ARKIVIN TË COMINTERN [ML]




PROLETARË TË TË GJITHA VENDEVE, BASMKOHUN !






ENVER HOXHA

VEPRA 54

f. 408 - 485

( I )

PARTIA DHE SHTETI I DIKTATURËS SË PROLETARIATIT MBROJNË INTERESAT E POPULLIT DHE TË SOCIALIZMIT



Fjala e mbylljes në Plenumin e 7 – të

të KQ të PPSH



29 maj 1975



(Ky Plenum, që i zhvilloi punimet në datën 26-29 maj 1975, diskutoi raportit të KQ të PPSH

Mbi disa konkluzione dhe detyra që na dalin nga analiza e punës armiqësore e

sabotuese në industrinë e naftës“

, mbajtur nga shoku Haki Toska).



Të dashur shokë dhe shoqe,



Duke u bazuar në punimet e këtij Plenumi të rëndësishëm të Komitetit Qendror për naftën, duke pasur parasysh diskutimet dhe vendimet e mbledhjeve të Byrosë Politike për këtë çështje, ku edhe unë kam folur dhe ju jeni në dijeni, dëshiroj të shfaq mendimet e mia jo vetëm për çështjen e naftës, por edhe për një sërë problemesh të tjera që gjithë Partia është duke i diskutuar dhe duke i zgjidhur me sukses.

Duke studiuar protokellet e mbledhjeve të Kryesisë dhe të Këshillit të Ministrave për të metat egabimet që janë vërtetuar në aparatet shtetërore dhe në disa sektorë të ekonomiskë, ku janë zhvilluar shumë burokratizmi e teknokratizmi, që na kanë çuar në mbylljen e syve deri në sabotime të rënda, siç është ai i naftës. Konstatoj se, krahas Mehmet Shehut [concerning this period – Mehmut Shehu was not yet uncovered as a spy of the class enemy – remark by the re-publishers of the Comintern / ML] , i cili ka përgjegjësinë e tij për këtë, nga disa ministra autikritika në përgjithësi është e sipërfaqshme dhe kritika në mes tyre e druajtur dhe e përmbajtur. Te shokët e mësipërm dhe te disa të tjerë më duket se druajtja vjen nga komprometimi në fajin ose në gabimin dhe në këto raste hga ata që kanë kryer gabime dhe faje të rënda, si Abdyl Këllezi dhe Koço Theodhosi, bëhen orvatje që faji të shpërndahet, duke thënë: „Të kam pyetur“, „të kam vënë në dijeni“, „vendimin ekemi marrë tok“ etj.

Natyrisht, njerëzit që vuajnë nga disa komplekse, nuk u rezistojnë si duhet këtyre stratagjemave (Dredhi). Autokritika e disa shokëve të Qeverisë nuk është sa duhet e thellë politikisht dhe ideologijkisht, theksi nga ana e tyre vihet më tepër në raportimin teknik të çështjeve dhe këndej bëhen përpjekje për njëfarë autokritike, që s`del nga kuadri teknik i problemit.

Ata vënë në dukje rrezikshmërinë e zhvillimit jonormal të këtij zhvillimi. Kështu bën, për shembull, Abdyl Këllezi për ato që thotë; ai duhej t`u përgjigjej në mbledhjen e Qeverisë një sërë pyetjeve, duhej të bënte autokritikë serioze e jo të dredhonte, duke iu përgjigjur shkarazi vetëm pyetjeve.

Shokët, natyrisht, thonë i vret edhe ndërgjegjja. Kjo është e kuptueshme, po jo e mjaftueshme. Një analizë ideologjike të këtyre problemeve në vetvete dhe të shtrembërimeve që janë vërtetuar tek Abdyl Këllezi e Koço Theodhosi,, nuk shoh të bëhet si duhet. Kjo ka rëndësi të madhe të kryhet, ndryshe shtrembërimet dhe devijimet do të përsëriten, siç po përsëriten.

Duhet të dalim me konkluzionin se ka shokë, dhe kjo është më e keqe, që hiqen sikur ideologkikisht dhe politikisht i kuptojnë të gjitha gjërat. Por kjo nuk është kështu në shumë raste. Punët na vërtetojnë se problemet i vëmë në binarë të drejtë, por ka njerëz që duan dhe luftojnë t`i devijojnë dhe që mendojnë se edhe teorinë, edhe politikën e problemit e kanë të qartë një herë e përgjithmonë, kurse për anën organizative, që ka edhe kjo një rëndësi të madhe, ata thonë:Jemi specialistë të mbaruar“ për këtë çështje. Këto që po them i vërtetojnë ndodhitë e njëpasnnjëshme që po analizojmë.

Më 1966 morëm masa politike, shpjeguam „ideologjikisht thellë“ dhe organizuam punët „aq mirë“, saqë u kujtua se u kuptua me baza ç`është burokratizmi dhe si duhet luftuar ai. Mirëpo faktet vërtetojnë se nga disa asgjë nuk ishte kuptuar dhe organizuar si duhej. Pas atij operacioni, që u konsiderua i rëndësishëm, ç`na rezultoi ? Diçka shumë më e rrezikshme ? Sepse kjo ndodhi pas operacionit të parë që u tha se u kuptua rreziksshmëria e burokratizmit, të cilit po i vihej fre. Mirëpo, në fakt, ky fre ishte kashte dhe më në fund u hoq fare. Pse ? Po na thuhet: Na shkau nga dora, s`e parashikuam, u entuziazmuam“ etj.

Jeta vërtetoi se rreziku i burokratimit jo vetëm që politikisht dhe ideologjikisht nuk ishte kaptuar, por nga disa u morën masa të atilla organizative që të fryheshin aparatet, që burokratizmi të bëhej një gangrenë në administratat drejtuese të ekonomisë, të tregtisë, te Komisionit të Planit të Shtetit, të kulturës, të ushtrisë etj., të bëhej kështu një gangrenë për shtetin.

Njerëzit që hiqen sikur i dinë këto gjëra adhe teorikisht, edhe politikisht, në fakt nuk dinë mirë ç`është shteti i proletarëve, ç`është demokracia e proletariatit dhe çështë , nga ana tjetër, administrata shtetërore, nuk i kuptojnë teorikisht rëndësinë e njërës dhe të tjetrës, lidhjet dhe vartësitë në mes tyre, por këta njerëz arrijnë në konkluzionin e gabuar teorik të identifikojnë administratën me shtetin. Sipas tyre, po përmende termin administratë, me këtë duhet nënkuptuar shteti i proletarëve dhe këndej është fare lehtë të kalohet në praktikën që administrata të sundojë mbi shtetin dhe jo shteti mbi administratën.

Shteti i proletarëve, diktatura e proletariatit, nuk është vetëm administrata, por, në radhë të parë, është pushteti shtetëror i klasës punëtore ngadhënjimtare në revolucionin socialist që udhëhiqet nga Partia. Ky shtet ekziston për të shtypur armiqtë e klasës punëtore.

Këtë gjë kemi kuptuar, thonë. Jo, nuk është plotësisht kështu, derisa nuk kuptohet dhe nuk ushtrohet si duhet nga ana e klasës punëtore dhe e masave të gjera të popullit pjesëmarrja aktive dhe e drejtpërdrejtë në qeverisjen e vendit, duke përfshirë sferën legjislative dhe ekzekutive në tërë gamën që ka përcaktuar Partia, që bazohet në leninizmin; në qoftë se këshillat popullorë nënvleftësohen dhe lihen formalë; në rast se në aparatet nuk vijnë njerëz të klasës dhe të masave punonjëse, ku të punojnë me temp revolucionar; në rast se çdo gjë nuk kontrollohet sipas normave të demokracisë proletare. Në qoftë se ne nuk do të mbështetemi fort në të gjitha tezat leniniste për këto probleme kapitale, atëherë mund të futemi në rrugën opportunisto-liberale. Nuk mjafton vetëm të flitet me terma marksistë dhe në praktikë të lejohet të zhvillohen pikëpamje borgjeze, liberale, revizioniste. T `i themi hapur këto mendime, të mos na vijë rëndë, t`i thellojmë ideologjikisht këto çështje, pse ka shokë që nuk i kuptojnë dhe s`bëjnë përpjekje t`i kuptojnë, prandaj thonë: „Na vret ndërgjegjja“ dhe mjaftohen me kaq.

