SHQIP

Mirë se vini

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË

 

 

KUSHTETUTA

28. 12. 1976

 

 

 

 

 

ENVER HOXHA

DISA MENDIME PËR PROJEKTKUSHTETUTËN E RPSSH

Diskutim në mbledhjen e Byrosë Politike të KQ të PPSH

25 shtator 1975

 

 

 

ENVER HOXHA

KUSHTETUTA E RE KONFIRMON VIJËN E DREJTË TË PARTISË

Fjala në Plenumin e 8-të të KQ të PPSH

10 tetor 1975

 

 

ENVER HOXHA

KUSHTETUTA E RPSSH

— VEPËR E MADHE E PARTISË DHE E POPULLIT

[Enver Hoxha, Vepra 60, 20 - 23]

Fjala në mbledhjen e fundit të komisionit të posaçëm për hartimin e Projektkushtetutës së RPSSH


15 dhjetor 1976


Shokë dhe shoqe,

Ne sot bëjmë mbledhjen e fundit të komisionit që zgjodhi Kuvendi Popullor për të drejtuar punimet e gjera dhe për t'i dhënë dorën e fundit Projektkushtetutës së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.

Nën udhëheqjen e drejtpërdrejtë të Partisë dhe të Komitetit të saj Qendror, siç e dini, u zhvillua një diskutim jashtëzakonisht i gjerë, i gjallë, revolucionar, në forma nga më demokratiket për pasurimin dhe për saktësimin nga çdo pikëpamje, politike, ideologjike, organizative, juridike etj., të Ligjit Themeltar të shtetit tonë të diktaturës së proletariatit. Projektkushtetutën së shpejti duhet t'ia paraqitim Kuvendit Popullor për miratim.

Vetë diskutimi në popull, i zhvilluar me metodë dhe stil pune nga më të efektshmit, po i jep vendit tonë socialist një kushtetutë nga më demokratiket, nga më të përshtatshmet, nga më revolucionaret, një kushtetutë që në çdo nen të saj është e frymëzuar nga idetë fitimtare të marksizëm-leninizmit, të Partisë sonë dhe nga realiteti ynë i gjallë i së tashmes. Gjithë periudha e diskutimit të Projektkushtetutës u kthye në një shkollë të madhe teoriko-politike e morale, që u dha hov të paparë prodhimit, mendimit progresist dhe veprimit revolucionar të masave punonjëse, gjë që hapi perspektiva të shkëlqyera për ndërtimin e mëtejshëm të socializmit në vendin tonë.

Kjo vepër e madhe e Partisë, e klasës punëtore, e fshatarësisë kooperativiste dhe e inteligjencies popullore është pasqyrë e shkëlqyer e vijës së drejtë marksiste-leniniste të Partisë sonë, e pjekurisë së madhe politike dhe ideologjike të saj e të popullit. Ajo tregoi vitalitetin, guximin, vendosmërinë e tyre të palëkundshme dhe konsekuencën për t'i çuar përpara fitoret e arritura në të gjitha frontet, për lulëzimin e begatinë e atdheut tonë socialist, për zhvillimin e kulturës dhe forcimin e mbrojtjes së tij.

E tërë kjo punë madhështore që u zhvillua, u kurorëzua me sukses në Kongresin e 7-të të Partisë, i cili, me një entuziazëm të papërshkruar, e vlerësoi lart njëzëri Projektkushtetutën që do t'i paraqitim Kuvendit Popullor.

Dëshiroj, gjithashtu, të theksoj se Projektkushtetuta jonë ka bërë një jehonë shumë të madhe pozitive në botë. Shtypi botëror e ka komentuar gjerësisht përmbajtjen e saj, gjë që e ka ngritur edhe më lart prestigjin e vendit tonë, ka bërë të njohur në një shkallë shumë të gjerë rëndësinë, thellësinë e mendimeve dhe cilësinë e lartë e të padiskutueshme shkencore të brendisë së neneve të Kushtetutës sonë. Shkencëtarë, juristë, sociologë, publicistë përparimtarë e të tjerë kanë shkruar dhe kanë folur në seanca shkencore të veçanta për frymëzimin dhe drejtimet aq të qarta të këtij Ligji Themeltar të madh të një populli të vogël.

Në mbledhjen e parafundit të komisionit u bënë një sërë vërejtjesh plotësuese dhe saktësuese. Sekretari i komisionit, shoku Hekuran Isai, ka paraqitur një pasqyrë të këtyre amendamenteve, si dhe mënyrën e inkludimit të tyre në nenet përkatëse të Projektkushtetutës.

Me aprovimin e tyre dhe në qoftë se nuk ka objeksione të tjera ose diskutime, detyra e komisionit merr fund, por jo ajo e kryetarit të komisionit [1], i cili, duke u bazuar në vendimet e Kongresit të 7-të, të diskutimit popullor d'he të punimeve të këtij komisioni, në emër të Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë dhe tuajin, duhet të përgatitë dhe t'i paraqitë raportin Kuvendit Popullor për diskutimin dhe miratimin e Kushtetutës së re të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë [2].

Ka vërejtje për relacionin që ju është shpërndarë, ka vërejtje për sa thashë dhe kush dëshiron të diskutojë?

Atëherë u japim fund punimeve të këtij komisioni dhe e deklaroj mbledhjcn të mbyllur.


_____


[1.] Kryetar 1 komisionit të posaçëm të Kuvendit Popurior për hartimin e Projektkushtetutës fshte caktuar shoku Enver kloxha.

[2.] Shilt në këtë vëllim, f. 136.


Botohet për herë të parë sipas origjinalit që gjendet n41

Arkivin Qendror të Partisë

 

 

në anglisht

 

CONSTITUTION

(1976)

 

 

 

DRAFT OF THE CONSTITUTION

(1976)

 

 

 

 

 

 

në rusisht

 

1976

Конституции.

 

 

në spanjisht

 

CONSTITUCION DE LA REPUBLICA POPULAR SOCIALISTA DE ALBANIA

Aprobada por la Asamblea Popular el 28 de diciembre de 1976

PDF

 

 

 

CONSTITUTION DE LA REPUBLIQUE POPULAIRE SOCIALISTE D'ALBANIE

28 décembre 1976

 

 

 

 

në portugalisht 

CONSTITUIÇÃO

DA REPÚBLICA POPULAR DA ALBÂNIA

1976

 

 

në gjermanisht

 

Verfassung der SVR Albanien

 

28. 12. 1976

 

 

ENVER HOXHA

Die Verfassung, die die wahren Merkmale des wissenschaftlichen Sozialismus verkörpert

 

Bericht auf der 5. Tagung der 8. Legislaturperiode der Volksversammlung im Namen der Kommission zur Ausarbeitung des Entwurfs der neuen Verfassung der SVR Albanien.

 

 

 

 

Hysni Kapo

Mitglied des Politbüros und Sekretär des ZK der PAA

 

Wichtiger Schritt zur Vervollkommnung des Staates der Diktatur des Proletariats

Über die Ausarbeitung der neuen Verfassung der VRA.

 

Bericht auf der 3. Tagung der 8. Legislaturperiode der Volksversammlung der VRA - vom 17. November 1975