cjapin te kasapi? - dhe i tregova me gisht kazermat që ngriheshin afër atij vendi ku atij i shkrepi të futnim makinën.

- Kazermat janë larg, - m'u përgjigj qetë-qetë, - kurse fare afër prej këtej është hani i një mikut tim. Thasët me dokumente do t'i lëmë atje që né qytet të hyjmë pa asgjë të rrezikshme!

Nuk arrita dot t'i kundërshtoja, sepse makina frenoi para njëfarë hani të qelbur e thuajse të shkatërruar. S'mbetej tjetër veç të zbritnim me shpejtësi, i fshehëm thasët né një qoshe të hanit dhe u futëm né makinë.

Me sa duket qëndrimi ynë prej disa minutash aty tërhoqi vëmendjen e ushtarëve e të milicëve që s'ndodheshin larg dhe, kur ne u nisëm né drejtim të rrugës sé Kavajës (sot «Konferenca e Pezës»), dy-tre karabinierë na bëjnë shenjë me dorë qé té ndalójmë.

Ishte ditë e shtunë dhe këtë ditë fashistët italianë e festonin; ushtarët e sidomos oficerët dilnin né qytet e kalonin kohën nëpër kafene e restorante. Për shkak të lëvizjes sé madhe né rrugë ne manovronim me vështirësi. Ndërkohë vumë re që dy motoçikleta na ìshin vënë prapa. Por Meti nuk ndali dhe me shkathtësi diti t'u humbiste atyre nga sytë. Kështu i shpëtuam edhe këtë herë rrezïkut të madh dhe arritëm te Kodra e Kuqe.

Të tërbuar që s'na kapën dot, fashistët ishin kthyer né palo hanin e Gjinishit, kontrolluan dhe i gjithë materiali që sollëm nga Peza (Rezolucioni dhe traktet) ra né duart e tyre. Ndonëse e kishim për tjetër destinacion, «ngushëlluam» veten me faktin që fashistët ishin ndër të parët që mësonin sihariqin e madh: populli shqiptar kishte vendosur të bashkohej i tëri né luftën për shfarosjen e tyre!

Më vonë mësuam se edhe Nako Spiru me dy shokë të tjerë, pasi ishin larguar nga Peza dhe shkonin né drejtim të Durrësit, ishin ndeshur né Ndroq me patrulla të armikut dhe ishin arrestuar. Me sa më kujtohet, Nakoja ndenji pak kohë né burg, sepse mundi të arratisej që andej.

Dy-tri ditë pas largimit tonë nga Peza, italianët dhe forcat e qeverisë kuislinge filluan operacionin ndëshkimor né këtë zonë. Fashistët, që tashmë kishin mësuar mbi mbledhjen e mbajtur atje, dhe dulce e kuptuar rrezikun e një baze të tillë të Luftës Nacionalçlirimtare pranë Tiranës, kishin vendosur ta spastronin Pezën nga partizanët dhe simpatizantët e lëvizjes. 3 000 forca italiane e kuislinge formuan një darë të fortë dhe u sulën mbi Pezë. Çeta jonë partizane, nën komandën e Myslim Pezës, bashkë me fshatarët që ishin bashkuar me të, me goditje e lëvizje të papritura i shpëtoi rrethimit me fare pak humbje. Armiku i egër e zbrazi dufin e tij mbi banorët, gratë, fëmijët dhe shtëpitë e pezakëve. U dogj ndër të parat edhe shtëpia e Myslimit, shtëpia e Konferencës së Pezës, që sot është ngritur prapë mbi ato themele, siç ka qenë, për t'u ruajtur si një kujtim i lavdishëm për brezat që do të vijnë.

Ne në Tiranë e ndiqnim me vëmendje e shqetësim zhvillimin e ngjarjeve në Pezë, ndonëse kishim besim të patundur se komunistët, partizanët dhe populli i Pezës do ta përballonin me guxim e zgjuarsi këtë situatë. Dhe ashtu ndodhi, armiku dështoi dhe u tërhoq nga Peza.

Në popull Konferenca bëri një efekt kolosal, ngjalli shpresa e besim te Partia Komuniste e Shqipërisë, besim në luftë dhe në fitore. Tek armiqtë ajo ngjalli zemërimin, frikën, tmerrin. Organizimi i Konferencës dhe vendimet e saj ishin për ta një shuplakë e rëndë politike dhe ushtarake. Pozitat e tyre në Shqipëri po tronditeshin. Pas kësaj ata do të intensifikonin terrorin, vrasjet, burgimet kundër komunistëve, patriotëve, popullit, do të digjnin fshatra e krahina të tëra, do të thurnin e do të zbatonin manovra të reja me krerët e reaksionit shqiptar, pseudopatriotët, pseudodemokratët. Po të gjitha do t'u shkonin kot. Lufta e popullit, nën udhëheqjen e Partisë Komuniste, tash do të bëhej më e organizuar, më e ashpër dhe hap pas hapi do t'i flakte tej pushtuesit, ndërsa plehrat që u shërbenin atyre do t'i hidhte në koshin e historisë.