ARKIVIN TË COMINTERN [ML]




PROLETARË TË TË GJITHA VENDEVE, BASMKOHUN !






ENVER HOXHA

VEPRA 54

f. 408 - 485

(II)



Partia e ka thënë kurdoherë: Askush të mos mendojë se e ka marrë me tapi detyrë si është caktuar. Askushnga ne të mos mendojë se, meqenëse ka bërë luftën, nuk ka gabuar asnjëherë, prandaj s`ka pse lëviz nga vendi ose nga udhëheqja. Shokë tillë duhen respektuar dhe nderuar nga Partria. Por të mos harrojmë se duhet të vazhdojmë kryejmë detyrat me konsekuencë dhe, e dyta, vitet bëjnë punën etyre. Partia dhe Komiteti Qendror duhet vazhdimisht të përgatitin udhëheqës të rinj, të mendojnë për vazhdimmësinë, për të ardhmen. Leninizmi na mëson, nga ana tjetër, se, kur partia nacakton në punë, kjo është thjesht një detyrë për ne. Sot je këtu, nesër nevoja e do që vesh atje dhe duhet të vesh. Në qoftë se s`do të vesh, rri pa ngrënë. Në rast se flet kundër pushtetit, diktatura të godet. Në qoftë se bën gabime, do të kritikohesh dhe do të ulesh në detyrë, në rast se vazhdon, do të rrokullisesh më poshtë. Në rast se kapaciteti i punë t`u dobësua, duhet të kuptosh që vendin t`ia lësh shokut që jep një rendiment më të madh. Të erdhi koha për pension, t`ia lësh vedin tjetrit, por edhe në pension kur të dalësh, nuk duhet të lidhësh duart dhe të mos vrasësh mendjen, apo të qëndrosh indiferent, po të vazhdosh të punosh për Partinë dhe për shtetin të e jo për të fituar ndonjë rrogë mbi pensionin dhe të grish so njëfarë ..., i cili merr maksimumin e pensionit, domethënë gjithsej 1 400 lekë të ardhura, dhe prapë qahet se Partia nuk interesohet për mua !” Ai na dashka që të vejë jashtë, se nuk i rrihet në vendin e tij. Po çfarë ka bërë ky njeri për Partinë dhe pë diktaturën ? Asgjë më shumë se një kuadër i zakonshëm, kurse pretendimet e tij janë ato të një borgjezi. Për mendimin tim, qenia në Parti për të tillë njerëz ka qenë një rastësi. Partia me ta është sjellë miri, më se korrekte dhe këta njerëz kanë paturpësinë thonë se “Partia nuk interesohet” për ta ! Unë mendoj se Partia duhet të interesohet me të vërtetë për disa si këta elementë, t`i sjellë në vete, sepse ata po shrfytëzojnë dhe abuzojnë mbi indulgjencën ( Zemërgjerësinë) dhe mirësinë e Partisë dhe të clasës.

Duhet të konstatojmë dhe të njohim se kritikat që bëjmë punës, shokëve, autokritikat që po bëjmë, nuk janë të lehta, ato janë të rënda, shumë hërë të hidhura e të zorshme. Këto shumë herë kuptohen drejt dhe shërbejnë për edukimin dhe për korrigjimin e punëve dhe të njerëzve, por disa herë nuk bëhen dhe as kuptohen si duhet në të sy drejtimet, edhe në drejtim të kritikës, edhe në drejtim të autikritikës.

Mund të mendojmë se kemi gjetur kurdoherë masën e drejtë ? Nuk mund ta themi kurdoherë këtë. Ne komunistët duhet të bëjmë përpjekje të mëdha për të qenë sa më saktë në gjykime, sa më të drejtë në vednime dhe sa më gjakftohtë në shqyrtimin e problemeve.

Faktet treguan dhe tregojnë se vendi ynë u gjend në një situatë të rëndë, së cilës duhet t`i bënim dhe do të vazhdojmë t`i bëjmë ballë me sukses. Armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm punonin në mënyrë të organizuar për të rrëzuar Partinë dhe pushtetin. Veprimtaria e tyre, që ishte e shumanshme: në ushtri, në arsim e kulturë, në ekonomi etj., u zbulua. Ky ishte një komplot i madh, i gjerë dhe i rrezikshëm. Që arritën deri në atë shkallë sa të vepronin këta armiq, s`ka dyshim se gjetën bosgllëqe në punën tonë, gjetën një terren të dobët, ku hodhën farën e tyre të keqe. Dobësia qëndronte deri atje sa shumë njerëz menduan se kjo punë armiqësore, ky komplot i rrezikshëm ishin si diçka sporadike, si disa gabime ose coroditje personash, shpejt të rregullueshme me një apo me sy mbledhje dhe me disa autokritika.

Vigjilenca e Partisë, eksperienca e saj e madhe, nuhatja revolucionare dhe gjakftohtësia bënë kjo punë armiqësore të zbulohej në rrezikshmërinë dhe në tërë gjerësinë e saj. Pastaj ka edhe njerëz, flas për ata me qëllime të mira, që e nënvlerësojnë këtë eksperience të madhe të Partisë ! Kur një punë armiqësore behët e qartë, atërherë të gjithë kontribuojnë në dërrmimin e saj. Këtu qëndron forca e Patisë, por kjo forcë duhet të tregohet e plotë për ta parandaluar armikun që të veprojë. Të gjithë e dimë se armiku nuk fle, ai vepron dhe vepra e tij nuk mund të jetë veçse antiparti dhe antishtetërore, ndryshe s`mund të quhet punë armiqësore, prandaj armiku, duke vepruar, do të lërë gjurmë. Këto gjurmë ujkut nënvleftësohen shumë herë, megjithëse orë e çast Partia na mëson që punojme, të luftojmë dhe të jemi vigjilentë.

Armiku punon në mënyrë fshehtë, por për ushtarët e tij besnikë” ai nuk ka fshehtësi. Ai bën mbledhje të fshehta me lejtënantët e vet (Këtu ka kuptimin: me kuadrot e vet [të armikut]) dhe këta veprojnë, por sado që ta ruajnë koncpiracionin e tyre, ata janë si strucët. Vetëm po të mbyllësh sytë dhe të kesh humbur vigjilencën, nuk do të mundësh t`i shohëesh veprimet e tyre në kundërshtim me normat e Partisë dhe me ligjet e shtetit.

Kjo punë armiqësore, që zbuluan Partia dhe organet e diktaturës, isht mjaft e gjerë. Në këtë komplot ka pasur armiq të vendosur, që janë koka dhe skeleti i komplotit, por ka pasur edhe elementë joarmiq, por syleshë, servilë, megalomanë e prepotentë që, pa qenë të lidhur drejtpërdrejt në këtë punë armiqësore, ndihmonin veprimtarinë e tyre. Këtu qëndron një nga detyrat më rënda dhe më delikate të Partisë për të ndarë shapin nga sheqeri: cili është armik, sili nuk është armik, kush ka bërë gabime të rënda dhe kush ka bërë gabime më pak të rënda; kush i njeh sinqerisht gabimet dhe kush nuk i njeh ato. Gabimet janë indivuduale, par janë edhe kolektive. Kolektivisht asnjë nuk mund t`i shpëtojë përgjegjësisë , pse ne kemi për detyrë gjykojmë, të vendosim, të veprojmë dhe të kontrollojmë. Në një mënyrë ose në një tjetër, askush nuk mund të lajë duart nga përgjegjësia kolektive dhe sidomos në ata sektorë ku vërtetohen gabime. Por, pa nënvleftësuar përgjegjësinë kolektive për fajin, këtë dikush e ka bërë, ka fajtorë drejtpërdrejt dhe këta janë fajtorët kryesorë. Në gjykimin a fajeve, në analizën e punëve ku janë vërtetuar gabime, të dyja këto përgjegjësi duhet të hidhen në balancë, pse pastaj gjykimi dhe vedimi nuk mund të jenë të drejtë.

Zakonisht fajtorit i vërsulen me të drejtë, por ka edhe nga ata, si Dashnor Mamaqi dhe tradhtari Pirro Gusho e të tjerë, që ngriheshin e çirreshin në mbledhjet e Komitetit Qendror me një histerizëm të shfrenuar, për t`u maskuar, por, kur fillon të flasë Partia, atëherë na del që sekretarë partie e kanë lënë rrethin për ibret, që me Bekir Ballukun bënin ahengje, që Dashnor Mamaqi, i cili çirrej në Plenumin e Komitetit Qendror kundër Fadil Paçramit dhe Beqir Ballukut, ishte njeriu i tyre besnik dhe bashkëveprues, kurse Pirro Gushoja doli një tradhtar sabotator dhe nga kryesorët e komplotit.

Dhe drejtësia e rreptësia e Partisë janë të dyja të nevojshme të ushtrohen, kur vërtetohen faje dhe gabime në punë e në njerëzit. Partia dhe ne anëtarët e saj, kudo ku punojmë, jemi përgjegjës për çdo gjë ngjet në vendin tonë. Ne jemi në pararojë clasës. Kjo do të thotë se ne jemi përgjegjës përpara saj dhe shtetit të saj për fjalën tonë, për vendimet dhe për veprimet tona, kolektive dhe individuale.

Unë mendoj se ata që kanë qenë objekt i kritikave të rrepta nga shokët, nga organizatat-bazë dhe nga forumet, i kanë merituar plotësisht këto kritika. Shokët që kritikohen duhet të kuptojnë dhe t`i ndiejnë thellë fajet e tyre, shkaqet që i shtynë t`i bënin gabimet, ata duhet të kuptojnë politikisht dhe ideologjikisht rrethanat në të cilat vepruan dhe dëmin që shkaktuan. S`ka rrugë tjetër shërimi për ata vetë dhe për gjithë punën tonë.





