SHQIP

Mirë se vini

 

 

LAVDI 10 KORRIKUT 1943, DITES SE FORMIMIT TE SHTABIT TE PERGJITHSHEM TE USHTRISE ANTIFASHISTE NACIONALÇLIRIMTARE SHQIPTARE!

 

 

 

ENVER HOXHA

 

 

PAS KONFERENCES SE PARE TE PKSH (17 MARS 1943) LIFTA NACIONALCLIRIMTARE MORI NJE HOV TE RI, AJO HYRI NE ETAPEN E ZHVILLIMIT ME VRULL TE MADH DREJT KRYENGRITJES SE PERGJITHSHME TE ARMATOSUR.

 

 

Konferenca e Pezës e organizuar me iniciativën e PKSH-së e personalisht të Enver Hoxhës, hodhi themelet e Frontit Nacionalçlirimtar, si një organizatë politike ku do të realizohej bashkimi luftarak i popullit shqiptar nën udhëheqjen e PKSH.

Nga mesi i majit 1943 largohet nga Tirana dhe deri në çlirimin e plotë të vendit drejton e udhëheq Partinë, Ushtrinë Nacionalçlirimtare dhe shtetin e ri popullor nga krahinat e qytetet e Elbasanit, Korçës, Skraparit, Përmetit, Beratit etj.

 

LABINOT/10 KORRIK 1943 SHTABI I PERGJITHSHEM I USHTRISE NACIONAL-CLIRIMTARE    Gjatë viteve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, që Populli Shqiptar si pjestar në Kualicionin Antifashist Botëror, krijoi forca të armatosura antifashiste vullnetare joqeveritare, që luftuan kundër fashizmit dhe nazizmit për çlirimin e vendit. Në këtë kuadër, më 10 korrik 1943, në Labinot të Elbasanit, u formua Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare S.V. Shqiptare (UNÇSH-ja).  Ky Shtab, ndonse nuk kishte një formë dhe përmasa klasike të shtabit të një ushtrie të rregullt, kishte origjinalitetin dhe veçoritë e veta organizative si dhe në pikëpamje të detyrave që kryente. Kështu Shtabi i Përgjithshëm i UNÇ-së kishte përbërje dhe përmbajtje politiko-partiake-ushtarake, në formë, në përbërje dhe në përmbajtje, pasi kishte krahas Komandantit dhe një Komisar Politik.  Në pikëpamje ushtarake Shtabi i Përgjithshëm ishte i organizuar thjeshtë, në mënyrë racionale dhe duke përfshirë në përbërje drejtues ushtarak dhe jo ushtarak profesionalisht, të cilët ishin mjaft të përkushtuar ndaj Luftës Çlirimtare Antifashiste të Popullit Shqiptar, luftë në të cilën forcat e UNÇ-së përbënin forcën kryesore numerikisht dhe në fushën e luftës. Shtabi përbëhej nga Komandanti dhe Komisari Politik, përkatësisht nga Major Spiro Moisiu dhe Enver Hoxha; përveç tyre bënin pjesë edhe 10 antarë si kapiten Dali Ndreu (zv/komandant), Major Abaz Kupi, toger Bedri Spahiu, Haxhi Lleshi, Myslym Peza, Mustafa Xhani (Baba Faja Martaneshi), Mustafa Gjinishi, Ramadan Çitaku, Sejfulla Malëshova dhe Ymer Dishnica. Komandanti dhe Komisari Politik i Shtabit përbënin së bashku Komandën Eprore të UNÇ. Shtabi i Përgjithshëm i UNÇ-së, për të kryer detyrat në planin ushtarak ishte organizuar mbi bazën e një strukture që përmblidhte: Shtabin operativ, Komisariatin politik, Komisariatin ekonomik, Seksioni i brendshëm, Seksioni i Shendetsisë dhe Seksionin e informacionit. Detyrat e Shtabit ishin të shumta, por ato më kryesoret ishin organizimi i forcave të armatosura, që nënkuptonte UNÇSH-në; drejtimi operativo-strategjik i këtyre forcave; përpunimi i taktikës së luftës dhe planifikimi i operacioneve të mëdha operativo-strategjike të UNÇ-së; analiza e veprimeve luftarake që kryenin formacionet luftarake e të tjera. Pas 24 majit 1944, me unifikimin e Komandës në Komandë të Përgjithshme, me një Komandant të Përgjithshëm në Krye, Shef i Shtatmadhorisë u emërua Gjeneralmajor Spiro Moisiu. Shtabi i Përgjithshëm vijoi të mbetej si një organ i specializuar ushtarak, që kryente detyra të ngjashme si dhe më parë. Me çlirimin e vendit, në dhjetor 1944, ashtu si gjithë UNÇSH-ja, edhe Shtabi i Përgjithshëm iu nënshtrua shndërimeve të domosdoshme për një ushtri të rregullt të kohës së paqes.