Çështja e shtetit është një problem kapital për Partinë dhe ka shumë rëndësi për klasën punëtore. Kuptimi i drejtë i rolit dhe i funksioneve të shtetit socialist është një çështje teorike e dorës së parë. Duhet ta kuptosh atë mirë teorikisht, që të mund të veprosh drejt edhe në praktikë.

Deformimet teorike të fuqisë shtetërore të çojnë në një numër qorrsokaqesh që Marksi, Engelsi dhe Lenini i kanë theksuar me forcë, duke demaskuar deri në fund rrymat antimarksiste për shtetin. Për ne kommunistët dhe për klasën punëtore duhet të jetë e ngulitur mirë në kokë teoria marksiste-leniniste për shtetin. Të ruhemi nga deformimet mikroborgjeze, anarkiste, liberale etj. Për teorinë tonë bazë. Ka njerëz që shumë herë hiqen sikur e njohin si duhet këtë çështje, por praktika ka vërtetuar shpesh boshllëqet në kuptimin e saj.

Ne dimë që shteti, në përgjithësi, është një organ i sundimit klasor, ai, siç thotë Engelsi

... është produkti i shoqërisë në një shkallë të caktuar të zhvillimit“ (K. Marks e F. Engels, „Vepra të zgjedhura“, vëll. II, Tiranë, 1975, f. 339).



Klasa jonë punëtore, në aleancë me fshatarësinë, fitoi me luftë dhe me violencë mori pushtetin, ua rrëmbeu atë çifligarëve e borgjezo dhe, mbi gërmadhat e shtetit të vjetër feudo- borgjezo-fashist, krijoi shtetin e saj, diktaturën e proletariatit, që është një shtet, një forcë speciale për shtypjen e klasave shfrytëzuese nga klasat e të shfrytëzuarve. Kjo diktaturë e proletariatit krijon edhe aparatin e fuqisë së shtetit.

Shteti, pra, siç na mësojnë klasikët tanë, është organizimi i violencës për zhdukjen e klasave të thotë shfrytëzuesve. Shteti do të thotë proletariati i organizuar në klasë sunduese (Shih: K. Marks e F. Engels, „Vepra të zgjedhura“ vëll, I, Tiranë, 1975, f. 42).

Këtë mendim të madh të Marksit e kemi zbatuar në jetë dhe duhet ta kuptojmë thellë. Të kuptojmë mirë se klasa punëtore organizon edhe mjetet për ta ushtruar violencën kundër armiqve të saj dhe në interes të punonjësve, që do të thotë në interesin e gjithë popullit.

Derisa ekiston shteti, të kuptohet qartë se antagonizmat e klasave janë të papajtueshëm dhe nga kjo është e domosdoshme të kuptojmë si duhet rolin revolucionar të proletariatit, i cili është organizuar në një klasë sunduese, që do të thotë shteti.

Po insistoj në këto parime marksiste-leniniste për rolin e proletariatit dhe të diktaturës së tij, sepse në praktikë po na shpëtojnë deformime në kuptimin dhe në zbatimin e prerogativave të saj.

Po të marrim kuptimin teorik dhe praktik të funksionarëve të aparateve të shtetit, do të konstatojmë se ka funksionarë, si pjesëtarë të organeve të shoqërisë, që disa herë vihen mbi shoqërinë, mbi klasën; këta harrojnë se shoqëria dhe klasa janë mbi ta.

Është gjetur si diçka e drejtë, edhe teorikisht, edhe praktikisht, që funksionarët e lartë dhe të mesëm të shtetit e të aparateve të marrin rroga të larta. Po pse ?

Mësuesit tanë të mëdhenj, Marksi e, më pas, Lenini, kanë vënë në dukje se diferencat në paga duhet të jenë të vogla. Këtë mësim të vlefshëm për pagat oportunistët e kanë konsideruar si një kërkesë të demokracisë primitive. Duke polemizuar me oportunistët për këtë gjë, Lenini thotë:

... ish-socialdemokrati Ed. Bernshtajn, kushedi sa herë përsëritur qesënditë banale borgjeze në lidhje me demokratizmin `primitiv`. Si gjithë oportunistët, si dhe kautskianët e sotëm, ai nuk e ka kuptuar fare, së pari, se kalimi nga kapitalizmi në socializëm nuk mund të bëhet pa njëfarë `rikthimi` në demokratizmin `primitiv`(sepse ndryshe si mund të shtetit nga shumica w popullsisë dhe nga gjithë popullsia pa përjashtim ?)...” (V. Lenini, Veprat, vëll. 25, f. 497).

Këto mësime u harruan fare në Bashkimin Sovjetik, veçanërisht pas Luftës së Dytë Botërore.

Po edhe te ne, në Shqipëri, ka mbetur njëfarë fryme dhe mentaliteti i gabuar, sipas të cilit “funksionarë të shtetit duhet të jenë vetëm ata me shkollë të lartë, ata duhet të drejtojnë dhe të kenë rrogat më të larta”. Kjo është në kundërshtim me atë që thotë Lenini. Ne i kemi dhënë arsim, qoftë edhe të mesëm, një shumice të madhe punëtorësh që mund të drejtojnë fare mirë çfarëdo pune shtetërore me një pagë normale të punëtorit (Shih: V.I. Lenin, Veprat, vëll. 25, f. 497-498)., prandaj të zhdukim mentalitetin e kastës së njerëzve të privilegjuar, në mes të të cilëve kultivohen prepotenca dhe arroganca, prirja që aparatet të vihen mbi shtetin e të marrin kështu nëpër këmbë parimet marksiste-leniniste dhe normat e Partisë.

Ne flasim kundër burokratizmit, por janë këta njerëz që e ushqejnë këtë të keqe; ne flasim kundër vënies së interesit personal mbi interesin e përgijthshëm, por me diferencat e mëdha të rrogave e nxitim këtë interes personal; ne flasim kundër arrogancës dhe prepotencës, por hierarkia në administratat shtetërore (jo në funksionet organizative dhe në detyrat, por në rrogat e larta dhe në kuptimin mikroborgjez për vendin që mbahet në administratë) i krijon këto; ne flasim për mendjamadshësinë e njerëzve, por duhet të dimë se këtë e ushqen edhe mendimi borgjez i epërsisë në shoqëri dhe në pushtet i “njerëzve të mësuar”. Të gjitha këto pikëpamje e të tjera të tilla spikatin në mjaft nga nëpunësit tanë që luftojnë për pozita në shtet, për rroga të larta, që luftojnë të ngjiten dhe zemërohen kur ulen në përgjegjësi, që e kanë shumë zët transferimin, qarkullimin dhe punën në bazë e konsiderojnë si një ofedim, si një padrejtësi, sikur puna dhe prodhimi i madh nuk janë në fabrika ose në fusha, por në ministri apo në zyra.

Të gjitha këto botëkuptime filozofike jo të drejta, natyrisht, duhen ndrequr me një edukatë të shëndoshë politike dhe ideologjike, por kjo edukatë, po nuk u shoqërua edhe me masa praktike, nuk ka vlerë. Teoria duhet të gjejë zbatim në jetë.

Lenini na thotë se pushimi i atyre që s`e kryejnë detyrën, heqja e cilitdo funksionari që nuk kryen si duhet punën,

... ulja e rrogës së tyre në nivelin e një `page të barabartë me atë të punëtorit` të zakonshëm, këto masa demokratike të thjeshta dhe `që kuptohen vetvetiu` , duke bashkuar plotësisht interesat e punëterëve dhe të shumicës së fshatarëve, shërbejnë njëkohësisht si urëz që çon nga kapitalizmi në socializëm” (V.I. Lenin, Veprat, vëll. 25, f. 498).