Ne duhet të jemi të rreptë, por të praktikojmë një rreptësi me drejtësi. Ka përgjegjësi Abdyl Këllezi për fajet e tij shumë të rënda, prandaj adhe unë, edhe ju të gjithë s`ia kursyem kritikat. Ai ka bërë faje të rënda, që nuk i lejoheshin. Po pse i bëri ? Abdyli ishte një kuadër jo dosido dhe të mos na hiqet si i hutuar, ai nuk duhej të bënte gabime të tilla, që nuk na i tha pse i bëri. E thashë edhe më sipër, kur fola për Abdylin, se ai nuk është një marksist, përveç kësaj dhe si konsekuencë, tek Abdyl Këllezi spikatin fort mendjemadhësia dhen një siguri e mbivlerësim i tepruar i kapaciteteve të veta, e sidomos i ideve të tij antimaksiste revizioniste, gjëra që e kanë çuar në gabime kolosale, në marrje vendishem vetë, pa u këshilluar me shokë të Qeverisë për probleme që ai duhj të këshillohej. Por këto kanë qenë një pjesë e planit të tij të fshehtë.

Ai, si kryetar i Komisionit të Planit të Shketit, kishte formuar një ide të shtrembër dhe të rrezikshme për kompetencat e tij. E theksova edhe më sipër se për Abdyl Këllezin çdo gjë në Komisionin e Planit të Shketit ishte “pa gabime” dhe kjo ndodhte se atje ishte në krye ai, pra edhe veprimet që ndërmerrte për të gjitha çështjet që kritikojmë dhe për të cilat ka përgjegjësi Abdyl Këllezi, po në këtë frymë megalomanie dhe vetëkënaqësie gjykoheshin prej tij. Në këto kushte, trarin në syrin tënd nuk e sheh dot, por qimen në syrin e tjetrit e sheh. Mendjemadhësia të shtyn edhe në karrierizëm, për t`u ngjitur më lart. Po ku do të shkosh ? A keni pasur ndojnë qëllim në komplotin që po kurdisej ? Ti, Abdyl Këllezi, shkon deri atje saqë në Kuç të Kurveleshit të thuhet se “ne kemi automobil, se na e dha Abdyl Këllezi”. Po ku e gjete ti automobilin që dhe, si dhe fondet e tjera shumë të mëdha që po akordoje andej-këtej ? A, duke vepruar kështu qëllimi arrihet. “Unë Abdyl Këllezi jam aq i plotfuqishëm, saqë edhe një automobil në Kuç duhet të vejë në emrin tim”. Kërkesa dhe përkëdheja e kultit të çon në rrugë të gabuara të rrezkshme dhe ne mendojmë se s`bëheshin pa qëllim. Ti ke punuar, po me këto të meta në karakterin tënd dhe në detyrë nuk mund të bësh punë të paqme. Faktet e veprimtaria jote e treguan këtë.

E thashë edhe më sipër se faje s`ke vetëm ti, faje kanë edhe shokët e tjerë ministra, por fajet e tua janë shumë të rënda, puna jote është armiqësore. U dhanë kompetenca, këto mund që të ishin ca të gjera, por këto kompetenca ti, Abdyl, i përdore me qëllim të keq e të caktuar, keq i përdorën këto edhe ministrat e tjerë. Edhe ata u treguan administratorë të dobët. Ju i caktoni fondet nën limit dhe kjo ka rëndësi. Qeveria i vendos, por çdo ministër përse i përdor ato shumë keq ? Ti, Abdyl, je fajtori kryesor, por janë fajtorë edhe ministri i Bujqësisë, ai i Industrisë, i Tregtisë, i Arsimit e të tjerë, që nuk i përdorin mirë këto fonde.

Ti ka faje të rënda për listorganikat dhe për çështje të tjera, siç janë byrotë teknike, por edhe ministrat e tjerë që i ngrinin, që i pranonin dhe i frynin këto, nuk kanë përgjegjësi, edhe kolegjialisht, edhe individualisht.

Në momente të vështira nevojitet pjekuria e Partisë, pse kur ajo nuk e humbet busullën në këto momente, atëherë nuk humbet as rrugën. Pra, në momentet kur na ngjanë gjithë, Partia nuk na lejon të tregohemi as të rrëmbyer e të pamatur, as të butë, oportunistë dhe sentimentalë, por të jemi të drejtë dhe të rreptë përballë çdo problemi dhe ndaj çdonjërit nga ne që bën gabime. Sa ër armiqtë, kundër këtyre duhet të jemi të pamëshirshëm.

Puna armiqësore kundër Partisë dhe vendit tonë u zbulua në vija kryesore dhe në njerëzit kryesorë, por nuk duhet të mendojmë se çdo gjë u llagaris, se armiku u dërrmua përfundimisht. Të tilla mendime janë iluzione të rrezikshme. Kësaj pune armiqësore i duhen zbuluar të gjitha fijet, që ajo të bëhet e padëmshme. Pastaj janë konsekuencat e kësaj pune armiqësore që duhen riparuar, duhen shëruar njerëzit, duhen vënë drejt punët, duhen riparuar organizimet e shtrembra dhe organizmat e sëmurë. Kjo është një punë kolosale, jo e lehtë, por jo dhe e pakapërcyeshme.

Metodat që kemi vënë në lëvizje për të riparuar situatat janë të drejta, por këto duhet të zbatohen me këmbëngulje, gjë që do të bëhet, në rast se do të kuptohen drjet. Këtë e them se nuk kuptohen mirë qëllimi i metodës së punës dhe nevoja e zbatimit të masave që caktohen, nuk shpjegohen mirë këto dhe shumë herë zbatohen në mënyrë dogmatike. Po u zbatuan, kështu metodat e punës për ndreqjen e situatave, atëherë deformohet qëllimi i drejtë i Partisë.

Prandaj duhet një vigjilencë a madhe nga ana e Partisë dhe e organeve shtetërore, njerëzit që kanë gabuar duhet t`i vëmë të punojnë gjetkë, në vende të përshtatshme, ku të korrigjohen, por dhe të japin, pse zotësia nuk u mungon. Partia për çdo gjë duhet të ketë kujdes të madh, 1ë të mos kalohet nga një ekstrem në ekstremin tjetër, gjë që vjen nga mungesa e pjekurisë në drejtim, nga mungesa a bindjes se ky apo ai organizëm duhet kur e krijojmë dhe s`duhet kur e shkurtojmë, po ashtu nga mungesa e guximit politik për të mbrojtur atë që duhet dhe për të zhdukur e për të kritikuar atë që s`duhet. Kësaj i thonë konformizëm. Në këto situata, kur janë krijuar me vend e pa vend organizma dhe funksione të fuckosura, të shoket në anën tjetër, të suprimohen vende, njerëz dhe funksione që i duhen ekonomisë sonë socialiste, do të bëhej gabim i madh. Në këtë drejtim, dashur ose padashur, mund të na zhvillohet një punë tjetër armiqësore. Të ruhemi nga djathtizmat, por të ruhemi, gjithashtu, edhe nga majtizmat.

Duhet të luftojmë konfuzionin, anarkinë, hutimin, pasigurinë dhe pritshmërinë që shkaktohen nga këto situata. Një gjendje e tillë i shërben armikut. Partia, pushteti, të gjithë njerëz duhet të jenë në këmbë si në kohë lufte dhe jo si në kohë qetësie. Udhëheqësit, në radhë të parë, duhet të jenë kudo, jo vetëm të mbajnë fjalime e të qortojnë, por të marrin kontakt me masën, me individë, me drejtues, me punëtorë e me fshatarë, të shpjegojnë, të japin këshilla, të organizojnë në vend çdo gjë që duhet ndrequr. Kjo është metoda revolucionare për çdo njeri, por sidomod për momentet aktuale.

Detyra jonë më e madhe është që nga kjo situatë të dalim më të fortë dhe sa më parë. Duhet shpejt të hiqet ankthi që mund të ketë krijuar dhe ka krijuar në njerëzit ky veprim frontal i armikut. Partia dhe pushteti janë në gjendje ta ndreqin shpejt dhe mirë këtë situatë, me punë e jo me llafe.

Konstatoj se ka me barrë thashetheme, fjalë boshe, shpifje. Nga disa njerëz po bëhen llafe që ushqejnë tekat e sëmura, sikur të mos kënë çfarë të bëjnë dhe me se ta shkojnë kohën. Biseda të tilla jo vetëm janë pa fryt, por edhe shumë të dëmshme. Një fjalë thuhet nga fundi i Sarandës dhe jehona e saj ndihet pas dy ditësh në Malënisë e Madhe. Vallë shfaqje patriotizmi është veprimi i këtyre njerëzve ? Punë revolucionare i thonë kësaj ? Jo, kjo është një punë e sëmurë, punë e njerëzve me një zbrazëti të madhe politike dhe ideologjike. Kjo duhet ta bëjë Partinë të mendohet thellë dhe të shohë nëse format e saj të edukimit dhe të informacionit janë shumë frytdhënëse.

Po, mund të tuhet, ka njerëz të tillë. Unë mendoj se njerëzit që veprojnë kështu, s`janë vetëm “njerëz të rrugëve”, midis tyre ka edhe nga ata që janë punonjës në aparate shtetërore dhe partie.

Qeverisë, që i mbaroi të gjitha këto analiza, duhet të shqyrtojë një problemet dhe sektorët që dolën me gabime dhe, me pjekuri e me gjakftostësi, të marrë masa që t`i ngreqë. Natyrisht, këto punë nuk mund të kryhen duke bërë një mbledhje në muaj. Ka probleme që kërkojnë më parë studime, pastaj të vendosen, ka probleme të tjera që njihen, prandaj zgjidjha e tyre është e lehtë bëhet dhe s`duhet zvarritur, ka, më së fundi, probleme që duhet t`i zgjidhin vetë ministrat, vertësit e tyre, ndërmarrjet.