 

LABINOT/10 KORRIK 1943 SHTABI I PERGJITHSHEM I USHTRISE NACIONAL-CLIRIMTARE

Gjatë viteve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, që Populli Shqiptar si pjestar në Kualicionin Antifashist Botëror, krijoi forca të armatosura antifashiste vullnetare joqeveritare, që luftuan kundër fashizmit dhe nazizmit për çlirimin e vendit. Në këtë kuadër, më 10 korrik 1943, në Labinot të Elbasanit, u formua Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare S.V. Shqiptare (UNÇSH-ja).
Ky Shtab, ndonse nuk kishte një formë dhe përmasa klasike të shtabit të një ushtrie të rregullt, kishte origjinalitetin dhe veçoritë e veta organizative si dhe në pikëpamje të detyrave që kryente. Kështu Shtabi i Përgjithshëm i UNÇ-së kishte përbërje dhe përmbajtje politiko-partiake-ushtarake, në formë, në përbërje dhe në përmbajtje, pasi kishte krahas Komandantit dhe një Komisar Politik.
Në pikëpamje ushtarake Shtabi i Përgjithshëm ishte i organizuar thjeshtë, në mënyrë racionale dhe duke përfshirë në përbërje drejtues ushtarak dhe jo ushtarak profesionalisht, të cilët ishin mjaft të përkushtuar ndaj Luftës Çlirimtare Antifashiste të Popullit Shqiptar, luftë në të cilën forcat e UNÇ-së përbënin forcën kryesore numerikisht dhe në fushën e luftës. Shtabi përbëhej nga Komandanti dhe Komisari Politik, përkatësisht nga Major Spiro Moisiu dhe Enver Hoxha; përveç tyre bënin pjesë edhe 10 antarë si kapiten Dali Ndreu (zv/komandant), Major Abaz Kupi, toger Bedri Spahiu, Haxhi Lleshi, Myslym Peza, Mustafa Xhani (Baba Faja Martaneshi), Mustafa Gjinishi, Ramadan Çitaku, Sejfulla Malëshova dhe Ymer Dishnica. Komandanti dhe Komisari Politik i Shtabit përbënin së bashku Komandën Eprore të UNÇ. Shtabi i Përgjithshëm i UNÇ-së, për të kryer detyrat në planin ushtarak ishte organizuar mbi bazën e një strukture që përmblidhte: Shtabin operativ, Komisariatin politik, Komisariatin ekonomik, Seksioni i brendshëm, Seksioni i Shendetsisë dhe Seksionin e informacionit. Detyrat e Shtabit ishin të shumta, por ato më kryesoret ishin organizimi i forcave të armatosura, që nënkuptonte UNÇSH-në; drejtimi operativo-strategjik i këtyre forcave; përpunimi i taktikës së luftës dhe planifikimi i operacioneve të mëdha operativo-strategjike të UNÇ-së; analiza e veprimeve luftarake që kryenin formacionet luftarake e të tjera. Pas 24 majit 1944, me unifikimin e Komandës në Komandë të Përgjithshme, me një Komandant të Përgjithshëm në Krye, Shef i Shtatmadhorisë u emërua Gjeneralmajor Spiro Moisiu. Shtabi i Përgjithshëm vijoi të mbetej si një organ i specializuar ushtarak, që kryente detyra të ngjashme si dhe më parë. Me çlirimin e vendit, në dhjetor 1944, ashtu si gjithë UNÇSH-ja, edhe Shtabi i Përgjithshëm iu nënshtrua shndërimeve të domosdoshme për një ushtri të rregullt të kohës së paqes. 

 

("ENVER HOXHA" FACEBOOK)

 

Enver Hoxha zgjidhet Komisar Politik i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare.

