shqip

 

 

 

Rroftë 1 Maj

Dita ndërkombëtare e punonjësve të gjithë botës!

 

 

 

1 MAJ nuk éshté festé, por dita e LUFTÉS dhe e SOLIDARITETIT NDÉRKOMBÉTAR TÉ PUNÉTORÉVE

 

 

E para e majit në Shqipëri - - Kronikë -

 

anglisht


gjermanisht

 

 

ENVER HOXHA

Fjalim i mbatur para punëtorëve të Kuçovës - 1 maj 1946

PDF

 

* * *

Mesazh punonjësve hungarezë me rastin e 1 Majit 1957

PDF

 


   

Rroftë 1 Maj

Dita ndërkombëtare e punonjësve të gjithë botës!

 

     Më 1 Maj ne përkujtojmë ditën simbolike të demostratave të përgjakëshme të punonjësve të Cikagos në SHBA që u ngritën për të drejtat e tyre njerëzore, kundra borgjezisë reaksionare. Aty nga viti 1886, kur krerët e borgjezisë të alarmuar dhanë urdhër që policia të godas mbi demostruesit duke përmbytur kështu rrugët e rrugicat e Chikagos me gjakun e shumë demostruesve. Qysh atëhere kjo datë përkujtohet në të gjithë botën. Në Shqipëri, që më 1944 kur populli ynë mori në dorë pushtetin e tij, e deri më 1990 kur pushteti socialist i punëtorëve dhe i fshatarëve u rrezua, kjo datë  lapidare, kremtohesh me madhështi nga i gjithë populli. Dita e 1 Majit në Shqipërinë socialiste ishte një ditë gëzimi dhe hareje. I gjithë populli shqiptar manifestonte. Klasa punëtore, fshatarësia koperativiste, rinia shkollore, fëmijet e shkollave, rinia e forcave të vetëmbrojtjes të forcave popullore, shëndetësia, minatorët, ushtria jonë e pathyeshme popullore si dhe i gjithë populli, të ndarë në kuadrata sipas specialiteteve që ishin të veshur me kustume shumë ngjyrëshe, dhe me lule shumë ngjyrëshe nëper duar, parakalonin krenarë dhe buzagaz përpara tribunës dhe bulevardit ''Dëshmorët e Kombit''. Në tribunë ndodheshin udhëheqësit e partisë dhe të shtetit, aty ndodhej edhe Udhëheqësi i shtrënjte i partisë dhe i popullit tonë, klasiku i pestë i marksizëm-leninizmit, shoku Enver Hoxha, i cili përshëndeste me dorë dhe buzagaz manifestuesit e shumtë të mbledhur. Festa e parakalimeve zgjaste rreth dy orë, nga ora 10:00 deri në orën 12:00. Kuadratet e ndryshme duke parakaluar para tribunës krijonin parulla dhe figura të ndryshme revolucionare. Klasa punëtore në tabelat dhe pankatat që mbanin në duar pasqyronin rezultatet e punës së tyre, realizimet dhe tejkalimet e planeve. Gëzohesh udhëheqja popullore me në krye shokun Enver Hoxha, gëzoheshin ata që parakalonin, gëzohesh i gjithë populli shqiptar që i shikonte në televizor, dhe nga ana tjetër, revoltohesh rreaksioni ndërkombetar me në krye SHBA.

 

Mbas manifestimit, njerëzit sipas shoqërisë që kishin, sipas qëndrave te punës apo dhe me familjet e tyre, organizonin dreka të këndeshme nëpër parqet dhe lulishtet, në lëndina dhe në vënde me ujë të ftohët. I gjithë populli pra, në të gjitha qytetet e vëndit tonë, si dhe në koperativat buqësore, dita e 1 Majit ishte plotë gjallëri. E gjithë Shqipëria ishte në festë! 

 

Në atë ditë beheshin bilancet e arritjeve të gjithanëshme të shoqërisë socialiste, cdo vit 1 Maj tregonte tejkalimet nga viti i kaluar. Cdo vit rritesh mirëqenia e popullit tonë, rritesh aftësia mbrojtëse e atdheut tonë socialist.