Gjithë këto aparate të fryra shtetërore dhe të kooperativave bujqësore, me këto mentalitete dhe botëkuptime që krijojnë te njerëzit, u kushtojnë shumë shtrenjtë nga ana politike dhe ekonomike shoqërisë sonë, punëtorëve dhe fshatarëve. Këto dy klasa mike, që janë baza shoqërore e shoqërisë sonë, të jemi më se të sigurt se janë në kundërshtim me aparatet e fryra dhe të kushteshme. Ato duan aparate revolucionare, kompetente, që ne i kemi krijuar, por i kemi fryrë, pa llogaritur as botëkuptimin e sëmurë që krijojnë stimijt, ditët e punës për gjëra pa bukë në kooperativa, orët pa punë në fabrika, lejet për të mos i dhënë provimet ose për t´i marrë ato dhe për të mos i dhënë fare këto provime etj. Të gjitha këto janë bërë me lehtësi në kurriz të shoqërisë, sikur shteti ynë i proletarëve të notonte në bollëk. Dyqanet ia kemi çuar popullit deri te dera e shtëpisë dhe prapë ka njerëz që qahen, i kemi fuckosur ato me shitëse, të cilave ua kemi shtuar përqindjet e të ardhurave, gjoja që të mos vjedhin, kurse ato që duan të vjedhin, prapë do të vjedhin, po të mos ushtrohet kontroll nga masat dhe nga shteti. Prura një shembull në mes shumë të trejëve, por ka gjëra edhe më serioze se këto. Prandaj, pa hezituar, çështjet që s`janë drejt, t`i vëmë në rrugë të drejtë.

Lenini thotë:

Ne nuk jemi utopistë. Ne nuk `ëndërrojmë` se si mund të bëjmë menjëherë pa asnjë qeverisje, pa kurrfarë nënshtrimi; këto ëndrra anarkiste ... janë të huaja për marksizmin ...” (V. I. Lenin, Veprat, vëll. 25, f. 503).

Edhe ne kommunistët shqiptarë duhet ta kemi administratën të zhdërvjellët dhe të pastër, ashtu si porosit Lenini, pse ajo i nevojitet diktaturës së proletariatit për të ndërtuar socializmin, për të shtypur armiqtë e klasës, frymën dhe ideologjinë etyre. Çështja, thotë Lenini, qëndron në atë se është e domosdoshme që çdo gjë dhe të gjithë

... duhet t`i nënshtrohemi pararojës së armatosur të të gjitha masave të shfrytëzuara dhe punonjëse – proletariatit” ( Po aty).

Lenini na këshillon ta zhdukim dhe ta zëvendësojmë “hierarkinë” specifike të nëpunësve të shtetit me detyrën e thjeshtë të “rojtësit dhe të kontablit” funksione këto që çdo njeri është në gjendje t`i kryejë.

... ne, punëtorët, - thekson Lenini, - duke u mbështetur në eksperiencën tonë si punëtorë, duke krijuar një disiplinë hekurt sa më rreptë, të përkrahur nga pushteti shtetëror i punëtorëve të aramtosur, t `i bëjmë nëpunësit e shtetit zbatues të thjeshtë direktivave tona, `mbikëqyrës dhe llogaritarë` që duhet të jenë përgjegjës, të zëvendësueshëm dhe të paguhen në mënyrë modeste (sigurisht, duke mbajtur teknikët e të gjitha kategorive, llojeve dhe shkallëve të ndryshme) – ja detyra jonë proletare, ja nga se mund dhe duhet të fillojmë ...” (V. I. Lenin, Veprat, vëll. 25, f. 504).

Duke u mbështetur në mësimet e klasikëve tanë, që përbëjnë një thesar të madh, të pashtershëm, të pazbuluar sa e si duhet nga ne dhe të pazbatuar me këmbëngulje, del detyrë t `u futemi thellë të gjitha këtyre problemeve që po analizojmë dhe të mos i konsiderojmë si çështje thjesht teknike. Të mos luftojmë burokratizmin me forma dhe metoda burokratike, por të kuptojmë mirë, në radhë të parë ne, dhe t`ua bëjmë të qartë edhe të tjerëve, rëndësinë politike dhe ideologjike të problemeve dhe shembullin më parë ta japim ne se i kemi kuptuar ato dhe i kemi zbatuar drejt në jetë.

Kur bëhen gabime, disa thone: Na vret ndërgjegjja”. Po pse ? Kjo nuk shpjegohet thellë. Po pse nuk shpjegohet ? Sepse ai që ka gabuar s`guxon të thellohet në shkaqet e vërteta të gabimit, se ai nuk ka marrë mundimin të studiojë thellë leninizmin dhe veprën e Partisë sonë. Dhe ka nga ata që tregohen shumë fodullë në këtë drejtim, domethënë në pjekurinë e tyre politike”, derisa nuk u ka dalë kallaji.

Abdyl Këllezi hiqet si ekonomist i madh”, por si marksist ai është shumë i dobët, bën gabime shumë të rënda. Darisa atij i kanë shpëtuar këto gjëra”, sikurse deklaron vetë, ai ka dëmtuar ekonominë, ai nuk është ekonomist i mirë, pse nuk i kupton çështjet politikisht drejt, pse ideologjikisht jo vetëm është i përciptë, por i shikon edhe gabim, derisa lejon dhe ndihmon rrugën opportuniste, liberale e revizioniste të depërtojë aparatet e shtetit.

Janë vërtetuar, në fakt, faje në këto drejtime, të cilat anëtarë tjerë Qeverisë, anëtarë komiteteve eksekutive të këshillave popullorë dhe sekretarë Partisë rretheve kanë bërë gabim që tilla prirje nuk i kanë luftuar me kohë. Është e vërtetë se shumë gjëra nuk kuptohen drejt prej tyre: nga një sektarizëm i tepruar, nga një centralizëm burokratik i rreptë, kalojnë në një liberalizëm dhe në një decentralizëm burokratik të shfrenuar. Të tilla luhatje, që e kanë burimin në moskuptimin si duhet të teorisë së Partisë dhe të politikës së saj, nuk flasin për pjekuri marksiste. Po të thellohej autokritika në këto çështje dhe t `u bëhej një analizë e shëndoshë ideopolitike shkaqeve dhe pasojave të prijeve negative, atëherë me të vërtetë do ta vrasë ndërgjegjja” atë që ka gabuar.

Partia na ka besuar vende të rëndësishme, prandaj çdo gjë që bëjmë ta mendojmë mirë, por të mos kujtojmë se pa ne shteti i proletarëve nuk mund të ecë përpara. Me njerëz të sëmurë dhe të pazotë, në rast se i lë të livadhisin, ky shtet mund të dobësohet dhe të shkatërrohet. Po pse mund të shkatërrohet ? Disa mund të thonë: Çfarë pyetje !? Këtë kush nuk e di ?” E dinë, por jo të tërë e dinë dhe nuk luftojnë të tërë si duhet kundër të tillë njerëzve. Atëherë duhet t `ua themi: Të sëmurët duhet të shërohen, duke ua vënë hapur në dukje fajet e tyre, t `i dërgojnë në “spitale” dhe të sjellin në vend të tyre njerëz të shëndoshë nga çdo pikëpamje.

Ky kontroll i sëmundjes dhe i të sëmurëve nuk duhet lejuar të bëhet i përciptë vetëm nga disa zyrtarë, nga drejtori ose shefi i kuadrit, por nga gjithë Partia, përpara gjithë Partisë, klasës dhe masës së punonjësve. Deri tash disa zyrtarë të mëdhenj dhe të mesëm të sëmurë i kanë shpëtuar në njëfarë mase “dajakut”, siç quan Lenini shtetit e proletarëve. Kemi demaskuar dhe kemi dënuar plot armiq dhe vazhdojnë të bëjnë gabime, shumë funksionarë që nuk punojnë ose që punojnë keq, i lëmë të drejtojnë, të zvarriten. Pse ? Duhet të njohim një të keqe të madhe: këtu ka komprometim dhe sentimentalizëm të sëmurë. Duhet prerë me shpatë ky “komb gordian”. Këta të komprometuar, liberalë, oportunistë e karrieristë diktaturën e proletariatit e konsiderojnë si “një republikë shokësh” dhe kështu këta “gjeneralë” civilë mendojnë se bëhen të paprekshëm.

Kiço Ngjela është bërë një i tillë. Ç`nuk janë mbledhur në Ministrinë e Tregtisë ku drejton ai ! Pesë nëpunës kryesorë dhe jo të shëndoshë të asaj ministrie kanë gra të huaja, sovjetike etj. A nuk është e habitshme që këta i mban Kiço Ngjela në tregtinë e jashtme ? Pse i mban dhe i mbron Kiço Ngjela këta njerëz ?