 

Vepra 1

 

ENVER HOXHA

VEPRA 1

Nëntor 1941 - tetor 1943

 

 

 

 

ENVER HOXHA

Urdhër dite me rastin e përvjetorit të katërt të krijimit të Ushtrisë Popullore

10 korrik 1947

(PDF)

 

 

 

URDHER DITE ME RASTIN E FESTES SE
10 KORRIKUT — PESEVJETORIT TE USHTRISE
POPULLORE
10 korrik 1948

 

 

 

 

ENVER HOXHA

Raport në Kongresin e PKSH "Mbi punën e KQ dhe detyrat e reja të Partisë"

USHTRIA KOMBËTARE

8 Nëntor 1948


 

 

 

USHTRIA JONË ESHTE ARMË E DASHUR
DHE E FUQISHME E POPULLIT

10 Korrik 1968


Fjala në drekën e shtruar në Labinot, me rastin
e 25-vjetorit të krijimit të Ushtrisë Popullore
të Shqipërisë

 

 

 

 

 

 

Mbani kurdoherë lart flamujt luftarakë

9 korrik 1973

 

 

Të mësohet taktika e luftës partizane

28 mars 1974

 

 

 SOCIALIZMIN TA NDERTOJME PA HARRUAR PER
ASNJE ÇAST MBROJTJEN E POPULLIT DHE
TE FITOREVE TE TIJ

10 korrik 1978


Fjala në takimin me studentë dhe kuadro të shkollave
ushtarake me rastin e 35-vjetorit të krijimit
të Ushtrisë sonë Popullore

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Historia e Partisë së Punës së Shqipërisë

Kreu i dytë:

PKSH - organizatore dhe udhëheqëse e luftës për çlirimin e vendit (1941-1944)

5. Organizimi i Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe i kryengritjes së përgjithshme popullore
6. Për forcimin e luftës kundër pushtuesve të rinj gjermanë dhe për shpartallimin e reaksionit

 

 

7. PKSH organizatore e luftës heroike të popullit shqiptar për asgjësimin e planeve të armikut në dimrin 1943-1944
8. Themelimi i shtetit të ri të demokracisë popullore

 

9. Çlirimi i plotë i Shqipërisë. Fitorja e revolucionit popullor.
10. Bilanci i LANÇ-së dhe shkaqet e fitores

 

 

 

 

 

Dokumenta kryesore IDokumenta kryesore të PPSH - Vëllimi I

Mars - qershor 1943

 

 

 

 

 

10 vjetori

i Partisë Punës Shqipërisë

1941 -1951

 

 

 

«EPOPEJA E LUFTES ANTIFASHISTE NACIONALÇLIRIMTARE E

POPULLIT SHQIPTAR»

 

 

 

USHTRIA JONE POPULLORE

«8 NËNTORI», TIRANA, 1983

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Skulptori A. Nano — Monumenti i Partizanit (Tiranë).

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Skhodër

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Rindërtimin e socializmit në Shqipëri !

 

 

 

 

 

ATENTATOR DHE SPORTIST I SHQUAR

HASAN MINGA

 

Ali Visha i njihte vuajtjet, se kishte dalë nga gjiri i të vuajturve. Duke punuar çirak, u ndesh që në vogëli me vështirësitë e jetës, ndjeu deri në palcë shtypjen dhe shfrytëzimin pa fre. Këto e bënë gjykatës të rreptë të padrejtësive, luftëtar të vendosur kundër pushtuesit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Ishte ende shumë i ri kur Partia dha kushtrimin e luftës për çlirim. Dhe ai iu përgjigj thirrjes, përqafoi idetë e Partisë. Ato i ndriçuan shtigjet e lirisë, i dhanë kuptim jetës, e nxitën në veprim. Në dhjetor 1941 bashkëpunoi me Heroin e Popullit Kajo Karafili në vrasjen e agjentit të fashizmit Beqir Kazazi. Tre muaj më pas, së bashku me shokun e tij, Besim Levonjën, vrau zëvendës kuestorin e Tiranës.

Energjitë e Ali Vishës gjetën fushë të gjerë veprimi në organizimin e lëvizjes sportive antifashiste e në njësitet guerile të Tiranës, pjesëtar i të cilave u bë që me krijimin e tyre.