 

Por aty nga viti 1991, qielli i Shqipërisë së kuqe u mbulua nga retë e zeza të armikut që arriti kulmin me rrëzimin e pushtetit popullor, pushtetit  të punëtoreve dhe të fshatarëve, pushtetit të diktaturës së proletariatit, pushtetin e morën tradhëtarët. Populli shqiptar u tradhëtua nga Ramiz Alia dhe këlyshët e tij servilë. Shqipëria jonë u kthye në një vend ku cdo gjë e keqe u gjallërua dhe asgjë e mire nuk ekziston, e bashkë me këto të këqija, edhe dita e 1 Majit u kthye si një ditë zije për punëtorët dhe fshatarët e vendit tonë. Një heshtje varri pa gjallëri. Tani në Shqipëri nuk ka manifestime, nuk ka klasë punëtore, nuk ka më kampe pushimi për punëtorët. Tani në Shqiperinë ''demokratike'' ka vrasje, droge, prostitucion, vjedhje, rrëmbim femijësh, etj. Në cdo fushë të jetës, jeta e masave të popullit tonë është e pasigurtë. Në Shqipëri pas vitit 1991 me përmbysjen e pushtetit popullor dhe socializmit, nuk kemi as protesta, sic ka kudo në vendet kapitaliste ku sindikatat e ngrenë popullin në protesta. Në Shqipëri nuk ka fare sindikata. Te dy partitë e medha në marrëveshje midis tyre, i gllabëruan kampet e pushimit si dhe gjithë pasurinë që kishin bashkimet profesionale në Shqiperi. Ato u grabitën dhe u kthyen në pasurira individuale të një grushti pushtetarësh horra e hajdut! Tani ata janë bërë miliarderë dhe shumica derrmuese e popullit ska bukë të hajë!

 

Kur në pushtet ndodhet ps (partia socialiste), partia demokratike (pd) aktivizon kufomën e tyre të ashtuquajturin kryetarë a president të sindikatave  Gezim Kalajen. Sa ishte në fuqi pd, kjo ''sindikatë'' as që u bë e gjallë, e me të marrë pushtetin ps, Gezim Kalaja u zgjua nga gjumi hetalgjik prej 8 vjetesh. Tani ai organizon ndonjë ''protestë'' kundra qeverisë socialiste duke lëshuar lotë krokodili se gjoja po lufton për të drejtat e punëtorëve! Kur në Shqipëri nuk kemi fare klasë punëtore dhe ato pak që janë, janë të paorganizuar.

 

Borgjezia reaksionare që erdhi në pushtet pas përmbysjes së pushtetit popullor, sipas udhëzimeve që u dha SHBA, i mbyllën fabrikat, uzinat, fermat, dhe ndërmarrjet shtetërore ku punonte i gjithë populli. Tani në Shqipëri 1 Maj si ditë pushimi respektohet por asnjë aktivitet nuk bëhet, asnjë fjalë nuk thuhet për atë ditë. Ajo pak klasë punëtore që është, nuk është e organizuar dhe nuk kënë fare të drejta sipas ligjeve në fuqi. Për punëtorët shqiptar  nuk ka më kampe pushimi sic kishte dikur në socializëm. Në Shqipëri në ''parajsën demokratike'' kapitaliste nuk zbatohet 8 orarëshi, nuk i jepet punëtorit veshje dhe antigoda sikurse ndodhte dikur në perjudhën e pushtetit popullor. Sot punëtorët shqiptarë punojnë si robotë dhe paguhen fare pak në krahësim me punën që bëjnë dhe rendimentin që japin. Dhe të drejtat e tyre nuk i mbron askush. Po të ndihen ata pushohen menjiherë nga puna dhe ato pak të ardhura që marrin, nuk u mjaftojnë as për bukën e gojës.

 

Kryetari apo presidenti i ''sindikatave të pavarura'' Gezim Kalaja, në një mbledhje që bëri me krerët e qeverisë dhe të pd-s shkoj përgëzoj dhe falenderoj Sali Berishën duke e cilsuar ''burrë shteti dhe udhëheqës të shkëlqyer''. E dekuroj me medaljen e kryesisë të sindikatave, ku në faktë ky duhet të jetë në opozitë dhe në luftë me qeveritë borgjeze dhe pd-istët.

 

Në këto rethana skandaloze dhe të mjerueshme që ndodhen aktualisht sindikatat në Shqipëri, u del për detyrë partive ekzistuese me pretendime komuniste të bashkohen në një parti të vetme marksite-leniniste (staliniste-enveriste), që të rikrijojne sindikatat duke ndërgjegjësuar popullin për të kërkuar të drejat që u takojnë.                                  

   

Rroftë 1 Maj Dita nderkombëtare e punonjësve! 

                                                 

Poshtë regjimi mafjoz i borgjezëve!

                                                       

Rroftë populli shqiptar!