E dini ç `i tha Vasil Kati, ndihmësi kryesor i Kiço Ngjelës, Lipe Nashit, kur ky u pushua dhe ishte në pragun e arrestimit ? Mos u mërzit, se të marrim ne në Ministrinë e Tregtisë”. Ky ministri ynë (Kiço Ngjela), vazhdoi t `i toshte Vasil Kati Lipe Nashit, mbron kuadrot e ministrisë, kurse ai juaji (Koço Theodhosi) nuk i mbron” Ky është mendimi i Vasil Katit, por në fakt që të dy ministrat i mbrojnë kuadrot e tyre edhe kur s `duhen mbrojtur.

Me gjithë dënimet që iu dhanë Lipe Nashit, vete Zenel Hamiti dhe i thotë: Pse mërzitesh, do të të emërojmë drejtor të Rafinerisë së madhe të Ballshit”. I venin edhe në shtëpi dhe e mbanin me “gajret” këtë armiq, këtë sabotator !

Pse tentojnë të na e fshehin, siç bëri Koço Theodhosi, pjekjen misterioze me Pirro Gushon e Lipe Nashin, kur ky i fundit u kthye nga Gjermania Perëndimore ? Pse vajti Lipe Nashi Gjermani ? Pse caktuar Lipen dhe jo ndonjë specialist ? Më parë, siç na tha Koçoja këtu, kishin vajtur 4 – 5 specialistë tjerë për atë problem, të cilët bënë dhe tratativat për çmimin. Pastaj ju i thatë Lipe Nashit: Shko ta blesh ti !” Këtë deshëm të dinim ne: Pse e dërguat Lipe Nashin, kur atë pajisje mund ta blinte dhe specialisti ? Ç `do të na thoni për dy inxhinierët që kanë vajtur jashtë të shoqëruar nga njerëzit e firmave perëndimore dhe shoqëritë e huaja u kanë hapur dyert këtyre “bukuroshëve” tanë dhe u kanë treguar se si i bëjnë puset në thellësi të mëdha ? Po për atë rastin e “specialistit” tjetër të huaj, i cili tha që të shfrytëzojmë gëlqerorët, dhe që pasi Lipja ta thotë ty, ti jep urdhër që të zbatohet porosia e tij ?!

Ti, Koço , je anëtar i Byrosë Politike. Kështu i kupton e i zbaton vendimet e Partisë ? Kështu, në tym, i dëgjon gjërat që thuhen ? Nuk mund të na i analizoni një çikë qëllimet e errëta dhe misterioze të këtyre takimeve ? Këto qëndrime të dyshimta të mos na i mbyllni kalimthi me njëe kam ndërgjegjen të vrarë.

Kur Partia i vë vendin që meritojnë këta njerëz fajtorë, se Partia çdo gjë e zbulon, të tillë shokë rrinë me buzë varur, si të persekutuar, sikur janë bërëgabime fatale” kundër këtyre kokave të mëdha”, në vend që të pohojnë haptazi fajet e tyre, të venë në Parti e në popull dhe t `u thonë hapur atyre: Kam gabuar rëndë”, Partia më dha një dënim të merituar”.

Unë them që qëndrimet e tua, Koço, kanë ndihmuar në veprimtarinë armiqësore. Ti na thua se armiqtë kanë përfituar nga gabimet a tua. Njëra nga të dyja: gabimet e tua kanë ndihmuar, apo s `kanë ndihmuar në veprimtarinë armiqësore ? Ti këtë duhet ta thuash hapur.

Ne në Gjirokastër kemi një fjalë: “Jo ve, po kokove”. Ti Koço mund të thuash që “unë nuk i kam këshilluar ata që sabotojnë”. Koçoja kërkon këtë nuancë, prandaj shprehet që nuk i ka thënë me gojë atij e këtij: “Oburra, vini kazmën!” Kuptojeni këtë nuancë ! Koçoja kërkon të tregohet shumë finok, kujton se e shpëton ! Ky qëndrim e fut edhe më thellë atë, sepse të jesh anëtar i Byrosë Politike dhe ministër i Industrisë, drejtues për naftën, në këtë sektor me rëndësi të madhe të ekonomisë, dhe të bësh gabime të rënda, gabime kolosale, të mos zbatosh vijën e Partisë, të mos kontrollosh e ta lësh naftën në fatin e disa banditëve dhe të kërkosh nuncën e një fjale për të kaluar “fësht”, kjo të fut më thellë brenda ty, Koço ! Prandaj, si konkluzion, ti je bashkëpunëtor i sabotatorëve të naftës, apo i ke ndihmuar qorrazi !

Sipas teje, ti ke vepruar qorrazi. Atëherë shtrojmë çështjen: Kaq naiv ye ti që nuk i merrke vesh e nuk i kuptoke fare këto çështje të naftës ! Në qoftë se ishe kaq naiv, duhej të vije të thoshe: “Amani more shokë, më hiqni që këtej, se nuk jam për këtë punë”. Ti këtë nuk e bëre, por përkundrazi, hiqeshe shumë i zgjuar, shumë kompetent.

Në fillim ti the se “kam pnuar si teknokrat.” Por teknokrat do të thotë të jesh aq teknik sa ta mbivlerësosh teknikën e të harrosh politikën dhe ideologjinë. Pra, ti tani, duke thënë se “kam ndihumuar qorrazi në sabotimet e naftës”, bie në kundërshtim me atë që the për teknokratizmin. Përse i kritikojmë ne Protoko Muratin e të tjerë dhe u themi që “përveç sabotatorë, jeni edhe teknokratë” ? Ua themi këtë sepse ata e kishin vënë Partinë nën këmbë. Prandaj, shokët e Plenumit, me pyetjet që të bënë, të hapën një horizont të madh. Ti duhet të ndihmosh veten dhe Partinë, në radhë të parë, se ndryshe nuk mund të shpëtosh. Ke bërë faje, bile të rënda, dehe kështu si rezulton, je sabotator. Në qoftë se do të leshtësosh fajin tënd, ndihmoje Partinë dhe thuaja çdo gjë haptazi ! Ti i di ligjet e Partisë: kur i flet haptazi, ajo këtë e mban parasysh në masën që merr. Partia është zemërgjerë.

Më thonë se Sadik Bekteshi, ky element antiparti, revizionist e tradhtar, çdo ditë, veshur “kreko” si një borgjez që u bë, shkon në kafenenë më të mirë, ulet këmbë mbi këmbë , më pi duhan e kafe, më ha edhe pasta dhe me këtë mënyrë manifestive provokon me qëndrimin e tij, duke dashur të thotë: “Ja, si zotni jam, tërr s` ma bën veshi nga vendimi që mori Partia kundër meje”. Kërkon të më marrë edhe 900 lekë të reja në muaj, që është pensioni më i madh te ne. Po kemi ligje, thonë. Mirëpo ligjet i bën klasa. Pa të pyesim ca klasën nëse duhet t `u japim pensione të tilla armiqve si ky. Atëherë ku qëndron diferenca në mes një elementi të tillë dhe një oficeri patriot ? Diferencimin e drejtë e pengon burokratizmi dhe, kur flet burokratizmi, nuk flet klasa.

Pse ti, Abdyl Këllezi , si anëtar i Byrosë Politike dhe kryetar i Komisionit të Planit të Shtetit, harrove parimin e madh që s` duhet të lejojmë të ndërtojmë jashtë nevojave të domosdoshme vepra joprodhuese, që s`duhet të lejojmë as fryrjen më të vogël të organikave me elementë joprodhues ?

Ti, Abdyl Këllezi, na thua se ke luftuar dhe ke shkurtuar, por këto që na dalin, s `janë të paqena. Ato janë të faktuara. Na thua se “kemi pasur presion nga poshtë.” Por ti ke ardhur disa herë tek unë dhe më je mburrur që, si Komision i Planit të Shtetit, “i kemi frenuar kërkesat dhe ekzagjerimet e bazës, u kemi rënë me sëpatë madhe.” Domethënë këto që na dalin, janë plotësisht të pranuara nga ana jote. Atëherë si i përgjigjesh ti kësaj çështjeje me shprehjen “na shpëtoi nga kontrolli” ? Jo, kjo është një përgjigje sempliste, sepse të gjitha këto gjëra të këqija që kanë dalë, si: listorganika, fryrja e tyre, konfindimi i inxhinierit me punëtorin si gjendje shoqërore, fryrja e byrove teknike etj., duhen shpjeguar më parë, duhet shpjeguar pse u deformua për to vija e Partisë. Pse u deformua vija e Partisë, kjo ka rëndësi kapitale, Abdyl Këllezi, gjë që nuk shpjegohet nga ti.