I riu komunist punoi pa u lodhur për t'i bërë shoqëritë sportive vatra revolucionarësh. Shumë shpejt lëvizja sportive që drejtohej nga Partia tërhoqi masat e gjera të rinisë. Këto grumbullime ti shfrytëzuan me efekt në dobi të luftës. Në kushtet e terrorit të egër e të ndjekjeve, fushat e sportit u bënë nyje për kombinimin e punës ilegale me atë legate. Pas ndeshjeve, rrëzë ullinjve e në tokat e lëna djerrë mblidheshin të rinjtë. Ali Visha, Shyqyri Ishmi, Prokop Myzeqari e Vë tjerë u flisnin kundër fashizmit, u lexonin thirrje të Partisë, i përgatitnin për luftë.

Si futbollist i shquar, Aliu kishte fituar dashurinë dhe respektin e popullit të kryeqytetit. Te rinjtë shikonin tek ai njeriun e thjeshtë, fjalëpakë e të çiltër, por të guximshëm e me vullnet të hekuri. Ai bënte pjesë në skuadrën «Shprefeja», që drejtohej nga Komiteti Qarkor i Rinisë Komuniste për Tiranën. Lëvizjet e këtij ekipi krijuan një kanal të përshtatshëm për dërgimin e materialeve propagandistike nëpër rrethe. Këtë detyrë të vështirë e me plot rreziqe, Aliu e bënte me pasion. Ai ishte i ndërgjegjshëm se përmes radhëve të shtypit legal, në zemrën e popullit, trokiste zëri i Partisë, që e ftonte në luftë e për fitore. Shikoni fotografinë: me anën e asaj valixheje ai shpinte thirrje, trakte e komunikata kudo që shkonte skuadra për ndeshje.

Fitoret e «Shprefesë» u shndërruan shumë herë në manifestime të fuqishme antifashiste. Në një ndeshje, kur Ali Visha dhe shokët e tij nderuan me grusht, fusha e Shallvares buçiti nga parullat antifashiste. Populli vërshoi si ortek mbi pushtuesit, Përleshja u bë aq e ashpër, sa që armiku përdori dhe armët. Aliun e arrestuan, e torturuan, u përpoqën të gjenin organizatorët, po prej tij dëgjuan vetëm fjalë urrejtjeje.

Pas lirimit nga burgu filloi përsëri vargun e aksioneve. Në verën e vitit 1942 mori pjesë në asgjësimin e dy agjentëve të fashizmit. Së bashku me Kajo Karafin mori pjesë në vrasjen e armikut Ramazan Bali dhe të dy milicëve që e shoqëronin. Aliu me shokun e tij të pandarë, Besim Levonjën, ekzekutoi xhelatin Zenel Xhani brenda në shtëpi.

Por në shkurt 1944 atë e arrestuan. I brumosur me idealin e Partisë, ai qëndroi i pamposhtur derisa dha jetën, duke lënë pas një emër të pavdekshëm.

***

«Ndërsa H... u ndodh fare pranë komisarit.... «Unë e pashë zëvendës-komandantin kur...». Eh, ç'të them për Lefterin, atë ditë...». Ne ecim drejt Ballshit, por jetojmë me kujtimet e epopesë së Patosit, jetojmë me yjet e asaj dite heroike, që vaditën me gjakun e kulluar tokën nënë, për idealin ë shenjtë të lirisë.

Midis nesh, nëpërmjet kujtimeve të këtyre ish partizanëve, që tashmë u janë zbardhur flokët, sikur na shfaqet komisari trim i Brigadës, komunisti i paepur, gojëmjalti e zemërzjarrti Mustafa Matohiti. Ne e përfytyrojmë atë, ashtu, me dorën shtrirë përpara, në drejtim të armikut e që ishte një thirrje, një sinjal: «Bini mbi armiqtë!». Secili këtë çast e mban mend mirë, i është fiksuar për jetë dhe e shprehin njëzëri. Biseda për komisarin s'ka të sosur, ashtu si edhe për Heroin tjetër të asaj beteje, Meleq Gosnishti, që u sul mbi Margëlliç, luftoi edhe me gurë deri sa e zuri plumbi i armikut. Të tjerë ish-partizanë kujtojnë Heroin Lefter Talo, kujtojnë jetën e trimëritë. Në Patos, në atë ditë marsi, nga gjiri i batalionit dhanë jetën edhe të tjerë yje të pashuar e gjaku i tyre u kthye në force, u kthye në urrejtje për armiqtë. Po atë ditë binte si trimat edhe një Hero tjetër i Luftës, edhe një bir i këtij populli, Dino Kalenja.