Kjo është një çështje e gjerë, e koklavitur, por nuk mund të lejohet që punët të zgjidhen as me javashllëk,as me rrëmujë dhe keq. Situatat nuk duhet t`i ngrijnë iniciativën dhe kompetencat. Iniciativë dhe kompetenca duhet të kenë përgjegjësit e çdo rangu, por këto të mos i kuptojnë dhe të mos i zbatojnë si t`u teket, siç bënë disa, që i përdorën sikur t`i kishin çorapët e tyre. Shokët e Kryesisë se Këshillit të Ministrave ankohen e thonë se “u dhamë kompetenca”, por “na lanë pa informata”. “Dhënien e informatave” e vutë në vend, po shumë gjëja nuk i patë, ju kaluan edhe çështje të rrezikshme bile. Prandaj mendoj se nga këto pësime duhen nxjerrë mësime.

Të jemi në krye të punëve, se ato që na ngjanë tregojnë që nuk kemi qenë si duhet, as zbatues, as kontrollues, as administratorë të mirë.

Të gjitha punët e Partisë dhe të shtetit tonë, veçanërisht zbatimi i planeve ekonomike, duhet të ecin shumë më mirë nga sa kanë ecur deri tash. E vërteta është se ka gjëra të dënueshme në bujqësi, në industri, në tregti, në ndërtim etj. Kudo kemi mjaft deficite, kemi subvencionime, kemi harxhe jashtë mase. Kërkohet shumë e më shumë, pretendohet të hahet më mirë, të vishemi më mirë, të banojmë më mirë, të marrim rroga të mira dhe honorare, por, po të mos realizohen planet si duhet, në sasi dhe në cilësi, nga do të dalin këto që kërkohen ? Të jemi realistë shokë. Dy rrugë na paraqiten: O të ngremë prodhimin, ose rrezikohet ulja e nivelit të jetesës; o do të rregullojmë rrogat dhe do të ngremë njëkohësisht nivelin e jetesë, duke i vënë bujqësinë dhe industrinë në pozita luftarake, ose do të ulet niveli i jetesës dhe do të shtohet pakënaqësia në masat. Këto janë ligje që me llafe nuk zgjidhen, por duhen zgjidhur konkretisht me punë dhe me luftë.



Shokë dhe shoqe,

Një punë thellë edukative, politike dhe ideologjike, po zhvillohet kudo në Parti, në organet e pushtetit, në administratë, në ekonomi, në bujqësi, në arsim e kulturë, në ushtri e kudo dhe kjo shoqërohet edhe me masa organizative të përshtatshme dhe të arsyheshme për t`i bërë këta organizma me të vërtetë drejtues, veprues dhe studiues.

Lufta që po zhvillon dhe që ka zhvilluar kurdoherë Partia kundër burokratizmit, nuk është një veprim tjesht teknik apo administrativ. Kjo luftë, në radhë të parë, ka synuar në përforcimin e një stili dhe të një metode pune revolucionare që Partia kërkon bga njerëzit dhe nga aparatet ku këta punojnë. Prandaj këto sy qëllime: lufta kundër burokratizmit dhe lufta për një stil e metodë pune revolucionare nuk mund të kuptohen si sy probleme pa lidhje me njëri-tjetrin, lufta bëhet njëkohësisht për të dyja, por që ato të bëhen mirë, duhet të kuptohen politikisht dhe ideologjikisht si shumë të nevojshme e të domosdoshme, të shëndetshme për socializmin.

Lufta kundër burokratizmit duhet kuptohet nga njerëzit se është e nevojshme, ashtu siç është e nevojshme për organizmin masa e ushqimit që duhet të hajë gjithsecili, që as shumë s`duhet të jetë, se shkatërron shëndetin, por as edhe pak, se nuk punon dhe nuk rron dot.

Lufta kundër burokratizmit i shqtëson disa njrerëz, po shqetësimi i tyre është pa arsye dhe pa vend. Ky shqetësim vjen nga qederi “Ku do të më caktojnë ? Ku do të punoj unë ?” Këto dy gjëra të menduara keq e kanë burimin në një çështje: “Mos më heqin nga Tirana, se m`u shkaktua gjëma shpirtërore dhe materiale”.

Po ta pyesim një njeri të tillë: Pse të lindin këto ndjenja egiste dhe këto pretendime për personin tënd dhe nuk mendon se me qindra e me mijëra si ti kanë edhe ata të drejtën të vijnë në Tiranë dhe zotësinë të punojnë këtu ? Përse e kërkon këtë privilegj për veten tënde dhe nuk mendon se mund ta ketë edhe jnë tjetër ? Pastaj pse qenka privilegj Tirana dhe nuk konsiderohet privilegj vajtja për të punuar e për të jetuar edhe në Korçë, Shkodër, Kukës, Gramsh, Çorovodë, Kutalli, Shmil apo Fushë-Arrëz ? Vallë nuk zien jeta dhe në këto qendra, nuk vlon puna në gjithë këto vende, nuk jetojnë edhe atje njerëz tanë që punojnë e lodhen, që çlodhën, dëfrejnë, edukohen e mësojnë ? Atëherë, përse na u mërzitke ti, kur të thonë të vesh të rrosh dhe të punosh në këto vende, kur e do nevoja e punës dhe e atdheut.

Ti shqetësohesh më kot, se nuk i kupton politikisht drejt problemet, nuk e kupton drejt ndërtimin e socializmit, se Shqipërinë e shikon në prizmin e ngushtë mikroborgjez të një jete sedentare, të palëvizshme, jo në zhvillimin e saj revolucionar. Ti rron me rutinën e një jete të mykur mikroborgjeze, nuk je njeri i hapësirave të gjera, nuk ecën me ndryshimet, me progresin, nuk ndjek botëkuptimin e ri, ke frikë nga e reja. Po të shkosh në një vend tjetër pune, në një qytet tjetër, në një tjetër kooperativë, ti hutohesh, akoma pa vajtur fillon të mërzitesh dhe kjo vjen se në realitet nuk i do njerëzit, ashtu siç të mëson Partia, ti ke frikë të lidhesh në miqësi me njerëzit e rinj, pse këta të duken të huaj; ti ke pasë krijuar një shoqëri të vjetër dhe ke frikë, ke druajtje të krijosh një të re.

Të gjitha këto të bëjnë të mendosh: “Obobo ç`më ngjau mua !”. Po çfarë të ngjau ? Asgjë ! Ti do të shkosh të punosh në një qytet tjetër, në një qendër pune tjetër, sa të jetë e mundur do të të ruhet profili i zanatit, por edhe në qoftë se ky nuk ka mundësi të të ruhet, qind për qind, aty afër do të kesh një punë sipas profilit, sipas zotësisë dhe moshës.

Shteti do të marrë të gjitha masat që lëvozja mos të të shkaktojë shqtësime në anën ekonomike për të gjithë njerëzit e familjes tënde të aftë për punë, edhe për çështje banese po kështu. Por, edhe në qoftë se kjo e fundit nuk plotësohet dot mënjëherë, duhen kuptuar drejt nevojat, duhet pasur durim. Shteti kurrë nuk do të të thotë të marrësh familjen me vete dhe të flesh në rrugë pa të siguruar strehimin. Por, kur shteti ta gjen strehimin, atëherë duhet të mblidhesh me familjen dhe to siç bëjnë disa që shpresojnë se do të riktehen shpejt atje nga erdhën. Një mentalitet i tillë është i gabuar. Ata shokë përgjegjës, partie o pushteti, që u japin të tilla shpresa kuadrove që transferojnë ose që qarkullojnë, janë oportunistë, liberalë e tarafxhinj, janë nga ata që i kanë qejf hatëret.

Partia është kundër lëvizjeve të kota, të shpeshta e të paarsyeshme të sëmurëve e plqve, por cilido që për arsye shëndosha duhet të lëvizë, të ndiejë një gëzim dhe jo një brengë, të thotë se do të vete të shoh, të rroj dhe të punoj me njerëz, me shokë të rinj dhe jo të mykem në një jetë rutinë; do të mësoj nga zakonet, nga doket, nga kontaktet me vëllezër e me motra të tjerë. Prandaj të tillë njerëzve, të tillë funksionarëve duhet t`u flitet drejt dhe hapur që të zhdukin shqetësimet e kota që kanë në kokë e në zemër.

Në këto lëvizje që po bëhen ne shohim që njerëz të kooperativave, punonjës dhe specialistë, boshatisën menjëherë zyrat dhe ahkuan në prodhim. Këtë gjë bënë edhe agronomë, mjekë, inxhinierë dhe specialistë të tjerë që kishin fryrë institutet dhe byrotë teknike. U lumtë të gjithë këtyre ! Kjo do të thotë se ata e kanë kuptuar drejt direktivën e Partisë. Kështu duhet ta kuptojnë e ta zbatojnë edhe njerëzit e aparateve e të zyrave, pedagogët dhe mësuesit. S`duhet të ketë asnjë hezimit, pse kjo bëhet për të miën e atdheut dhe e mira e atdheut është edhe e mira e tyre. Këto dy gjëra nuk ndahen dhe Partia këto të nuk i ndan nga njëra-tjetra.

Partisë i dhemb kur ndien se te disa ka shqetësime dhe bën çmos t`ua zhdukë e të krijojë edhe tek ata gëzim. Në këtë rrugë të drejtë Partia duhet t`i ndihmojë të gjithë njerëzit. Çdo gjë që bën Partia e bën për të mirën e shoqërisë dhe të njerëzve.

Janë bërë edhe gabime, të cilat nuk mund të fshihen. Këto gabime njerëzit i kanë bërë, prandaj autorët e tyre duhet të ndëshkohen dhe të edukohen. Edhe Partia, edhe klasa, edhe masat duhet të jenë vigjilente. Motoja “beso e kontrollo” nuk është vetëm për disa, por për të gjithë. Ka njerëz që na hiqen shumë të zgjuar, shumë rigorozë kur s`duhet. “Ku ishin, pse nuk i panë parë këto gjëra dhe këta armiq?”, thonë disa nga këta “ zgjuar”. Dakord, pyetja është me vend, por kjo pyetje u vihet edhe atyre: “Po ju ku keni qenë ? Përse nuk i keni parë këta njerëz që venin e vinin te ju, që bisedonin me ju, që ju u kërkonit dhe ata jua bënin nga një favor me qëllim që që ju të u kërkonit dhe ata jua bënin nga një favor me qëllim që ju të mbyllnit gojën edhe atëherë kur duhej të flitnit etj.? Kështu ju ka mësuar Partia të vepronit ? Natyrisht, jo!”.