Thuaj më mirë që vuan nga megalomania dhe nga dëshira për një ideologji të kundërt me atë të Partisë, nga zelli për ta vënë këtë ideologji anitimarksiste në zbatim dhe për të vënë, gjithashtu, shumë në dukje veten tënde, sa arrin deri aty që të lësh aktivin jetik të naftës dhe të vish në Tiranë për të asistuar në mbledhjen solemne të çlirimit të Tiranës ! Pse e bërë këtë ti, Abdyl ? Autokritika jote, kur thua “mund edhe të mos vija”, nuk është e sinqertë. Këtë ti e ke shkruar edhe në një letër që më ke dërguar. Kur ti e pe gjendjen kaq serioze pse u ngrite e ike nga aktivi ? Ne nuk diskutojmë se ç `të tha Koçoja, por pse u ngrite e ike ti, duke qenë anëtar i Byrosë Politike dhe kryetar i Komisionit të Planit të Shtetit. Kur kishe parë aq shumë gjëra, një rrezik kaq të madh, pse nuk arrite të konkludoje vetë, por le bedel Koçon ? Kur u zbulua puna armiqësore në ushtri, Petrit Dumja bëri një xhiro, domethënë një voltfas [ Nga frëngjishtja – kthesë, ndryshim qëndrimesh e medimesh ] dhe ia hodhi të tëra Beqir Ballukut. Ke qenë edhe ti këtu. Ç `bëri ai ? E pa që u zbulua puna armiqësore në ushtri dhe tha: “Beqir Balluku, ky i ka bërë tëra këto!” Edhe unë, pas të gjitha këtyre gjërave që the ti, mund të arrij në kunkluzionin se ti kërkon t `ia hedhësh të tëra Koço Theodhosit.

Ti je anëtar i Byrosë Politike. Vete në aktivin e naftës, konstaton gjithë ato gjëra dhe hesht. Po përse vete ti atje, për lodër ?! Si kryetar i Komisionit të Planit të Shtetit shikon që Shqipërësi nuk i jepen fusha nafte, një punë kjo krejt armiqësore, dhe mjaftohesh duke i thënë Koço Theodhosit: “Shiko, se këtu këta njerëz nuk janë rregull, prandaj mblidh institutin!” I jep mësime, mblidh këta e mblidh ata, dhe Koço Theodhosi nuk bën hiçgjë. Si duhet kuptuar kjo ? Ne kemi pasur raste që shokëve u kanë vdekur njerëz të afërm dhe nuk kanë ikur nga aktivi ? Pra, si të mos gjykojmë se ti ke menduar: “Hajde, t `ia hedhim Koços këtë, sepse ai është ministër i Industrisë dhe i Minierave dhe unë lahem !” Prandaj lypset më mirë të thuash: “Duhet të vija që shihnin në presidiumin e mbleshjes dhe në televizor në këtë eveniment të rëndësishëm, pse kisha nevojë, për punën time të sotme dhe të mëvonshme, të qëndronte lart autoriteti im”. Ti, Abdyl Këllezi, e harrove naftën dhe u largove nga aktivi, se kishe frikë të prononcoheshe, e harrove ekonominë përpara mendjemadhësisë personale dhe frikës të dilje atje me konkluzione, sepse ishe njëkohësisht dhe i implikuar. Këto të çojnë në rrugë të rrezikshme, prandaj u detyrua i gjithë Plenumin të të kërkonte shpjegime, por ti u bëre bisht të gjitha pyetjeve që t `u drejtuan.

Bëhet një mbledhje aq e rëndësishme e naftës dhe ti, “ekonomist i madh”, siç je hequr, ngrihesh e ikën, në vend që të rrije dhe të jepje atje mendimin konkluziv. Vallë s`kishte rëndësi për ty nafta ? Nuk e dije ti se fusha nafte nuk po zbuloheshin dhe me qindra milionë lekë shkonin kot ? As të shkoi fare ndër mend se atje mund të kishte punë armiqësore ? Shumë e çuditshme kjo ndodhi tek ti, që sheh çdo gjë ! Unë i di të gjitha përgjigjet që ke dhënë ti për këto pyetje, dëdjova edhe përgjigjet demagogjike dhe teknike, por aspak politke e ideologjike, që dhe këtu në Plenum, për të shpëtuar nga llumi ku ke rënë, por të gjitha ato flasin në disfavorin tënd.

Ti, Abdyl Këllezi, pyete në aktivin e naftës për një inxhinier gjeolog. Bëre mirë që pyete, dhe the: “Pyeta se më pëlqeu diskutimi i tij”. Mirë ! Po derisa të pëlqeu ky diskutim, do të thotë mos të të mos të të kenë pëlqyer ato të të tjerëve. Atëherë pse nuk pyete edhe për Protoko Muratin, për Beqir Aliajn dhe për Milto Gjikopullin, “dismutimet e të cilëve nuk të pëlqyen”? Pse nuk pyete dhe për Lipe Nashin, mikun tuaj, veçanërisht të Koço Theodhosi , që, megjithëse ishte ndëshkuar hga Qeveria, ju e bëtë hero ? Nuk na thua, po për këta pse nuk pyete ? Ta them unë: Nuk pyete, se u druatje t `i vije gishtin plagës, se mos i zbuloje petën lakrorit. Për sa thua se gjoja i dërgove këtij ose atij protokolle e letra përmbledhëse për naftën, këto i bëre se s`kishe ç` bëje e sa për të thënë që “vura në dijeni”, sikur ti të ishe korrier që përcjell protokolle dhe jo undhëheqës që shkon aty ku duhet për të shtruar e për të diskutuar për gjendjen e krijuar e problemet që dalin. Këto që thua s `qëndrojnë në këmbë. Unë s`dija asgjë ç`po ndodhte në sektorin e naftës, të cilën e mora në datën 1 shkurt 1975.

Kjo letër më habiti ! Thirra atëherë Hakuin [Toska], i cili më dha protokollin që ti ia kishe dërgua me 37 ditë vonesë nga mbledhja që qe bërë në naftë më 16 nëntor 1974. E theksoj, 37 ditë vonesë. Kjo është e dëhueshme dhe vërteton atë që u mendove shumë që t `ia dërgoje dhe një gjë e tillë, në fakt, i përkiste, në radhë të parë, ta bënte Koço Theodhosi si ministër i Industrisë dhe i Minierave. Po ashtu ajo që thua, se gjoja i paske thënë Hakiut që “mundësisht të vihet në korent adhe shoku Enver”, është e kurdisur nga ti për rastin.

Kur të pyete unë në një takim (dhe jo se më vure ti në korent): “Ç `kemi gjë nga nafta?”, në atë kohë unë isha në dijeni të gjendjes së atjeshme dhe kisha nxjerrë konkluzione, por doja të dija edhe mendimin tënd. Ti më fole për disa gjëra pa rëndësi dhe, kur të njoftova se punëtorët të akuzojnë edhe ty, se në fakt kështu është, ata të akuzojnë, u trondite, mblodhe supet dhe më the: “Ç `kanë ata me mua ? Unë s `kam asnjë faj, s `kam përgjegjësi”. Dhe me kaq mbeti kjo gjë, mendove ti, por nuk menduan kështu Partia, Byroja Politike dhe unë. Dy ditë para mbledhjes së Qeverisë ti u bëre i sëmurë dhe ike me pushime. Më vonë u bënë gjithë ato analiza. Ti u ktheve nga pushimi, lexove edhe protokollin e mbledhjes së Byrosë Politike, ku të kritikonin. Pastaj kaluan javë tëra, unë të prita të vije, të shpjegoje përgjegjësinë tënde. Ti nuk erdhe fare tek unë. Pyes: S ´i vure rëndësi punës, apo kishe frikë të ballafaqoheshe me mua ? Mos e ndieje veten fajtor ? Mua më duket se po, prandaj nuk erdhe.

