shqip

 


Si sot, 70 vjet me pare, u shpalle Republika Populare e Shqiperise.
Rrofte populli yne heroik!

 

70 vjetori



11 janar 1946

11 janar 2016

 

Enver Hoxha

FJALA NË ASAMBLENË KUSHTETUESE ME RASTIN E PARAQITJES SË DORËHEQJES SË QEVERISË

11 janar 1946


Asamble e lartë Kushtetuese,

Më 22 tetor 1944 në Berat, prej Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar të Shqipërisë m'u besua nderi i madh të kryesoja Qeverinë e parë Demokratike të Shqipërisë, e cila kishte karakterin e një qeverie provizore.

Përgjegjëse përpara popullit për kryerjen e detyrave të rënda që i ngarkoheshin dhe besnike ndaj vendimeve të marrura prej Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar të Shqipërisë, qeveria veproi në mënyrën më demokratike për zgjedhjen e Asamblesë Kushtetuese të popullit shqiptar.

Besoj se detyra ime është t'i paraqes sot, kësaj Asambleje sovrane që përfaqëson vullnetin e gjithë popullit tonë, dorëheqjen e qeverisë që kam nderin ta kryesoj.

Unë kam bindjen se Qeveria Demokratike e Shqipërisë i kreu me nder, me besnikëri dhe me sukses detyrat që i viheshin përpara. Nën drejtimin e saj u vazhdua me ashpërsinë më të madhe lufta heroike e popuIlit tonë kundër zaptuesve dhe u çlirua atdheu ynë dashur. Nën udhëheqjen e saj u konsolidua pushteti i popullit, u stabilizua rendi dhe qetësia, u përmirësua gjendja e vajtueshme ekonomike e vendit që dilte nga një luftë shkatërrimtare, u rindërtua një pjesë e atyre që na kish shkatërruar armiku, u zbatuan reformat e mëdha shoqërore dhe ekonomike në të mirën e popullit punëtor, u mëkëmb dhe u përmirësua arësimi i popullit, u forcua dhe hyri në rrugën e modernizimit ushtria jonë heroike që është mbrojtësja e pathyeshme e interesave të popullit, e indipendencës dhe sovranitetit të Shqipërisë.

Qeveria Demokratike e Shqipërisë, me politikën e saj të drejtë dhe të matur, siguroi për popullin tonë miqësinë e sinqertë dhe të shëndoshë të popujve demokratë, aleatë dhe miq, konsolidoi pozitat ndërkombëtare të Shqipërisë me njohjen e saj prej shumë shteteve të fuqishme dhe përparimtare të Evropës. Qeveria Demokratike e Shqipërisë punoi me sukses që vendi ynë i vogël të bëhet një faktor i madh vëllazërimi dhe paqeje në Ballkan dhe në Evropë.

Duke u betuar përpara popullit tonë, se ne do të bënim detyrën që na ngarkohesh në momentet më kritike, ju bie juve të gjykoni veprat tona dhe të merrni vendimet e nevojshme për interesin e atdheut.

Bashkë me paraqitjen e dorëheqjes së qeverisë, kam nderin e madh të falenderoj Këshillin Antifashist të Shqipërisë, gjithë funksionarët e shtetit dhe mbarë popullin shqiptar për ndihmën e madhe që i kanë dhënë qeverisë në ushtrimin e funksioneve të saja dhe betohemi përpara popullit tonë se ne do të qëndrojmë besnikë gjer në vdekje dhe ushtarë të pamposhtur për kauzën e shenjtë të tij.

Rroftë populli shqiptar!

Botuar për herë të parë në gazetën «Bashkimi », Nr. 320, 12 janar 1946

 

 

 

 

 

11 janar 1946

 

 

 

Përshëndetje e solidaritetit

në anglisht 

 

Greeting Message of the Comintern (SH)

to the Albanian Section (SE)

on occasion of the 70th anniversary of the Proclamation of the People's Republic of Albania

on 11th of January 1946

 

Dear comrades,

On occasion of the 70th anniversary of the Proclamation of the People's Republic of Albania we send our congratulation to the Albanian Section, to all Albanian communists, to the Albanian working class and the whole Albanian people.

The 11th of January 1946 was the most significant event in the history of the Albanian people after liberation from the fascist occupants on 29th of November 1944.

The proclamation of the People's Republic of Albania was the historic culmination of the proclamation of the independence of Albania on 28th of November 1912.

It was a proclamation of the Albanian people's power, based on the revolutionary weapons of the victorious liberation both from foreign imperialist powers and all reactionary classes in the homeland.

The new Albanian state was a state of the dictatorship of the proletariat, created on the ruins of the feudal-bourgeois state. It was the great communist party with comrade Enver Hoxha at the head which took the lead of the national liberation war, the people's revolution and its advancement of the socialist revolution under the leadership of the Albanian proletariat.

The proclamation of 11th of January 1946 was not the first and will not be the last proclamation of the Albanian people. One day, the Albanian people will proclaim the united, independent and socialist Albania, namely one of all the States of the Socialist World Republic. The dictatorship of the Albanian proletariat will be re-constructed as a steadfast part of the dictatorship of the world proletariat.

Guided by the teachings of the 5 Classics of Marxism-Leninism, the Albanian Section will unite the Albanian communists, the Albanian workers and peasants, and the whole Albanian people for the propagation and preparation of the socialist revolution in Albania and all over the world.

Long live the 11th of January 1946 !

Long live the re-constructed, united, independent, socialist Albania in a socialist world !

Long live proletarian internationalism !

Long live comrade Enver Hoxha and the glorious PLA !

Long live the socialist revolution in Albania and all over the world !

Long live the dictatorship of the world proletariat !

Long live world socialism and world communism !

Long live Stalinism-Hoxhaism !

Long live Marx, Engels, Lenin, Stalin and Enver Hoxha !

Long live the Albanian Section of the Comintern (SH) !

11th of January, 2016

Comintern (SH)

Wolfgang Eggers