Ngadalë në autobus nis e ndizet kënga, nis e ndizet biseda. Është ajo një këngë e zjarrtë që buron nga zemrat e zjarrta për shokët që ranë, për ata trima legjendarë që i dhanë lirisë së Atdheut jetën, që i dhanë popullit rininë e tyre të përjetshme, Në rreshtat e Brigadës, në krah të këtyre burrave e grave, që tashmë vitet kanë bërë punën e tyre, ndodhen edhe ata, ashtu siç ishin atëherë, të rinj. Dhe do të mbeten përjetë lule, për jetë yje që vezullojnë.

 

Nga:

Revista "YLLI",numri 3,1984

 

 

 

Manush Alimani,

Hero i pamposhtur

 

E ndjej për detyrë atdhetare dhe njerëzore të shkruaj disa rreshta në përkujtim të 68 vjetorit të vrasjes së Manush Alimanit, direkt nga Hauzding, shefi i Gestapos Naziste në Shkodër në 29 maj 1944.Manush Alimani gjatë LANC ishte Sekretar Politik i Rinisë Komuniste dhe Antifashiste për Qarkun e Shkodrës. Në mjedisin e kryeqytetit në atë kohë, kur tek banorët e rrugëve të varfra rëndonte mjerimi, shtypja e padrejtësia, Manushi u bashkua shumë shpejt me pjesën më përparimtare e revolucionare të rinisë shkollore. Ai filloi të piqej e të formohej si i ri revolucionar, qysh në moshë të re në gjimnazin e Tiranës.

Nga fillimi i vitit 1942, Manushi u pranua në radhët e Rinisë Komuniste dhe bëri pjesë në njërin prej aktiveve të rinisë së gjimnazit. Fjala e tij e mencur zinte peshë në radhët e të rinjve e të rejave të gjimnazit. Ai u njoh si një djalosh me horizont e me mendime të guximshme. Manushi lexonte shumë e sidomos studionte literaturë marksiste-leniniste, pa iu shkëputur edhe literaturës artistikee letrare përparimtare të kohës.

Si shumë të tjerë, në klasën 7 të gjimnazit i ndërpreu mësimet dhe në prill 1943, ende s'kishte mbushur 19 vjec, Manushi dërgohet për të punuar në qytetin e tij të lindjes në Shkodër, ku gjeti një terren të gjerë pune revolucionare, por edhe një terren i vështirë, se reaksioni ishte i egër. Në mbledhjen e Komitetit Qarkor të Rinisë Komuniste të Shkodrës, Manushi u zgjodh Sekretar. Ai zotëronte cilësi të tilla organizative që e bënë shpejt një udhëheqës të shquar të rinisë.I mjaftuan pak javë që të njihte thellë dhe me hollësi gjendjen e qytetit e të Qarkut të Shkodrës, vecanërisht veprimtarinë e organizatës së rinisë antifashiste.

Në bazë të kësaj njohje, ai u fut në zemrën e të rinjve, i dha një impuls të madh veprimtarisë së rinisë, e hodhi atë në aksione politike të njëpasnjëshme.

Përvoja që kishte fituar në Tiranë dhe detyrat e reja të punës e të luftës në Shkodër, nxorën në dukje edhe më mirë cilësitë e tij. Atyre që e njohën Manushin, që punuan e luftuan bashkë me të, u është ngulitur në mendje takti i tij me njerëzit, forca bindëse e komunikuese, shembulli personal për të marrë mbi vete me modesti e vetëdije të lartë detyrat më të rënda e më të rrezikshme. I njohur me pseudonimin ''Mali'', ai fitoi guximin e vendosmërinë e luftëtarit për cështjen e lirisë së popullit, u bë i dashur dhe i afërt me shumë familje shkodrane. Me punën e tij të palodhur bëri që shumë të rinj të hidheshin në rreshta partizane.