Për mendimin tim, ti Abdyl, je kyesori dhe pas teje vjen Koço Theodhosi. Krijuat gjithë ato drejtori të veçanta nëndrejtori, agjenci e nënagjenci, gati të shkëputura nga ministritë, dhe të gjitha këtyre u dhatë edhe kompetenc a me barrë, pa harruar rrogat e majime njerëzve. Vërtet mendove ti se kjo ishte një çështje teknike ? Jo, unë mendoj që në kokën tënde fshiheshin qëllime të një veprimi ideologjik organizativ antimarksist. Pse e bëtë këtë një mënyrë të tillë ? Ne kemi thënë dhe do të themi se ministritë janë organe qendrore, që problemet e vogla të mos bëjnë të harrohen të mëdhatë, por kjo shkaktoi të kundërtën: Ministritë lanë duart hga problemet e mëdha dhe veçanërisht Ministria e Industrisë dhe Minierave, dhe çfarë të larë, nga nafta, nga minierat etj. Dhe merreshin nëse duhet t`i pranonte ose jo UMB-ja 9 makinat bujqësore që Andrea Mançoja kishte sjellë me spekulime me italianët, makina që s` vlenin një grosh dhe që janë hadhur hendeqeve,

Mirë, mor Abdyl Këllezi, duke u hedhur në “reforma dhe në organizime”, nuk mendove pak se këto veprime të pathelluara dhe të pakontrolluara të çonin në një rrugë të gabuar të ndërmarrjeve të vetadministimit ? Nuk të shkoi në mendje kjo ? Nuk bëre një analizë të këtyre gjërave që rrokulliseshin në rrugë të gabuar, saqë ti shkele ligjet dhe parimet e vendosura nga Partia, ndërsa për këto veprime nuk mungon të kritikosh të tjerët dhe të hiqesh si ideolog i pagabuar ? Ti dije çdo gjë që bënte Lipe Nashi dhe banda e tij, ti u diktoje atyre dhe Koço Theodhosi; ti i ke dhëne aprovimin Lipe Nashit që me materialet e naftës të ndërtonte ura, ke lejuar që me dollarët e naftës të blinte, ç`të donte dhe të ndante, ku të donte ai, vetura, televizorë etj. ! Tok i kemi kritikuar ndërmarrjet dhe sistemin e vetadministrimit titist. I harroje këto, apo të pëlqente vetadministrimi ? Këtë ti e di, por unë mendoj se të pëlqen. Atëherë kur di dhe Koço Theodhosi shihnit ç`bçnin Lipe Nashi dhe të tjerë si ai, pse nuk i dilnit me propozime Qeverisë që ta likuidonte menjëherë këtë situatë ? Ju nuk guxonit të prishnit kompetencat e dhëna ministrave, kurse guxonit të dëmtohej ekonomia.

Si mund të besohet se këto organizime që bëtë, që ju pëlkyen, që i latë të ndiqnin rrugën etyre të gabuar dhe nuk e ngritët zërin për t `u marrë masa kundër shtrembërimeve, paskan ndodhur se “ju shpëtuan nga kontrolli”, siç thua ti, Abdyl Këllezi ?! Jo, po të besojmç me keq lehtësi, do të dëmtonim rëndë interesat e Partisë e të shtetit.

Në debatet që u bënë për tekstin e ekonomisë politike ti the se nuk e ke parë gjithë tekstin, por vetëm disa pjesë. Ti, si kryetar i komisionit të hartimit të këtij teksti, duhet ta shikoje të tërë. Por, ja, ta pranojmë edhe atë që pe vetëm “dusa pjesë”. Por si kryetar i Komisionit të Planit ë Shtetit ti duhej të shikoje patjetër, veçanërisht ato “disa” që të takonin drejtpërdrejt ty, si për shembull, pjesën e olanifikimit. Këtë pse e neglizhove ? Mirë tërë tekstin nuk e lexove dhe lejove gabime, po këtë pjesë pse nuk e pe ?!

Më falni të shpresh atë që mendoj , po te disa shokë kryesorë të Komitetit Qendror, si Abdyl Këllezi, Koço Theodhosi e ca të tjerë, ka një megalomani nënçmuese, të kuptohemi, jo të deklaruar, ndaj eksperiencës dhe materialeve të Partisë sonë. Ata bëjnë këtë arsyetim: “Ne këto i dimë, i kemi jetuar, i kemi marrë vetë, atëherë thellimi në to nuk është për ne, po për kuadrot në bazë”. Bukur ! Po të jetë kështu, atëherë i zbatoni drejt e pa gabime. Ku bëhen gabime më të mëdha e të rrezikshme, poshtë në bazë, apo lart në qendër ? Duhet të njohim se këto bëhen më shumë lart. Atëherë duhet të gjendet arsyeja pse ngjet kjo. Mendoj se çka theksova në fillim është një nga arsyetimet më të sëmura e më të rrezikshme, pse të bën që të mos ndjekësh busullën, gjë që është mëma e shumë rreziqeve.

Unë u them disa shokëve të Qeverisë se u ka humbur vigjilence politike e ideologjike dhe, pavarësisht nga fhalët e mëdha që përdorin, ata janë mbështetur kryesisht në masa administrative: “Të pyesim disa teknokratë, të marrim mendimin e specialistëve, të nëpunësve”, Kurse “mendimi i masave – në shportë !” Këtë e pohojnë vetë Abdil dhe Koçoja, natyrisht, jo në këtë formë, siç e them unë, por aty jemi, se me gojë në “diskure” (Fjalime) jemi “në krye të buxhakut”. “Ngopuni me formula e slogane”, por “ne bëjmë si na thonë Lipe Nashi, Beqir Amerika ose ndonjë tjetër”. “Na nxorët një nomenklaturë të tretë ose të katërt”, tha Kiço Ngjela, kur e penguan Andrea Mançoja të shkonte në Perëndim, pse dyshohej. Ç `do të thotë ky besim i verbër te disa njerëz, sa edhe kur kërkojnë t `u hapin sytë, hezitojnë t `i hapin ?

Ju, shokë të Komisionit të Planit të Shtetit, vetë pohoni “Nuk kemi ndkekur si duhet as procesin e planifikimit dhe as zbatimin e tij”. E dini ç `do të thotë kjo ? Të punosh për të sabotuar planin. Kometeti Qendror ka të drejtë dhe detyrë të të kërkojë llogari ty, Abdyl Këllezi, që të ka vënë në krye të Komisionit të Planit të Shtetit, persë nuk është kryer si duhet kjo detyrë. Mos ke dashur të sabotosh ekonominë ? Harrove ti forcën e Partisë dhe të popullit, që nuk të lënë të veprosh si ta ka qejfi ?

Kurdoherë, kur kemi kërkuar llogari për këto mosrealizime, na është thënë që “fajin e kanë baza dhe ministritë”. Ato, sigurisht, kanë faje dhe nuk dua t `i shfajësoj, por një autokritikë nuk kam dëgjuar nga ti, Abdyl Këllezi, nuk kam dëgjuar as për Komisionit të Planit të Shtetit. Vetëm vetëlavdërime ! Ju po i kaloni në histori si “organizma që çdo gjë e kanë parë drejt, në vijën e Partisë, e kanë pashuar si duhet”. Por këto që na dalin, për të cilat Komisionit të Planit të Shtetit dhe ti personalisht, Abdyl, keni përgjegjësi të rëndë, ç`do t`i quajmë, gabime apo punë për t`u lavdërur ? Por, pa e vënë dorën në zjarr, unë mendoj se do të zbulojmë gabime të tjera të rënda, si nnë investime, në financë dhe sidomos në frymën e sëmurë që është lejuar nga ju, duke marrë pozat e “moslejuesve”. Ti, Abdyl Këllezi, ke puhar: “Kam parë fondi i pagave po rritej në përpjesëtime jo të drjeta”. Atëherë pse nuk i vure në korent Qeverinë dhe Byronë Politike, ku më parë të bëje autokritikë vetë ? Pse nuk e bëre problem të Byrosë Politike që nuk duhej hequr kontrolli i bankës ? Pastaj kur ky kontroll u vu prapë kudo, përse u përjashtua sektori i naftës ? Ishte vallë ky një operacion thjesht teknik që ti thoshe se ishe kundër hqjes ? Unë nuk e besoij këtë, pse ty, Abdyl Këllezi, s`të shkoi në mendje ana politike, ideologjike dhe financiare e problemit, se në këto anë do të shkaktoheshin dëme, siç u shkaktuan. Ti mund të më thuash se vendimet i mori Qeveria, dhe unë nuk kam ndër mend t `ia heq asaj këtë përgjegjësi, por ti je përgjegjë përgjegjësi si kryesor, frymëzuesi, se hiqeshe si “papa” i ekonomisë dhe i financeës. Kështu je hequr kurdoherë. Ti thua vetë se ke bërë një sërë zigzagesh në këtë çështje të rëndësishme dhe nuk ndërhyre. Vetë pohon që “deri tash kam menduar pse nuk ndërhyre dhe s `e gjej dot arsyen”. Përpiqu me kurajë, se do ta gjesh psenë !