Atëherë duhen bashkuar forcat, përpjetjet, vigjilenca, duhen fuqizuar puna, prodhimi, edukimi dhe jo të bëhen muhabete të kota e pa baza, duke menduar se gjoja kështu ndreqen punët, por që në fakt këto prishin punë. Armiku çdo gjë shfrytëzon, prandaj nga cilido kërkohet punë me mend dhe me përgjegjësi. Armiku dhe parullat e tij duhen luftuar.



Ne këtu, në Komitetin Qendror, shtruam dhe diskutuam këto probleme të rëndësishme, analizum thellë, më duket mua, edhe gabimet, edhe fajez që janë vërtetuar. U bënë autokritika dhe kritika konstruktive, u analizuan dhe u vunë në dukje fajet kolektive dhe fajet personale Të gjitha këto duhet të na bëhen mësime të vlefshme.

Për njerëzit që gabojnë duhet të marrim edhe masa, që do të ndikojnë në edukimin e tyre.

Siç rezultoi nga të gjitha këto analiza në forume të ndryshme të Partisë dhe të Qeverisë, Koço Theodhosi ngarkohet me faje të rënda pë mungesë vigjilence revolucionare në drejtimin e sektorit të naftës, ku u lejuan të vepronin dhe të sabotonin për një kohë të gjatë ekonominë tonë elementë armiq. Mosshqetësimi i tij për këtë punë armiqësore të grupit sabotator të naftës, mosmarrja e masave, mosvënia në korent udhëhqjen e Partisë dhe të shtetit, familjariteti i dyshimtë me Pirro Gushon e Lipe Nashin, aprovimi i plotë për çka thoshin inxhinierët sabotatorë, do të thotë se te Koço Theodhosi ka diçka më shumë se mungesë vigjilence. Koços jo vetëm i ka munguar vigjilenca revolicionare, por ai ka treguar edhe shumë paaftësi drejtimi dhe organizmi në funksionet që i ishin ngarkuar si anëtar i Byrosë Politike dhe ministër i Industrisë dhe Minierave. Me të tilla funsione dhe përgjegjësi, Koço Theodhosit nuk i lejohej që të shfrytëzoheshin në mënyrë kaq kriminale fonde kolosale që shteti i kishte rezervuar industrisë së naftës, nuk i falet lehtë lënia e shtetit tonë socialist për pesë vjet me radhë pa fusha të reja nafte. Janë të papranueshme nga parimet politiko-organizative të Partisë prirjet e theksuara të Koço Theodhosit për krijimin e drejtorive të përgjithshme, që ishte një formë shkëputjeje nga parimi i centralizmit demokratik të drejtimit, dhe ecja e tyre në një drejtim të gabuar e të rrezikshëm të vetadministrimit. Të gjitha këto gabime e faje të rënda të Koços nuk e kanë burimin thjesht në një cektësi ideologjike dhe në një mungesë përpjekjesh të thella e të vazhdueshme nga ana e tij për të studiuar teorinë tonë shkencore marksiste-leniniste dhe eksperiencën e shumanshme e të vlefshme të Partisë sonë. Të gjitha këto na bëjnë të mendojmë se Koço Theodhosi ishte futur në komplot, në një punë të organizuar armiqësore kundër Partisë dhe pushtetit. Për këtë gjë un bashkohem me propozimet e gjithë shokëve dhe mendoj që Koço Theodhosi të mos jetë më anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror, të shkarkohet nga detyra si ministër i Industrisë dhe i Minierave, të përjashtohet nga Komitetit Qendror dhe nga Partia. Me punë të palodhur, atje ku do të caktohet, Koçoja duhet të punojë dhe të provojë me vepra se po ia lan ndershmërisht dëmet e mëdha që i ka bërë çështjes së madhe të socializmit (Koha vërtetoi se Koço Theodhosi ishte zhytur thellë në veprimtarinë armiqësore, ndaj mori dënimin e merituar nga gjyqi i popullit.)

Abdyl Këllezi ka përgjegjësi të madhe dhe të rëndë për punën e rrezikshme dhe armiqësore që u zhvillua në sektorin e naftës. Ne e theksuam se Koço Theodhosi ka përgjegjësitë e veta, por Abdyl Këllezi nuk qëndron aspak larg atij dhe, si kryetar i Komisionit të Planit të Shtetit, jo vetëm ka përgjegjësi se veproi në mënyrë aktive dhe lejoi një gjendje të tillë, por edhe si anëtar i Byrosë Politike atij i mungoi vigjilenca revolicionare për vite me radhë për të mos diktuar punën armiqësore që zhvillonin sabotatorët në naftë. Abdyl Këllezit as që i shkoi ndonjëherë në mendje se atje po bëhej një punë armiqësore, por edhe kur u duk qartë e ia thanë atij dhe Koço Theodhosit në aktiv, ai nuk e konceptonte dot një gjë të tillë. Kjo nga ana e tij tregon miopi politike të madhe, një prirje vo vetëm për të dobësuar dhe për të nënvleftësuar luftën e klasave, por edhe për të goditur pushtetin popullor. Qëndrimet e Abdyl Këllezit tregojnë se te ky person është i theksuar oportunizmi, por jo vetëm kaq. Veprimtaria, qëndrimit, përkrahjet, mosvënia në korent e udhëheqjes për sabotimet dhe sabotatorët, mosmarrja e masave për ta penguar këtë veprimtari armiqësore tregojnë se Abdyl Këllezi ka qenë brenda në komplot në një punë të organizuar armiqësore me një gjerësi të madhe.

Perveç kësaj, kjo veprimtari leberale dhe armiqësore në industrinë e naftës ka dukje të theksuara edhe në gjithë punën e Abdyl Këllezit në tërë atë sektor të gjerë shumë të rëndësishëm që drejtonte ai në Komisionin e Planit të Shtetit. Abdyl Këllezi ka qenë frymëzuesi dhe përkrahësi kryesor i fryrjes së aparateve shtetërore, të organizmave të shumtë të copëtuar e të fryrë, të mungesës së kontrollit nga ana e tij në drejtim të detyrave që i qenë ngarkuar nga Qeveria etj. Abdyl Këllezi nuk i ka bërë këto veprime nga mungesa e kapacitetit, as nga padija, as rastësisht, por me ndërgjegje dhe me qëllim që të luftojë pushtetin popullar. Ai e ka të theksuar mungesën e qartësisë ideologjike marksiste-leniniste dhe në vend të saj edhe origjina, edhe mënyra e jetesës dhe e të menduarit e kanë çuar atë të gërshetojë slogane gjoja marksiste-leniniste për të kamufluar pikëpamjet e tij revizioniste titiste-sovjetike. Të treguarit shumë “aktiv” i shërbente atij dhe si mbulesë e personit të tij të dyfishtë. Ai ka, gjithashtu, shumë të theksuar mendjemathësinë dhe vetëkënaqësinë për veprimet dhe për mendimet e tij. Abdyli mendonte se çdo gjë që thoshte dhe që kryente ky ishte e drejtë dhe me prepotencën, si me thënë, të njeriut kompetent u imponohej edhe të tjerëve, atyre që mundte. Tash duket hapur tendenca e përpjekjeve që bënin njerëz të tillë si Abdyli, Koçoja e të tjerë për të komprometuar sa më shumë njerëz. Por Partisë këta nuk mund t`ia hedhin dot. Abdyl Këllezi mendonte dhe punonte jo vetëm për dëmet që i vinin ekonomisë socialiste nga kjo punë e dënueshme e tij, por punonte që të shtohej katastrofa për vendin tonë. Partia i tha “Ndal!”.

Abdyl Këllezi interesohej shumë për zhvillimin e kultit të personit të tij dhe Përpiqej që shkëlqimi i veprimeve dhe i sukseseve të clasës dhe të Partisë të binte tek ai në një pjesë të konsiderueshme, pse ishte anëtar i Byrosë Politike dhe kryetar Komisionit të Planit të Shtetit që “drejton gjithë ekonominë”. Janë vetëm karakteristika të karakterit borgjez dhe mikroborgjez të tij këto ? Patjetër se po, por ai punonte edhe për një të ardhme borgjezo-revizioniste që po i përgatitej atdheut tonë nga grupet armiqësore.

Për të gjitha këto, unë mnedoj që edhe Abdyl Këllezi të mos jetë më anëtar i Byrosë Politike, të shkarkohet nga detyra shtetërore si kryetar i Komisionit të Planit të Shtetit dhe të përjashtohet nga Komiteti Qendror e nga Partia. Abdyli duhet të korrigjohet thellësisht nga të metat, të jetë kokulur, të njohë fajet e tij të rënda. Abdyl Këllezi gjendur edhe herë të tjera në gabime të rrezikshme antiparti e antishtetëore dhe tani duhet të vërë mend që të mos shkojë më thellë në veprimtarinë e tij.

Partia i ka vlerësuar në kohën e duhur gabimet e Abdyl Këllezi , sa herë që ato janë shfaqur, ajo është treguar e drejtë, ka bërë diferencime dhe i ka pasë dhënë dorën derisa ai erdhi dhe në Byronë Politike. Kjo tregon, nga një anë, drejtësinë e Partisë ndaj kuadrove dhe, nga ana tjetër, pandreqshmërinë dhe armiqësinë e disa kuadrove të tillë. Prandaj kritikat dhe dënimet e drejta e të merituara të Komitetit Qendror t`i marrë seriozisht, që t`i shërbejnë për të mos gabuar më dhe të punojë shumë atje ku do të caktohet (Abdyl Këllezi nuk e përligji as këtë ndihmë i dha Partia. Më vonë gjyqi i popullit e dënoi për krime kundër shtetit).