Heroi i Popullit, Vasil Shanto, në një raport që i dërgonte Komitetit Qendror të PKSH, shkruante midis të tjerash:"Mali është shumë i përshtatshëm për rininë nga të gjitha pikpamjet''.

Manushi u bë shpejt një udhëheqës i talentuar i rinisë e i partisë. Në shtator të vitit 1943 u zgjodh Sekretar Politik i Komitetit Qarkor të Rinisë Antifashiste dhe anëtar i Komitetit Qarkor të Partisë për Shkodrën. Për Manush Alimanin fliste me respekt populli, por filloi të fliste edhe armiku që donte ta shtinte në dorë.

Në kushtet e vështira të Operacionit armik të Dimrit (1943-1944) ndricoi më shumë se kurrë figura e të riut revolucionar Manush Alimanit (Malit). Gjatë atyre ditëve të terrorit të zi nën hundën e armikut të tërbuar, ai bashkë me shokë të tjerë revolucionarë organizonte aksione, shpërndante trakte dhe komunikata luftarake. E takoje Malin në të katër anët e qytetit, në cdo lagje e rrugicë.

Ai punonte papushim, por edhe armiku e përgjonte dhe e ndiqte këmba-këmbës, derisa një ditë pranvere, më 2 maj 1944, veglat e pushtuesit e zbuluan dhe e kapën befasisht në një rrugë të lagjes ''Shabanaj''. Pushtuesit e tradhëtarët u gëzuan shumë kur mësuan se në duart e tyre kishin Malin. Ata mendonin se tani kishin gjetur mënyrën për të kapur antifashistët që vepronin nën hundën e tyre e nuk e zinin dot. Por ata gabuan rëndë.Që në ditët e para të turturave të tmerrshme, Manush Alimani qëndroi i patrembur përpara bishave fashiste. Xhandarmëria, mbasi nuk ia arriti dot qëllimit e nuk nxori asgjë nga djaloshi ia dorëzoi gestapos gjermane. Torturat ishin nga më të egrat, e rrahën për vdekje, e shpuan me gjilpëra e me gozhda, i futën spica druri në thonj, përdorën korentin elektrik etj. Grushtat e shqelmat, shkopi prej gome e masakronin në cdo orë. Nga torturat e rënda Manushi ishte bërë skelet, i gjakosur dhe i lodhur shumë, por Mali qëndroi i pamposhtur. Ai qëndroi i heshtur e moralisht lart, nuk tregoi asgjë, as edhe një adresë, as edhe një emër, as edhe një fjalë.I zemëruar nga ky qëndrim revolucionaronar, kapiteni nazist Otto, që torturonte (si specialist për këtë detyrë) trupin e njomë, por të paepur, si një njeri dhe antinazist, i tha majorit të gestapos:''Ky nuk është njeri, por hekur...!'' Atëherë i lodhur nga torturat, në momentet e fundit të jetës, para se të vdiste, Manushi u shkroi një letër shokëve të qarkorit të partisë që fshehurazi arriti ta nxirte nga qelia e gestapos, ku shkruan:"Po ju shkruaj nga qelia e gestapos për herë të fundit. Jam mjaft i ligështuar, dhjetë ditë tortura, tri ditë e tri netë pa ngrënë, e kanë lodhur trupin tim. Po qëndroj lart moralisht. Jemi para fitores, prandaj mos u dëshpëroni!Këtu të gjithë më thërrasin ''kriminel''. Ka tepër pak shpresë për mua. Qëndrimi im përpara vdekjes do të jetë:''Rroftë LANC! Rroftë PKSH! Ju vijoni punën pa kujdes për mua se do të qëndroj. Punoni me kujdes dhe përgatituni për hakmarrjen popullore!. Vdekje fashizmit - Liri popullit! ''Mali''.

Manushi deri në sekontat e fundit të jetës së tij, qëndroi përballë armiqve i heshtur, heroik e sidomos përpara komandantit të gestapos, Hauzdig, derisa i nguli thikën e mprehtë në zemër që ta detyronte të fliste, por Manushi me moralin lart, me gjithë ndihmën mjekësore që i dhanë, vdiq në 29 maj 1944, si një njeri i pamposhtur, por në zemrën e popullit ai rron e do të rrojë gjithmonë.

 

(Nga: BURHAN BUSHATI)