Abdyl, ti mburreshe shumë dhe pa vend, kurse Partia na mëson të jemi të thjeshtë, por duhet të pohoj se unë kuk i kam ngrënë mburrjet e tua. Kam konkluduar për ty se përvetësoje medimet e të tjerëve, të specialistëve e të punëtorëve, dhe këtë e bëje për t `u dukur para meje, duke menduar se çka më toshe, unë e haja dhe e dëgjoja për herë të parë. Të kam bërë shumë herë aluzione dhe kritika q ta braktisje këtë metodë, por ti ke vazhduar dhe vazhdon si më parë, duke na u hequr si shumë i zoti dhe kompetent, bile adhe në këtë Plenum nxitoheshe të jepje përgjegjë zjarr pë zjarr, pa pritur të mbaronin pyetjet që të bëheshin. Vetë pohin se për këto të janë zbuluar, ke përgjegjësi, se ato të kanë shpëtuar nga kontrolli, gjë që nuk është e vërtetë, pse kanë qenë bindje për ty, kurse investimet, ndërtimet, kontrollin e bankës i ke pasë nën kontroll. Mirëpo sikur shpejtohesh ca edhe në këtë pohim.

Ti, Abdyl, pohove se, kur i bën vetes pyetjen “Pse na ngjanë këto gjëra ? , të duket se burimi i kësaj është “mungesa e ekuilibrit” ose më mirë të themi “ngurrimi”. Përpiqesh më kot të japësh ndonjë shpjegim teknik, por të humbasësh ekuilibrin ose të ngurrosh është çështje me një demethënie politike dhe ideologjike të rëndësishme. Jo vetëm fjalët në vetvete, por çdo gjë çdo punë, çdo ndodhi, thotë Lenini, ka vulën e vijës së partisë, ka politikën e partisë. Vula e Partisë nuk duket në ato që na thua ti, as në veprimet e tua për kompetencat dhe për të gjitha gabimet e tjera që ke bërë. Atëherë, mund të na e shpjegosh më qartë, nga ana ideologjike flas, këtë dizekuilibër dhe ngurrim tek ti në vijë ? Ti nuk more mundimin t `i shpjegoje ato, por t `i fshihje, t `i maskoje. Ti e pe se Komiteti Qendror i Partisë është i kalitur e në krye të detyrës dhe t `i demaskoi qëllimet e liga.

Ti thua se jeni ndeshur “rreptë” me Koço Theodhosin për probleme të karakterit serioz”.

[Këtë taktikë përdornin edhe puçistët Beqir Balluku e Petrit Dume, që, për të mbuluar komplotin e kurdisur, ngritën legjendën e “mosmarrëveshjeve” që gjoja ekzistonin ndërmjet tyre ].

Mirëpo ky afirmim i akshamit rrëzohet vetvetiu, sepse ti, sa anëtar i Byrosë Politike, nuk i ke shtruar ndonjëherë në Byro këto gjëra. Por as këtu s `na i vutë në dukje këto, as ti, Abdyl, as ti, Koço . Ju këtu e mbrojtët shoku-shokun. Pse vallë ? Vetë ky lloj solidariteti është komprometues.

Abdyl, po më çudit dhe më vjen keq që çështjes së naftës po i rrëshqet në mënyrë tangente. Nuk duhet të veprosh kështu, se s`të lejon Komiteti Qemdror ta trajtosh në këtë mënyrë çështjen. Ti mund ta rëndosh Koço Theodhosi, se ai është ministër, siç bënë Petrit Dumja dhe Hito Çakoja për Beqir Ballukun, por ti e pe se si e zbuloi Komiteti Qendror veprimtarinë armiqësore dhe tradhtare të Beqir Ballukut me shokë. Ashtu edhe për ty, Komiteti Qendror s`të ndan nga përgjegjësia e njëllojtë me Koçon , në mos më shumë.

Ti drejton Komisionin e Planit të Shtetit dhe duhet ta dish që, të rast se ne nuk kemi naftë, plani ynë ekonomik, so ai aktual dhe ai perspektiv, nuk mund të ecë. Me se do të lëvizë gjithë kjo industri që kemi ? Me se do të lëvizin tërë këto makineri ? Po armët e ushtrisë si do të vihen në veprim ? Me se do të punojnë TEC-et tona, kur edhe ato që punonin me wymyr, ke qenë ti, në mos gabohem, një nga ata që je përpjekur të vihen në punë me naftë ? Po TEC-eve të ardhshme, po industrisë petrokimisë, për të cilën ti na bëje premtime të mëdha, si do t `u vejë halli ? Mos të kemi çuar në atëdikaster që na bësh plane në erë ?

Në këto situata të vështira që kalon ekonomia e vendit tonë, ti, si kryetar i Komisionit të Planit të Shtetit, mund të thuash tash se nuk ke përgjegjësi, dhe s` është fjala për përgjegjësi teknike, por politiko-ideologjike ?

Ti na je hequr planoviku i planeve perspektive të mëdha”, po pse u habite kur të tha Adil Çarçani se shoku Enver dëshiron që të kemi një plan perspektiv 30-vjeçar për naftën” ?! Unë s `di se si ia kam thëne këtë shokut Adil, por them jo për 30 vjet, por, po të jetë e mundur, ta kemi një plan të tillë edhe për 100 vjet.

Ti s`qenke interesuar si duhet për fushat ekzistuese dhe tash tërhiqesh si ngjalë nga një terren i rrezikshëm. Si, të mos interesohem unë për të ardhmen e naftës ? Ti ke pohuar që të interesohemi për gjedjen aktuale”. Pikërisht edhe unë për këtë po interesohem tash e vazhdimisht dhe jam interesuar aq shumë, sa nuk më zë gjumi. Atëherë na thuaj ti, Abdyl, interesohesh për gjendjen aktuale”, pse na sabotuan në naftë ? Ti duhej të ishe interesuar për këtëdhe je interesuar”, siç thua edhe vetë. Atëherë pse ndodhi ky sabotim ? Ti bën sikur ke harruar unitetin e mendimeve të tua me të Tuk Jakovës, këtij agjenti titist, por Partisë i kujtohen. Ti e di se Tuk Jakova ishte kundër nxjerrjes së naftës, por, pas kaq vjetësh, ti, Abdyl, na del në sabotimin e naftës.

Kjo është e çuditshme ! A nuk të duket ty, Abdyl, e çuditshme kjo ngjashmëri ?

Ti thua jam ndeshur rreptë me Koçon”, e theksoj rreptë, për probleme serioze”. Mund të na thuash përse kanë qenë këto diskutime të rrepta” ? Këto ne duhet t `i dimë, se ti s`na the gjë. Vetë pohon se shihje që Ministria e Industrisë dhe e Minierave kishte humbur kontrollin nga nafta”. Po ti ç`bëre për këtë konstatim të rëndësishëm ? Bisedove ndonjëherë me Koçon rreptësosht” ? Dhe ç`doli ? Asgjë ! Ç`bëre më vonë ? Pse s`e ngrite këtë çështje në Byronë Politike apo në Qeveri, ku të thoshe senafta na ka ikur nga duart”, përse na ka ikur dhe të merreshin masa urgjente ? Ti përgjigjësh: Kam gabuar !” Mirëpo nga anëtari i Byrosë Politike dhe kryetari i Komisionit të Planit ë Shtetit, e di mirë se pa naftë ngel në vend tërë ekonomia sot dhe mot, një përgjigje e tillë nuk është e mjaftueshme.