Kiço Ngjela, sipas medimit tim, duhet të kritikohet rëndë dhe të paralajmërohet shumë seriozisht, pse puna në ministrinë që drejton ka qenë shumë e sëmurë, shumë e molepsur dhe formonte një rrezik të madh për ekonominë tonë. Kjo punë përbënte rrezik edhe për Sigurimin e Shtetit. Kiço Ngjela është përgjegjës për ato që u zbuluan në dikasterin e tij.

Fakt është se ai ishte rrethuar me elementë armiq, matrapazë, antiparti dhe të dyshimtë për lidhje me armiqtë e jashtëm. Ai jo vetëm nuk e mprehu vigjilencën kundër këtyre elementëve të këqij, por i mbrojti deri në fund me një mendjelehtësi dhe prepotencë të dënueshme.

Karakteristikë e Kiço Ngjelës është se ky ka dy natyra: Një natyrë të ashpër për jashtë dikasterit të tij dhe një natyrë të butë, oportuniste dhe liberale për bashkëpunëtorët dhe vartësit në ministrinë ku drejton. Kjo situatë është krejt e dukshme në karakterin e Kiços. Toni i tij i ashpër të jep përshtypjen sikur kërkon llogari, por toni i butë karshi bandës që kishte bërë fole në Ministrinë e tregtisë e rrëzon të parën. Kiço Ngjela duhet të mësojë se nuk gabohemi aq kollaj bga taktika e tij: të atakojë që të evitojë kritikën dhe dhënien e llogarisë. Mos i merr Partinë dhe Komitetin Qendror për leshko, se gabohe rëndë ! Qëndrimi yt shumë i gabuar, jovigjilent, jorevolucionar u dha mundësi armiqve, që ishin struktur nën obrellën tënde, të shinin brenda e jashtë vendit me veprime të paligjshme dhe armiqësore, të spekulonin sigurisht me çmimet e eksport-importit, të vinin me mijëra dollarë në bankat e huaja në emrin e tyre, natyrisht, jo të nxjerrë prej kursimeve nga rrogat, por nga matrapazllëqet. Njerëz si Andrea Mançoja dhe një kategori si ky, vallë bënin vetëm këto gjëra, apo ishin edhe në shërbim të agjenturave armike ? Sigurisht, duhet të dyhojmë. Nuk është nevoja të na thonë vetë këta se janë agjentë të Intelixhens Servisit. Nuk të tërhoqi vëmendjen ty, Kiço, blerja nga ana e tyre e kamionëve anglezë të këqij, që sollën për të rinj dhe me një kosto prej tre millionë dollarësh, në qoftë se nuk gabohem ? To me ta sollën edhe agjentë të Intelixhens Servisit gkoja për të bërë riparimet, menjëherë sa i futën në punë !

Ç`janë këto gjëra, Kiço, janë nërë nën hundën tënde ? Ku e ke pasur kokën ? Shumë herë je kritikuar, se qaheshin ndërmarrjet e ndryshme nga importi, por ti avancoje çdo herë arsye objektive: jo largësitë, jo rrugët, jo koniunkturat botërore. Mirë gjitha këto, por asnjëherë nuk të shkoi ndër mend të kontrolloje punën e gjithë këtyre myteberëve të borgjezuar që rrinin si specialistë, zëvendësministra, disa prej tyre drejtorë, disa të tjerë atashe tregtarë ?

Kiço Ngjela është fajtor, atij i kanë munguar vigjelenca dhe ngritja ideopolitke, ai është treguar liberal në punë dhe ka pasur familjaritet të theksuar e butësi në kërkimin e llogarisë ndaj vartësve.

Mos harro, Kiço, se në Plenum s`bërë fare autokritikë të hapët, me shkrim, Komitetit Qendror.

Të gjitha këto unë mendoj se Kiçon duhet ta shkundin dhe t`i shërbejnë si paralajmërim për të mos i përsëritur më. Mendoj t`i jepet njëkohësisht një vërejtje e rëndë me shënim në kartën e regjistrimit (Faktet e shumta që dolën më vonë provuan veprimtarinë armiqësore të Kiço Ngjelës, prandaj gjyqi, i popullit e dënoj atë për krime kundër shtetit).

Ju dëgjuat diskutimim mizerabël të Ramadan Xhangollit ( Në atë kohë i Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratik të Shqipërisë). Ai u paraqit këtu duke na thënë se iu desh të përgatis Koço Theodhosit te dy diskutime: Një para se të vinte në Plenum dhe një tjetër pasi Koço Theodhosin. Ramadan Xhangolli deshi të na bindte sikur këto gjëra, që provojnë sa thellë është futur Koço Theodhosi në punën armiqësore e sabotuese në sektorin e naftës, i paskan ardhur papritur, i mësoi vetëm këtu, në Plenum. Ramadan Xhangolli e qortoi” Koço Theodhosin që nuk iu përgjigj pyetjeve të tij, që ishin pyetje “shoqërore” e jo “me spec” si të të tjerëve. Dje kur shokët e Plenumit e vunë Ramadan Xhangolli me shpatulla pas muri, duke e pyetur përse pyetjet e shokëve qenkan me spec dhe të tijat qenkan shoqërore, ai pohoi se me Koço Theodhosi n ka pasur miqësi të ngushtë, ndryshe nga të tjerët. Në fillim ai u përpoq të na bindte se në takimet e tyre “miqësore” s`kishin biseduar për çështjet e naftës e punën e sabotatorëve, veçse Koço Theodhosi i paska kërkua këshillë këtij farë “kryeplaku fshati” se si ta bënte autokritikën e tij në Plenum. Ai s`mundi të mohonte se kanë biseduar për kritikat që i janë bërë në Byronë Politike e në Qeveri Abdyl Këllezit, për dyshimet e Koço Theodhosit mbi vetëvrasjen e Pirro Gushos etj. Dhe ky këndes pa pupla, i cili në fillim na u paraqit me dy diskutime, duke u hequr sikur ra nga qielli, kur mori vesg për punënet e fëlliqura të Koço Theodhosit e të Abdyl Këllezi , në fund të seancës, gjatë pushimit, kërkoi të takohej me mua që të më deklaronte se ai në Shtëpinë e Partisë, ku herë pas here mblidhen shokë të undhëheqjes, vinte posaçërisht për të dëgjuar çfarë thuhej për elementët sabotatorë e punë tjera dhe informatat e marra ia transmetonte Koço Theodhosit. Ai luante kështu rolin e informatorit të grupit sabotator e armik të naftës dhe të ekonomisë.

U bë e qartër ne se me Koço Theodhosin, por edhe me të tjerë që nuk dihen, Ramadan Xhangolli ka biseduar dhe ka punuar në rrugë grupazhi kundër Partisë. Del kështu që është implikuar edhe ky në këtë punë komplotiste.

Nuk është hera e parë që Ramadan Xhangolli krijon miqësira të tilla të sëmura. Ai është implikur në këtë rrugë edhe me Nexhip Vinçanin e Gjin Markun, kur këta zhvillonin veprimtari armiqësore kundër Partisë, por atëherë Komiteti Qendror bëri diferencimin, duke i dhënë mundësi Ramadanit që të ndreqej. Jeta tregon se ky nuk u shërua nga këto sëmundje të këqija dhe vazhdoi në rrugën e tij armiqësore kundër Partisë.

Ramadan Xhangolli është një njeri pa vlerë. Aftësia e tij është të thurë intriga dhe të zhvillojë punë grupazhi, pse sa për punën, dihet se kudo është treguar i pazoti, prandaj ka qenë shkarkuar tri herë si sekretar partie rrethi.

Për të , më duket, është e tepërt të zgjatem më shumë, prandaj i propozoj Plenumit që Ramadan Xhangolli të përjashtohet Komiteti Qendror dhe nga Partia.

Për Thoma Delianën do të tosha se ky nuk po tregohet i aftë për të drejtuar arsimin dhe kulturën. Ai nuk tregua i mprehtë dhe vigjilent në diktimin e punës armiqësore të Fadil Paçramit, as organizator i mirë në ndjekjen e detyrave të rëndësishme ideologjike që kishte vënë Partia përpara shkollës dhe kulturës sonë socialiste. Ai ka lejuar të përhapen ide të sëmura në disa kuadro dhe istitucione, ka lejuar indisiplinimin në dhënien e mësimeve dhe në kualikifimin e nxënësve, studentëve, mësuesve e pedagogëve, është treguar liberal në kërkesat për zbatimin e disiplinës shkencore në shkolla dhe në marrëdhëniet me njerëzit. Për këto unë mendoj se Thoma Deliana nuk e kryen si duhet detyrën që i ka ngarkuar Partia, por e bën këtë me shumë të meta, gabime e boshllëqe, prandaj mendoj të paralajmërohet seriozisht për këto dobësi dhe propozoj t`i jepet një vërejtje e rëndë me shënim në kartën e regjistrimit, sikurse është propozuar edhe nga disa shokë.

Veprimtaria kryesore e armiqve sabotatorë me Pirro Gushon e Lipe Nashin, Abdyl Këllezin e Koço Theodhosin, si dhe bashkëpunëtorët e tyre, u zbulua dhe u likuidua. Ky është një sukses i madh që duhet të na forcojë ndërgjegjen dhe besimin në veprimtarinë e drejtë dhe shpëtimtare të Partisë, e cila na udhëzon e na undhëheq drejt në punën për ndërtimin e socializmit dhe në luftën e klasave kundër të gjithë armiqve që përpiqen të dëmtojnë Partinë dhe pushtetin tonë popullor. Prandaj të gjithë, Parti dhe popull, të çohen në këmbë dhe të mobilizohen për të kryer detyrat sa më parë e sa më mirë në të gjithë sektorët. Këto që ngjanë të na ahërbejnë për të ngritur më tej vihjilencën revolucionare, në radhë të parë të komunistëve, dhe të të gjitha masave punonjëse të vendit tonë, pse armiku na sulmon dhe përsëri do të na sulmojë, prandaj të jemi vazhdimisht në luftë kundër armikut dhe të fitojmë ashtu sikundër kemi fituar kurdoherë mbi të.





