Fuat Babani - Hero i Popullit

Në Devoll frymëzuesi, organizatori dhe udhëheqësi i LANÇ, ka qenë i ngarkuar nga Komiteti Qarkor i PKSH në Korçë, inxhinieri dhe intelektuali Fuat Shaban Mero (Babani) Hero i Popullit. Nën udhëheqjen e tij, në dhjetor 1941, u formuan celulat e partisë në Progër, Dardhë dhe Baban. Bashkë me Fuatin morën pjesë edhe organizatorët e tjerë të luftës në rrethin e Devollit, si Lefter Lakrori, Kristo Isak, Myzafer Spaho etj. Gjithashtu në Devoll u formuan edhe grupe edukative dhe njësite geurrile. Zhvillon mbledhje me simpatizantët e luftës, nxit iniciativën e shpërndarjes së trakteve e broshurave. Lëvizja fillon të rritet me djegien e depove dhe zyrat e fashos. Në këto veprime luftarake bashkëluftëtarët e Fuatit kanë qenë të shumtë: Jorgo Plaku, Thimi Mitko, Lefter Lakrori, Myzafer Spaho, Mihallaq Ziçishti, Zeqiri Mero, Bato Dobranji, Zija Kambo. E kështu mund të përmendim shumë e shumë shokë të tjerë.
Me iniciativën e Fuat Babanit dhe me vendim të Komitetit Qarkor të Korçës, në 7 gusht 1942, formohet çeta partizane “Morava” dhe Fuat Babani përcaktoi shumë detyra luftarake për çetën ku më kryesoret ishin: Të intensifikohej edhe më tepër agjitacioni e