Mirë Koço Theodhosi kishte vendosur të bënte një punë sabotuese, një gjumë rëndë dhe shumë rrezikshëm për ekonominë tonë, por ti që e shihje këtë gjendje, pse nuk dhe alarmin ? Ti pranon se nuk të vajti ndër mend që në industrinë e naftës po bëhej një punë armiqësore”, po ç`emër i kishe vënë assaj pune të qartë për ty, kur thua: Na gënjenin çdo vit dhe çdo vit s`na jepnin naftë, sot na jepnin sihariqe, kurse të nesërmen na thoshin të kundërtën”. Dhe ti, me të marrë këto sihariqe”, i futje në plan përnjëherë qindra mijë tonë. Ti me Koçon ishit më të zellshmit kur këtë deficit (të ashtuquajtur deficit, pse kjo sasi as që kishte ekzistuar kurrë, veçse në planin tuaj) jua shpërndanit fushave ekzistuese, puset e të cilave u përmbytën me ujë.

Lipse Nashi, pavarësisht se është armik e tradhtar, ju akuzon se ju e keni detyruar t `i sforcojë ouset, se ai ja qenë kundër kësaj dhe thotë se: u kam skruar edhe letra Koços e Abdylit, kam pasur kundërshtime zyrtare me ta”.

Ne e kemi thënë medimin tonë për fajet dhe përgjegjësitë e Koço Theodhosi. Unë këtu nuk po zgjatem, sepse kam folur në mbledhjen e Byrosë Politike (Shih në këtë vëllim f. 207.) e të gjithë ju, shokë, jeni njohur me ëto materiale. Kurse ti, Abdyl, veproje drejtpërddrejt. Në sabotim me specialistët, ti kishe, përveç kësaj, planin si një armë kontrolluese që të jepte të dhëna dhe tëe, kur gjendja nuk ecte përpara, të veje në naftë aq ahpesh, saqë t`u hyje më thellë këtyre problemeve. Po këtë s`e bëre. Kishe arsye që s`e bëre këtë, sepse ishte plani sabotues, ishte puna armiqësore që të ndalonin.

Bashkëpunimin tënd me Koço nuk duhet ta zvogëlosh. Mos e bëj si Petrit Dumja me Hito Çakoja ndaj Beqir Ballukut pse Koçoja ka gabuar, por për mua, me aq sa mund të kem konstatuar, Koçoja këshillohej vazhdimisht me ty, ai s`bënte gjë pa të pyetur, pse e ndiente nevojën tënde. Ti ishe udhëheqësi i tij në punën armiqësore sabotuese. Koçoja dukej sikur kishte gjykime të pjekura dhe precize për problemet, ai shumë metikuloz dhe budalla s` është, por faktet tregojnë se nuk ishte aq i hedhur dhe aq bombastik sa ti. Koka kryersore, pa ia hequr përgjegjësinë Koços, ishe ti. Edhe mendimet e tua, gjoja më specializuara, Koçon nuk e ndihmuan për të mirë, por për të keqen e Partisë. Unë mendoj se Koçoja ishte i predipozuar për një punë antiparti, armiqësore, pse nuk e honepste vijën e Partisë, prandaj ju u bashkuat, gjetët shoku-shokun dhe u futët thellë në punën armiqësore.

Unë hëpërhë nuk do të zgjatem më tutje për këto probleme të mëhda, pse, siç e dimë, janë duke u zhvilluar kudo kontrolle punëtore dhe të Partisë mbi gjërat , mbi organizmat dhe mbi njerëzit. Këto studime dhe kontrolle nga baza do të na zbulojnë gjëra të mira dhe të këqija, prej tyre do të fitojmë një eksperiencë të madhe politiko-ideologjike dhe do të na bëjne të korrigjojmë shtrembërimet e vijës, t`i ndreqim gabimet atje ku janë vërtetuar, të shërojmë të sëmurët dhe të shtypim armiqtë. Komiteti Qendror dhe Qeverisë do t`u vijnë të dhëna të sakta, të mbështetura drejt në analiza të thella, mbi të cilat duhet të gjykojmë. Deri tash, për këto fushata, Komiteti Qendror dhe Qeverisë janë kënaqur nga mendimet dhe nga konkluzionet që tërhiqnin zyrtarët, tek të cilët duhet të kemi besim, por edhe t`i kontrollojmë. Këtë herë, më duket mua, u duhen shtuar këtyre edhe raportet e drejtpërdrejta të kontrollit punëtor, por të një kontrolli punëtor pa kontrollit nga ana e zyrtarëve”. Kemi shumë nevojë për zërin e klasës, për mendimin e klasës, kemi nevojë të na gjykojë ajo dhe to të kënaqemi me vetëgjykimi tonë. Vetëgjykimi ynë është disa herë subjektiv, gjykimi i punëve nga një sërë njerëzish të zyrave u vërtetua se ka pasur brenda edhe koncepte jo të drejta. Të gjitha këto gabime, shtrembërime dhe abuzime rëndonin mbi shtetin tonë, mbi klasën, mbi punomjësit. Ata që i pësuan këto, kanë drejte të flasin, të propozojnë dhe të vendosin ndaj atyre që kanë shkelur ligjet e shtetit dhe direktivat e Partisë.

Është e domosdoshme që jo gjë bëhet dhe duhet të bëhet e vazhdueshme. Kotrolli i Partisë, i klasës dhe i masës duhet të ushtrohet i rreptë çdo gjë e mbi këdo. Partia, forumet, Qeveria dhe aparatet shtetëore dhe ekonomike s`duhet të lojojnë më që jo vetëm të dobësohet grushti i shtetit të proletarëve, por as të mbetet ky formal dhe i cunguar.

Të bëhet zakon që jo vetëm të kritikohen dhe të ndreqen me shpejtësi gabimet, por edhe të dënohen fajtorët. Shtypi të flasë për fajtorët, dhe jo vetëm për të vegjlit, por të flasë edhe për të mëdhenjtë, kur gabojnë, kur e lejon situata e përgjithshme e jashtme, në mënyrë që të mos e shfrytëzojnë armiqtë, pse duhet thënë që për këta të mëdhenj” është krijuar një situatë e privilegjuar. Por gojarisht populli duhet vënë në korent për ata që bëjnë faje. Ka sekretarë partie, ka anëtarë të Komiteti Qendror, ministra, zëvendësministra dhe të tjerë që bëjnë gabime,, që s`punojnë mirë, që nuk e meritojnë besimin që u kanë dhënë Partia e shteti dhe jo vetëm nuk kritikohen dhe shkarkohen, nuk e merr vesh njeri pse u mor kjo masë, në vend që të vihet në dukje pse ngjet një gjë e tillë. Edhe tash, në këtë Plenum luftarak, ka shokë që u kritikuan rëndë dhe meritonin dënime më të rrepta. Por këta shokë të mos mendojnë se Komiteti Qendror dhe Byroja Politike u treguan liberalë ndaj tyre. Të mos mendojnë se e hodhën lumin edhe këtë herë. Komiteti Qendror e kupton shumë mirë arsyen dhe vepron në interes Partisë e të vetë atyre shokëve që kanë gabuar dhe që shpresohet se mund të korrigjohen.

Një iluzion është ai që të mos flasim për ata që gabojnë për të mos udiskredituar” Partia she shteti që i kishin sjellë në ata pozita. Opinioni i merr vesh, edhe po të mos ia thuash ndodhitë. Ai i gjykon njerëzit dhe udhëheqësit sa vlejnë mëpërmjet punës dhe qëndrimeve politike. Lufta e klasave i shpjegon këta ndodhi e këto veprime dhe ne të mos kërkojmë t`i mbulojmë, duke lënë të kupthohet se kuadrot e lartë nuk gabojnë, kur në realitet ka disa që edhe gabojnë. Komiteti Qendror i sheh dhe i peshon vlerat e gjithsecilit nga ne dhe, kur e sheh të domosdoshme e të nevojshme për ata që gabojnë, i shkarkon nga përgjegjësitë. Përpara ne kemi Kongresin e Partisë dhe atje do të na gjikojë Partia, jo vetëm se kemi bërë Luftën Nacionalçlirimitare, por si po e bçjmë edhe tash këtë luftë madhe për ndërtimin e socializmit.

Mbajtja fshehtë e dënimit të një njeriu që ndëshkohet i lejon atij që spekulojë, ë hiqet si viktimë e ambicies së njërit e ë tjetrit, lejojmë kështu që me veprimet tona të krijohen pakënaqësi dhe mendime të gabuara. Ne duhet të japim herë pas here shembullin në shtyp për këto çështje.



Hyperlink (I) > (II)