Shokë,

Pas gjithë këtyre masave të domosdoshme që kemi marrë për spastrimin e ud hëhqjes së Partisë nga elementët armiq, lind nevoja e plotësimit të Byrosë Politike të Komitetit Qendror me shokë të rinj. Ne kemi përjashtuar nga udhëheqja dhe nga Oartia në Plenumin e 4-t, të 5-të, të 6-të dhe në këtë Plenum tre anëtarë dhe një kandidat të Byrosë Politike për veprimtari armiqësore. Shosha e Partisë qëroi nga udhëheqja “egjrën” , ajo flaku tej e elementët antiparti, armiq të socializmit e të popullit dhe jemi të ndërgjegjshëm se me këtë punë do të forcohen më shumë Partia dhe udhëheqja.

E kemi detyrë të domosdoshme që, për të siguruar vazdhimësinë, të ngremë shokë me moshë relativisht të re, të provuar në luftën e madhe që udhëheq Partia për ndërtimin e socializmit, pë mbrojtjen e adheut dhe të marksizëm-leninizmit nga armiqtë e brandshëm dhe të jashtëm. Të sjellim në Byronë Politike elementë të klasës, me origjinë dhe me gjendje punëtore, sidomos nga ata anëtarë të Plenumit që, gjatë gjithë veprimtarisë së tyre, kanë treguar zotësi e konsekuencë në zbatimin e vijës së drejtë të Partisë Tash Partia jonë ka përgatitur dhe ka kuadro rezervë të dalë nga gjiri i klasës sonë punëtore, besnikë të çështjes së adheut e të socializmit, energjikë, të qëndrueshëm, kommunistë e patriotë zjarrtë.

Lidhur me sa më sipër propozoj që kandidatët, e Komitetit Qendror: shikët Pali Miska, Llambi Gegprifti dhe Qirjako Mihali ngrihen në anëtarë të Komitetit Qendror (Në këtë Plenum shokët Hekuran Isai dhe Pali Miska u zgjodhën anëtarë të Byrosë Politike të KQ të PPSH dhe shokët Llambi Gegprifti e Qirjako Mihali kandidatë të saj).

Meqë ju, shokë, u shfaqët dakord me sa u parashtrua, atëherë propozoj që të vijnë në Byronë Politike:



I. Si anëtarë të Byrosë Politike:

1. Shoku Hekuran Isai. Lindur më 1933 në Peqin të rrethit të Elbasanit, me origjinë punëtore. Ka mbaruar Shkollën e Lartë të Partisë, pranuar në Parti më 1957.

Vetë ka qenë tetë vjet punëtor, pastaj është ngritur vazhdimisht në udhëheqje të organizatës së ndërmarrjes, sekretar i Komitetit të Rrethit të Elbasanit, pastaj sekretar i parë i komitetit të Partisë në rrethet Librazhd dhe Dibër. Në Kongresin e 5-të është zgjedhur kandidat dhe në Kongresin e 6-të anëtar i Komitetit Qendror të PPSH. Është deputet në Kuvendin Popullor.

Duke qenë gjithnjë një aktivist i mirë sheqëror, ka milituar aktivisht në organizatat e masave, Vlerësohet si punëtor i palodhur dhe që vazhdimisht ka mbajtur qëndrime të drejta kosekuente parimore, është kurajoz, bën kritikë dhe autokritikë dhe lufton të ruajë cilësitë e mira të klasës punëtore.

Shoku Hekuran Isai propozohet, gjithashtu, të zgjidhet edhe sekretar i Komitetit Qendror në vend të shokut Petro Dode, i cili propozohet të shokjë kryetar i Komisionit të Planit të Shtetit e zëvendëskryetar i Këshillit të Ministrave.

2. Shoku Pali Miska. Lindur më 1931 në Bradvicë të Korçës, me origjinë fshatar i varfër. Familja e tij gjatë luftës e më pas ka mbajzur e mban qëndrim të mirë. Është pranuar anëtar partie më 1951. Ka mbaruar Institutin e Lartë Ekonomik.

Ka punuar shtatë vjet punëtor sharre, më vonë është ngritur në përgjegjësi deri drejtor i Ndërmarrjes së Sharrave në Fushë-Arrëz. Më 1968 u zgjodh sekretar e mandej sekretar i parë i komitetit të Partisë të këtij rrethi dhe kohët e fundit sekretar i parë i Komitetit të Partisë Rrethit të Kukësit. Në Kongresin e 6-të është zgjedhur kandidat i KQ të PPSH. Si sekretar i parë rrethin e Pukës ka drejtuar mirë, ka fituar përvojë si punëtor partie, është i lidhur me masat dhe gëzon respekt në organizatën e Partisë e në popullin e rrethit ku ka punuar. Me rastin e 30-vjetorit të Çlirimit i është dhënë titulli Hero i Punës Socialiste”. Është deputet në Kuvendin Popullor.

Gjithashtu propozohet që shoku Pali Miska të emërohet ministër i Industrisë dhe i Minierave.



II.Si kandidatë të Byrosë Politike:

1. Shoku Llambi Gegprifti. Lindur në Potkozhan të Pogradecit më 1942. Me origjinë fshatar i varfër. Qëndrimi i familjes së tij gjatë luftës e më pas ka qenë dhe është i mirë. Pranuar në Parti më 1964.

Vetë ka qenë për disa vjet punëtor. Ka mbaruar Fakultetin Gjeoloji-Miniera, kursin e lartë njëvjeçar të ekonomisë politike pranë Shkollës së Partisë dhe vazhdon me korrespondencë degën mekanike të Fakultetit të Inxhinierisë.

Në shkollë është dalluar si nxënës e student i mirë, ndërsa si inxhinier, punëtor partie e drejtor ndërmarrjeje ka bërë punë frytshme e të palodhur, është dekoruar me UrdhrinPër punë shquar në miniera-gjeologji” Klasit të 2-të. Kudo është cilësuar si kuadër me partishmëri. Është i ri, me aftësi dhe me perspektivë. Tip studioz, i thjeshtë, i ndershëm, masovik dhe gëzon simpatinë e respektin e masave kudo ku ka punuar. I papërtuar në punë dhe ka treguar aftësi të mira drejtuese e organizative, mbështetet në masat e vlerëson vërejtjet dhe mendimet e tyre. Në Kongresin e 6-të është zgjedhur kandidat i KQ të PPSH. Në dhjetor të vitit 1974 është emëruar zëvendësministër i Mbrojtjes Popullore, detyrë kryen edhe tani.

2. Shoku Qirjako Mihali. Lindur më 1929 në Korçë, me origjinë punëtore, babai i tij ka qenë murator. Anëtar partie pranuar më 1949. Ka mbaruar studimet e larta për indhinier i përpunimit të naftës. Qëndrimi i familjes gjatë luftës e më pas ka qenë dhe është i mirë.

Gjatë nëntëmbëdhjetë vjetëve të punës së tij në bazë, në industrinë e përpunimit të naftës dhe në unzinën e nitrat amonit Gogo Nushi, është treguar punëtor i palodhur, ka bërë përpjekje për të kryer mirë detyrat, duke u mbështettur në masat, ka organizuar e ka drejtuar mië punën, ka luftuar të njohë problemet e ndërmarrjes dhe të kryejë detyrat e planit. Është shok me partishmëri, me aftësi dhe me cilësi të mira si komunist e si kuadër. Ka bërë vazhdimisht përpjekje për të rritur më tej nivelin e tij. Ai nuk është konformuar me veprimet armiqësore të Pirro Gushos e të Koço Theodhosit, prandaj ata janë orvatur ta shkarkonin nga detyrat që kishte. Që në Kongresin e 5-të është zgjedhur kandidat i KQ të PPSH.





Më lejoni tani të them disa konkluzione të nxjerra nga vëzhgimi i ngjarjeve politike ndërkombëtare.

Amerikanët i lanë duart nga Kamboxhia. Tok me kukullën e tyre, Lon Nolin, ata vranë e vranë kamboxhianë, dogjën qytete e fshatra ndhe, në pamundësi për të vazhduar më tej barbarizmat, u thyen dhe u tërhoqën bashkë me Lon Nolin e me kriminalët e tjerë të luftës.

Tash forcat e Frontit siç e dini, janë brenda në Pnom-Pen dhe në gjithë Kamboxhian. Kjo është një fitore e madhe. Reaksioni jep shpirt dhe është në drithmën e fundit para vdekjes.

Nga ana tjetër, i gjithë Vietnami i Jugut u çlirua, Sajgoni ra me luftë dhe jo në bazë të kompromisit të traktateve të Parisit. Me rënien e Sajgonit mori fund një nga luftërat më të gjata e më barbare që ka parë bota gjatë këtij shekulli. Imperializmi amerikan kishte zënë vendin dhe luante rolin e imperializmit fashist hitlerian, kurse populli heroik vietnamez, për më shumë se 35 vjet me radhë, luftoi heroikisht dhe pa pushim kundër francezëve, kundë japonezëve, përsëri kundër francezëve dhe kundër amerikanëve. Nga gjatësia e luftërave kjo e Vietnamit u ngjet luftërave qqo- vjeçare, 30-vjeçare etj. Të shekujve të kaluar, por lufta e imperializmit amerikan në Vietnam ua kaloi egërsisë, barbarizmave dhe mjeteve që u përdorën në Luftën e Dytë Botërore.

Megjithëkëtë, populli vëlla heroik vietnamez luftoi me armë në dorë, rezistoi dhe fitoi.

Lufta në Vietnam vërtetoi tezën leniniste se pushteti popullor fitohet me pushkë, me luftë. Derri do plumb. Imperializmi amerikan, socialimperializmi sovjetik dhe borgjezia reaksionare duhen luftuar me armë nga popujt. Këta vetëm kështu mund të çlirohen. Historia nuk ka dhënë asnjë shembull që popujt dhe klasa punëtore të marrin në dorë pushtetin në rrugën parlamentare dhe reformiste.

Revizionistët modernë e reklamojnë shumë këtë rrugë, bile e theksojnë si të vetmen, se ata janë për “kompromisin historik” të revizionistëve italianë.

Siç e dimë, marrëveshja e Parisit ishte pjella e kompromisit të ndyrë sovjeto-amerikan në kurriz të vietnamezëve. U desh që vietnamezët të vazhdonin luftën që të arrinin në çlirimin e plotë të atdheut të tyre, siç arritën. Partia jonë ua pati thënë hapur shokëve vietnamezë pikëpamjen e vet për marëveshjen e Parisit se, pa e hedhur në shportë këtë marrëveshje, nuk do të kishte çlirim të vendit të tyre. Dhe kështu ngjau.

Imperializmi amerikan dhe socialimperializmi sovjetik vazhdojnë të mënyrë të hapët e me arrogancë, pa pëfillur opinionin publik botëror. Ata janë gati t`i hidhen në grykë njëri-tjetrit dhe të tjerëve, njërit pas tjetrit. Vazhdon armatosja edhe çdo ditë që kalon duket më shumë psikoza e shfrenuar e luftës.

Të dyja superfuqitë kanë vënë në gatishmëri e në lëvizje çdo gjë, forcat e tyre të armatosura në dete e në oqeane, në portet e ndryshme të tyre dhe në baza detare të vendeve të treta, të marra me qira ose të grabitura me forcë. Sapo një flotë e mbiujshme ose e nënujshme e një superfuqie del në ndonjë det osa oqean, aty përnjëherë ia mbërrin edhe flota e superfuqisë tjetër. Këto flota rivalizijnë, por bëjnë edhe politikën e kanonierave kundë artyre vendeve të treta, udhëheqësite të cilave ose duan të çlirohen nga kthetrat e kçtyre sy amiqve të egë, ose përpiqen të heqin zinxhirin e njërës për të rënë nën zinxhirin e tjetrës, që i jep më shumë dollarë apo më shumë rubla. Këto flota agresive detare dhe ajrore në dete e në baza të ndryshme u përngjasin atyre sharonjarëve (Nga frëngjishtja – zogj që ushqehen me kërma). Që flutirojnë mbi kufomat e të vrarëve në fushat e betejës. Ato janë të gatshme për të mbështetur politikë agresive të qeverive përkatëse, presin sinjalin e veprimit të diplomacisë së agresionit që shoqërohet me spiunath të shfrenuar, por edhe me tregti për të blerë dhe për korruptuar ata që janë të korruptueshëm në vende të ndryshme, të cilët i përdor për të ushtruar atje influencën, për intriga, korrupsion, “luftë civile” dhe për komplote.

Të dyja superfuqitë janë kthyer në tregtarë armësh aq të tmerrshëm, saqë Armstrongët, Mauzerë, Bazil Zaharovët e së kaluarës, po t`i krahasosh me ta, duken si shitë lodrash për kalamanët. Por këto armë shiten, natyrisht, për llogari të tyre, për të mbrojtur secila interesat e vet strategjikë dhe për t`i vënë blerësit e këtyre armëve në luftë me njëri-tjetrin.

Të marrim një nga sheshet e betejës: Lindjen e Mesme. Këtu një numër shtetesh arabe janë në grindje e në mosmarrëveshje haptazi me Izraelin. Por, në realitet, në këtë rajon janë të dyja superfuqitë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Sovjetik, që grinden për zona influence, për naftën, pë sigurimin e rrugëve imperiale, pë depërtim në kontinentet e Afrikës e të Azisë për të siguruar tregje shrfytëzimi, pë shkatërrim qytetërimesh dhe pë skllavërim popujsh. Qeverive dhe klikave reaksionare të këtyre vendeve, të përgatitura nga diplomacia e tyre r agresionit, u shesin vetëm armë dhe u rrëmbejnë popujve bukën e gojës. Kush të kërkojë shumë armë dhe kush të shesë më shumë ! Qeveritë e vendeve të naftës janë krimbur në dollarë dhe me këta blejnë armë nga Bashkimi Sovjetik, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Franca, nga Anglia dhe nga kush ka t`u shesë. Po për çfarë i blejnë këto armë ? Për të shtypur popujt e tyre, për të goditur popukt të tjerë dhe për të ndihmuar gjithsecili padronin e vet. Sadati hedh valle në litar. Ai lidhet me Brezhnjevin dhe merr armë prej tij ; pastaj zemërohet me të dhe lidhet me vëllanë” Kisinger, i cili është vëlla edhe me Izraelin, që me Egjiptin është në luftë.

Kisingeri kështu manovron me të dy. Rusi e ka “grurë” me Sirinë, e cila merr armë prej tij dhe është pizmosur me Egjiptin, që e ka mirë me mbretin e Arabisë Saudite dhe ky nuk e ka keq me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që mbrojnë Omanin dhe kanë ndërtuar baza atje. Omani ka miësi dhe mbrohet nga shahu i Iranit, i cili është në konflikt me Irakun, që është edhe prosovjetik, edhe kundër Jordanisë, e cila është proamerikane, antiegjiptiane dhe kundër Organizatës për Çlirimin e Palestinës, kështu mund të vazhdojmë gjatë E gjithë kjo është pasqyrë reale e politikës në Lindjen e Mesme.

Ç`po ngjet në Mesdhe ?

E njëjta gjë. Konolenët e Athinës bënë puç në Qipro, të shtyrë nga CIA. Dështuan edhe ata, edhe amerikanët Bashkimi Sovjetik mbrojti” Qipron dhe inkurajoi” Turqinë. Kjo sulmoi Qipron dhe u vendos atje. Greqia u zemërua keq për këtë, po s`kishte ç`të bënte. Ajo kërcënoi NATO-n dhe doli përgjysmë” prej saj. Shtetet e Bashkuara të Amerikës u zemëruan me Greqinë, rusi e la Turqinë dhe e ktheu fytyrën me buzëqeshje cinike nga Greqia. Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i frikësuar se mos rusi futej në Greqi, mori një vendim që t`i priste Turqisë furnizimet me armë. Të jap unë armë, i tha kësaj rusi. Mirëpo meqë Shtetet e Bashkuara të Amerikës rrezikoheshin në të dyja tablotë, atëherë organizuan, tash së fundi, me CIA-n, një puç të ri të vogël” sa për paralajmërim kundër Karamanlisit dhe pro Papadhopullosit. Ky puç dështoi, por duhen pritur të tjera që do të vijnë pas, pse në Ballkan nuk ka qetësi, nuk ka stabilitet, ka vende ku sundon kjo ose ajo superfuqi të armatosura deri në dhëmbë, që në gjak nuk kanë veç luftën grabitqare, intrigat, shtypjen, agresionin.

Bota zien mbi një vullkan dhe vetëm rezistenca e vendosur e popujve e shpëton, njerëzimin nga këto dy kuçedra e nga këto intriga.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës hëngrën një dru të madh, pësuan një disfatë të pariparueshme në Kamboxhia. E para, u pa qartë nga gjithë bota se imperializmi amerikan, me gjithë forcën e armëve dhe forcën e tij ekonomike, nuk mund t`i imponojë vullnetin e tij qoftë dhe një populli shumë vogël që ka vendosur t`i rezistojë dhe ta luftojë me armë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës hodhën në balancën e Kamboxhias armët moderne, këshilltarë, gjeneralë dhe ushtri të tyre, hodhën furnizime ekonomike të pallogaritshme, ngritën në skenë një grusht tradhtarësh, me Lon Nolin në kyre, organizuan ushtri mercenare, angazhuan edhe prestigjin” e vet si një fuqi super e madhe dhe, megjithatë, balanca anoi nga ana e popullit kamboxhian.

Ç`mësime nyjerrin popujt nga kjo disfatë kolosale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ? Se imperializmi është në kalbëzim, se perandoria e Shteteve të Bashkuara po kërcet në themelitë, në organizimin dhe në politikë mbi të cilën është ndërtuar. Me luftë, me armë, me kukulla, me baza, me kredi dhe me shfrytëzim e shantazh atyre u duhet të mbajnë në sundim popuj. Mirëpo karakterin e dollarit që kullon gjak, e njohin të gjithë. Kukullat përdoren deri në fund për të mbështetur padronin, gjakosin popullin e tyre, por më në fund thyhen e bëhen pluhur nga lufta popullore. Shembull i fundit janë Lon Noli dhe Van Thieu, që janë duke dhënë shpirt. Pra s`mund të qëndrojë në këmbë demagogjia se Shtet e Bashkuara të Amerikësdemokrate” luftojnë tok me miqtë e tyre demokratë”, Lon Nolin dhe Van Thieun, pëlirinë dhe demokracinë” e popujve.

Domethënë nga të gjitha anët disfata politike, ushtarake dhe ekonomike për Shtetet Bashkuara të Amerikës. Besimi” i aleatëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në to, kuptohet, ka rënë te këmbët. Perëndoi besimi i mëparshëm i klikave dhe i kukullave për padronin e fuqishëm”. Në fakt, klikat dhe kukullat mendojnë tash më shumë se kurdoherë se padroni është bërë i rrezikshëm, ai punon vetëm oër vete, i përdor këto si vrasëse të popujve të tyre dhe i lë në baltë, kur thyhet në beteja me popujt e botës. Po nuk janë vetëm klikat dhe kukullat si Lon Noli, Van Thieu apo fashistët kilianë që mendojnë kështu, ka edhe aleatë të më dhenj”, zytarisht të deklaruar, që me kohë po dyshojnë në këtë aleancë të krimbur, ku sundon një superfuqi imperialiste, që edhe me ta, pavarësisht nga traktatet, ka të njëjtat qëllime dhe vepron e do të veprojë në të njëjtën mënyrë si me klikat dhe me kukullat.

Ky mosbesim real në këtë aleat të pabesë po duket haptazi në format e shantazheve që i bëhen. Në aleancë” ka filluar të spikatë ndjenja nacionale”, mbrojtja nacionale”. Aleatët”, edhe në qoftë se nuk e thonë, kanë filluar të mendohen dhe të lëvrijnë:Si do të mbrohemi ? Asgjë nuk kemi të sigurt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës; këto të lënë në llucë për interesat e tyre”.

Socialimperializmi sovjetik, nga ana e tij, është po në këtë krizë të madhe. Asnjeri nuk i beson demagogjisë së tij, çdo veprim i tij u tregon popujve se politika, qëllimet, synimet e tij janë të njëllojta me ato të imperializmit amerikan: hegjemoni botërore, ndarje e tregjeve, duke bërë çmos të evitojë ballafaqimin me të. Por lufta për tregje të dy i pengon të kënë klika dhe kukulla, t`i vënë këto të gjakosen me njëra-tjetrën dhe t`u nxjerrin gështenjat nga zjarri. Aleatët” e socialiimperialistëve sovjetikë janë të pakënaqur në kul nga padroni, vendet e tyre janë pushtuara, ato nuk mund të çlirohen pa luftë. Por këtë nuk mund ta bëjnë. Deri në njëfarë pike mund të bëjnë ca tregti me vendet kapitaliste dhe të marrin ndonjë çikë krei, aq sa i le verdis të lëshojë perin padroni. Po të tendoset peri në atë drejtim nga ata e tyre, padroni ua pret me shpatë.

Rumania bën përjashtim nga kjo gjendje, por si dukez sovjetikët i kanë caktuar asaj detyra speciale, që mund të hedhë edhe vicka kundër padronit, por në fund të fundit T `i shërbejë, bile të jetë në shërbim të plotë të tij. E gjithë veprimtaria e grupit Çausheskut të lë të dyshosh për këtë, pse edhe bërtet se kërcënohet nga sovjetikët, por edhe nuk shkëputet nga Traktati i Varshavës. Kësaj i thonë të jesh brenda, por të hiqesh sikur je gjysmëjashtë.

Në marrëdhëniet padronë-satelitë, këta të fundit ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë më të lirë, më manovrues, bëjnë shantazhe, kurse satelitët e sovjetikëve janë në fre të fortë. Shtetet e Bashukuara të Amerikës kërcënojnë satelitët e tyre me kërcënimin sovjetik, kurse sovjetikët nuk i kërcënojnë dot satelitët e tyre me kërcënimin amerikane, pse lidhjet me SHBA-në ata i lutin, mbasi duanlirinë” amerikane. Por që të dy luajnë me kërcënimin e luftës botërore. Kurse vendet e ashtuquajtura të paangazhuara rrojnë nën kërcënimin e dyfishtë, të luftës së përgjithshme dhe të asaj të pjesshme.

Por në këtë kuadër të përgjithshëm shkon duke u dobësuar miti i fuqive të mëdha, që mund të bëjnë ç`të duan pa u ndëshkuar dhe pa pësuar disfata. Amerikanët po pësojnë të tilla disfata politike, ekonomike dhe ushtarake etj. Sovjeti akoma nuk ka pësuar disfata ushtarake. Ai pësoi një disfatë politike të madhe në Çekosllovaki, nga e cila hala s`e ka marrë veten. Deri tash ai është ruajtur të bëjë agresion atje ku parashikon se mund të gjejë rezistencë me armë, pse me siguri do të pësojë disfata politike dhe ushtarake. Ai mezi mban njëfarë emri me demogogji, po e çori edhe këtë cipë, mbaroi nga çdo pikëpamje. Sovjeti me këtë taktikë kërkon të ruajë mitin” se ushtria e sovjetëve është lubi e pamposhtur”. I duhet ky mit dhe nuk do që ta djegë, pse atëherë do të vijë rrokullisja e tmerrshme drejt greminës. Strategjia e sovietikëve është ta ruajnë këtë mit dhe të vazhdojnë politikën hegjemoniste të socialimperializmit.

Imperializmi amerikan ka pësuar disfata, rusi dukez sikur jo. Ky është një iluzion. Se të sy kanë pësuar disfata dhe të d< manovrojnë për një strategji të re dhe për taktika të reja. Fordi paralamëroi hapur që “askush të mos përpiqet të pëshkojë në ujë të turbullt kundë Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. “Uji i turbullt” janë Kamboxhia, Vietnami. Lindja e Mesme. “Askushi” është, në radhë të parë, Bashkimi Sovjetik.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përpara disfatave nuk rrinë pa menduar dhe pa i përgatitur rusit një shkelm që të mos lëvisë. Ç`mund të jetë ky shkelm ? Suprozime: e para, s`i japin kredi për të cilat ai ka shumë nevojë; e dyta, ta qërojnë krejtësisht Rusinë nga Lindjaq e Mesme, nga Gjiri Persik dhe nga Afrika. Kjo pikë e dytë është pikë ketike ekonomike dhe strategjike.

Kush ka influencë në vendet arabe dhe ë Afrikë, e mbyll Rusinë në kafaz. Këtë do të orvaten të bëjnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ; Izraelin këto do ta mbrojnë, por edhe “miqësinë” me vendet arabe nuk do ta sakrifikojnë ...

Baskimit Sovjetik i mbeten pozitat e Evropës. Disa hapin parullën se Shtetet e Bashkuara të Amerikës në politikë do të ecin sipas “Dokrinës Monro” (Xhejms Monro – president i SHBA.së në vitet 1817-1825). Jo, ato nuk do të shkojnë në izolacionizëm, por në gjysmë mundet, në pamundësi që të vendosin hegjemoni të plotë mbi aleatët e NATO-s. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë interesa në Evropë, të cilët do të vazhdojnë t`i mbrojnë. Pra, në parim, ato janë “mburoja” e Evropës Perëndimore kundër “rrezikut sovjetik”. Por “izolacionizmi amerikan” mund të shprehet në atë që “unë do t`ju ndihmoj, por më ndihmoni edhe ju mua të këto dy kriza kolosale, se kështu ndihmoni edhe vetveten”.

Ne shim Francën të lëvizë në këtë drejtim, të japë përshtypjen se po bëhet një fuqi botërore, që duhet të pryetet. Nesër këtë rrugë do të marrë edhe Gjermania Federale, e cila tash s`po ndihet shumë. Politika e Brandit dështoi, ajo kryesisht synonte “bashkimon e të dy sgteteve gjermane”. Kësaj nuk ia arriti dot, po kjo nuk do të thotë se imperializmi gjerman ka hedhur armët. Një mëngjes ky do të zgjohet dhe synimi i tij kryesor do të jetë kundër sovjetikëve. Anglia po këtë rrugë do të ndjekë. Pra, mund të mendohet një strategji e re: Të izolohet Bashkimi Sovjetik në Evropë dhe t`i ndalet vrapi, kudo, Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mbeten xhandari kryesor, por të ngjallen edhe xhandarë të tjerë, ndaj të cilëve bëhej një politikë përbuzëse dhe kështu Timurlengu dhe aleatët e tij ta thyejnë Bajazit Jelldëremin, Bashkimin Sovjetik, ta mbyllin në kafaz dhe ta shëtitin si ariun në panair.

Nuk dimë sa e vërtetë është çështja se perëndimorët janë “dakord” që të përfundojë faza e parë e mbledhjes pë “sigurimin ecropian”, dhe se “nuk ngulin shumë këmbë për çështjen e hyrjeve të lira të ideve dhe të njerëzve”. Siç duket të dyja palët duan të nënshkruajnë një “satisfaksion” grupit proamerikan të Brezhnjevit, për të fituar kohë derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës të marrin veten nga disfatat, të ngjitin vazot e thyera, të rifitojnë besimin e humbur, të përgatiten pë zgjedhjet e ardhshme dresidenciale dhe perëndimorët, aleatë të tyre, t`i ndihmojnë, të ndihmojnë edhe veten për konsolidimin e njëfarë pavarësi dhe fuqie më të madhe në aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ? Këtë zhvillim duhet ta vëzhgojmë, se ky po bëhet, por në ç`forma dhe në ç`drejtime nuk ka ndonjë gjë të përcaktuar. Rëndësi ka të vazhdohet tatëpjeta e dy superfuqive, të minohen prepotenca dhe hegjemonia e tyre, të pengohen dhe të luftohen intrigat e tyre, të luftohet psikoza e frikës që mbajnë gjallë këto dy superfuqi, të forcohet ndjenja e mbrojtjes dhe e dinjitetit kombëtar të pupujve e të shteteve të pavarura dhe të kaliten fryma revolucionare dhe uniteti ndërkombëtar i proletariatit dhe i punonjësve në të gjithë botën.

Disfatat e superfuqive duhet të shfrytëzohen në kulm e në të gjitha mënyrat. Ne duhet të japim kontributin tonë në këtë luftë si kurdoherë e më shumë se kurdoherë. Vigjilenca jonë duhet të jetë shumë e madhe. Për këtë arsye kërkohet nga gjithë Partia, nga gjithë populli, nga ne të gjithë që të jemi plotësisht të mobilizuar në çdo drejtim, të kryejmë me sukses të gjitha detyrat; detyrat në fushën e mbrojzjes, detyrat ekonomike, ato në lëmin e arsimit e të kulturës etj. Dhe mbi të gjitha të forcojmë unitetin e Partisë sonë e ta bëjmë atë një instrument të mbrehtë, ndërsa Partinë një undhëheqëse plotësisht revolucionare të clasës sonë të lavdishme punëtore.

Për këtë ne i kemi të gjitha kushtet. Kemi një popull trim, luftëtar dhe të guximshëm që e do Partinë, e mbron atë me të gjitha forcat e tij dhe e ndjek me besnikëri deri në fund. Situatat në vendin tonë janë shumë optimiste dhe lufta kundër elementëve tradhtarë, që zbuluam në ushtri e në ekonomi, forcon akoma më shumë dhe do ta forcojë edhe më tej gjendjen e brendshme të vendit tonë.



Botuar për herë të parë, me shkurtime, në librin: Enver Hoxha, “Gjithmonë vigjilencë” (Për organet e Punëve të Brendshme), vëll. I 2-të, f. 378.

Botohet sipas origjinalit që gjendet në Arkivin Qendror të Partisë.

(re-published by the Comintern / ML)